LIVE UPDATES
Ekonomi

Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë pëson rënie më të shpejtë nga ç'pritej, rajoni drejt recensionit

Indeksi i përbërë S&P Global i menaxherëve të blerjeve në Eurozonë, një matës kryesor i kushteve të biznesit, ra me 1 pikë duke shkuar në 47.1, sipas shifrave të publikuara sot. Ky është niveli më i ulët i arritur që nga nëntori i vitit 2020, si dhe muaji i katërt radhazi që ky indeks qëndron nën kufirin vendimtar prej 50 që ndan rritjen e aktivitetit nga rënia e tij.

25 Tetor 2022, 06:48 Nga DOSJA
Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë pëson rënie më
Foto Ilustruese

TIRANË- Indeksi PMI për muajin tetor tregon rënien më të madhe të dy viteve të fundit dhe shton shenjat se rajoni po shkon drejt një recesioni. Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë ka pësuar rënien më të madhe në gati dy vite, duke theksuar kështu shenjat se blloku po shkon drejt recesionit për shkak të rritjes së çmimeve dhe rënies së aktivitetit nga kompanitë e prodhimit dhe të shërbimeve.

Indeksi i përbërë S&P Global i menaxherëve të blerjeve në Eurozonë, një matës kryesor i kushteve të biznesit, ra me 1 pikë duke shkuar në 47.1, sipas shifrave të publikuara sot. Ky është niveli më i ulët i arritur që nga nëntori i vitit 2020, si dhe muaji i katërt radhazi që ky indeks qëndron nën kufirin vendimtar prej 50 që ndan rritjen e aktivitetit nga rënia e tij.

“Ekonomia e Eurozonës duket se do të bjerë në tremujorin e katërt, duke pasur parasysh reduktimin e prodhimit dhe përkeqësimin e kërkesës që po shihet në muajin tetor, duke shtuar kështu spekulimet se recesioni po duket gjithnjë e më i pashmangshëm”, tha Chris Williamson, kryeekonomist për bizneset në S&P Global.

Rezultatet e këtij sondazhi të përmuajshëm, i cili tregoi rënien e prodhimit të fabrikave, reduktimin e porosive të reja, rritjen e çmimeve të produkteve dhe përkeqësimin e pritshmërive, ishin më keq sesa pritshmëritë e ekonomistëve të anketuar nga Reuters.

Prodhuesit raportuan rënie të pestë radhazi në prodhimin e fabrikave, duke nënvizuar sfidat që rëndojnë mbi ekonominë e eurozonës, ndërsa kompanitë e shërbimeve thanë se porositë e reja janë reduktuar me një ritëm më të shpejtë pasi konsumatorët po përballen me rritjen e kostove të energjisë dhe të ushqimit, të cilat sollën rënien e shpenzimeve të tyre.

Kompanitë në të gjithë sektorët raportuan se presionet e kostove kanë pësuar një rënie të lehtë, por çmimet e mallrave dhe të shërbimeve po rriteshin me një normë që, sipas S&P, është norma e gjashtë më e shpejtë që nga fillimi i matjes së këtyre të dhënave në vitin 2002.

Kufizimet në zinxhirët e furnizimeve pësuan disa lehtësime pasi furnizimet e lëndëve të para kryesore u përmirësuan. Rritja e vendeve të punës pati një rritje të lehtë përgjatë muajit tetor, por ajo mbetet e ulët krahasuar me 18 muajt e fundit.

Aktiviteti i bizneseve gjermane pati rënie si në sektorin e prodhimit, ashtu edhe në atë të shërbimeve, duke sjellë kështu rënien e PMI-së së këtij vendi me 1.6 pikë, duke e çuar atë në 44.1 pikë, niveli më i ulët që nga maji i vitit 2020.

“Presionet e larta të çmimeve, rritja e normave të interesit dhe shtimi i hezitimit të konsumatorëve për shkak të frikës nga një recesioni, të gjithë këta faktorë ndikuan në reduktimin e kërkesës,” tha S&P.

Kompanitë franceze raportuan një stanjacion të aktivitetit, pasi zgjerimi i aktivitetit në sektorin e shërbimeve kompensoi rënien e aktivitetit në sektorin e prodhimit. PMI u ul me 1.2 pikë, duke shkuar në 50, niveli më i ulët në 19 muajt e fundit.

Porositë për fabrikat pësuan një rënie me një ritëm shumë të shpejtë, të cilit mund t’ia kalojnë vetëm ai i krizës financiare të vitit 2008 dhe ritmi i krizës së borxhit të eurozonës në vitin 2012.

Marrë nga Monitor.al

eurozone inflacioni në eurozonë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet