Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tani jemi në muajin e katërt të vitit 2024 dhe spitali që përballon 40% të ngarkesës së shërbimit në vend po funksionon si në gjendje “lufte”, teksa fondet e investimeve nga buxheti këtë vit, ndonëse janë rreth 1.3 miliardë euro, niveli më i lartë historik, kanë mbetur stok, nuk po çelen.
TIRANA- Muajt e fundit, qendra spitalore “Nënë Tereza”, është zhytur në kaos nga një zinxhir defektesh me pasoja të rënda, sidomos në shërbimin ndaj pacientëve, pasi ende nuk është zhvilluar tenderi që siguron mirëmbajtjen për këtë vit.
“Në vend që të përkushtohem në kujdesin ndaj pacientit, në pjesën më të madhe të kohës në punë më duhet të merrem me defektet, që nga prishja e rubineteve, djegia e dusheve, e llambave etj. Disa herë më është dashur t’i zhvendos pacientët nga një dhomë në tjetrën vetëm pse ishte djegur një llambë, apo se është prishur një rubinet”, tha një punonjësve e QSUT, në kushtet e konfidencialitetit.
Tani jemi në muajin e katërt të vitit 2024 dhe spitali që përballon 40% të ngarkesës së shërbimit në vend po funksionon si në gjendje “lufte”, teksa fondet e investimeve nga buxheti këtë vit, ndonëse janë rreth 1.3 miliardë euro, niveli më i lartë historik, kanë mbetur stok, nuk po çelen. Në dymujorin e parë të 2024 janë çelur vetëm 8,8 milionë euro investime publike, nga 41 milionë euro të planifikuara për këtë periudhë. Kjo ishte vlera më e ulët e fondeve të çelura të investimeve, së paku që nga viti 2001, kur raportohen të dhënat me baza mujore nga Ministria e Financave.
Çelja e fondeve të brendshme të investimeve ishte edhe më dobët, në vetëm 95 milionë lekë, ose rreth 900 mijë euro. Të dhënat tregojnë se fondi i investimeve kapitale është më i madhi në historinë e financave të vendit, por nga ana tjetër, fondet e disbursuara në dy muajt e parë janë në nivelin më të ulët historik. Edhe ky vit është duke përforcuar precedentin e përdorimit të fondeve të investimeve publike në muajt e fundit të vitit, duke vënë në diskutim eficiencën e përdorimit të tyre. Rastet e bujshme që ka zbardhur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vërtetojnë se abuzimi me fondet publike në zërin e investimeve ka përmasa kolosale.
Ekzistojnë raste të tilla si inceneratorët ku është abuzuar me një pjesë të madhe të fondit për investimin, teksa kostot e kontratave koncesionare në shëndetësi janë fryrë mbi 50%. Ekspertët brenda enteve publike pohojnë se është rritur frika në mesin e zyrtarëve publikë nga arrestimet e SPAK në dy vitet e fundit, në nivele të larta të administratës, në lidhje me abuzimin e fondeve publike. Drejtorët dhe juristët po hezitojnë të firmosin fondet që në të shkuarën ishin dhënë në manipulim të rregullave, siç edhe kanë evidentuar hetimet. Institucionet financiare ndërkombëtare, nga ana tjetër, kanë rritur shqetësimet se menaxhimi i kornizës së investimeve publike përballet me dobësi në të gjitha fazat, që nga klasifikimi i projekteve e deri te zbatimi i tyre.
Në analizën e plotë të rishikimit të programit me Shqipërinë këtë vit, Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje se cilësia e infrastrukturës publike në vend është në raport të zhdrejtë me investimet publike. Në grafikun “Shpenzimet kapitale dhe cilësia e infrastrukturës”. Fondi vuri në dukje më 2024 se Shqipëria ka infrastrukturën më të dobët në rajon. Siç tregon grafiku, në Shqipëri ka një diferencë të fortë ndërmjet fondeve të investimeve dhe infrastrukturës, ndryshe nga Rajoni.
P.sh. në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut, cilësia e infrastrukturës është më e lartë se fondet publike që akordohen nga shpenzimet kapitale. FMN referoi se SPAK ka vërtetuar shqetësimet e mëparshme se korrupsioni ka rritur koston e investimeve publike.
“Ndjekjet penale të kohëve të fundit në profilin e lartë nga SPAK, që përfshijnë disa nga projektet më të mëdha të PPP-ve në vend, tregojnë se si korrupsioni, i shoqëruar me një kuadër të dobët të kornizës së investimeve mund të rrisë koston e investimeve publike”, vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e marrëveshjes me Shqipërinë në janar 2024.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se, ndryshimet e shpeshta të buxhetit gjatë një viti buxhetor me akte normative ulin funksionin dhe eficiencën e kontrollit parlamentar mbi shpenzimet e buxhetit. Ish-ministri tha se, diferenca në rritje midis vlerës së parë të një investimi të miratuar me vlerën përfundimtare ushqen korrupsionin. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, vuri në dukje se investimet publike janë shndërruar në një gangrenë të buxhetit të shtetit dhe financave publike.
Ai propozoi ngritjen e një enti të posaçëm me ekspertë të pavarur në varësi të Parlamentit, që të ndjekë ecurinë e projekteve të investimeve publike, që nga propozimi e deri te klasifikimi dhe zbatimi, sipas kriterit që kanë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Duhet të krijohet një zyrë e posaçme me ekspertë të pavarur në varësi të Parlamentit që të menaxhojë ecurinë e investimeve publike që në planifikim deri në ndikimin e tyre ekonomik dhe social. Ndërsa ish-ministri Malaj tha se lista e PPP-ve, kontrolli i ecurisë së tyre duke analizuar në dinamikë ecurinë, kostot dhe problematikat duhet të jetë një aneks i detyruar i buxhetit faktik nga Ministria e Financave dhe të jetë certifikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Pano Soko, ekonomist me përvojë në programimin e buxhetit, tha se aktualisht dy janë problemet e investimeve publike kur bëhet fjalë për eficiencën e tyre. Së pari, investimet publike, në një pjesë të mirë të rasteve, janë projekte ineficiente, të paharmonizuara me nevojat dhe pa përfitim të prekshëm. D.m.th. projekte të ideuara nën moton “hajde bëjmë diçka meqë kemi këto fondet e lira”. Së dyti, problemi tjetër më i madh, është kostoja e lartë, për shkak të korrupsionit. Me nivelin e abuzimit që është evidentuar së fundmi nga rastet e bëra publike nga SPAK, apo institucionet e tjera ligjzbatuese, rendimenti efektiv i investimit real krahasuar me shumën e shpenzuar për të arrin në nivele edhe poshtë 50%. Pra në 10 lekë të investuara, vetëm 5 shkojnë tek investimi, pjesa tjetër është ryshfet, abuzim, korrupsion, tha z. Soko.
5,6 miliardë euro investime publike nga buxheti më 2020-2024, por mungojnë produktet
Nga viti 2020 deri më 2024, zëri i investimeve buxhetore ka arritur në 590 miliardë lekë, ose rreth 5,6 miliardë euro. Si një vend me kosto ende të lira të punës, këto fonde ishin të mjaftueshme për të përfunduar produkte investimesh me vlerë. Teksa Ministria e Financave ka detajuar raportimin për të ardhurat buxhetore, në drejtim të shpenzimeve publike dhe produkteve të realizuara prej tyre mbetet ende shumë për të bërë. Çdo ent publik duhet të prodhojë një raport monitorimi për realizimin e shpenzimeve sipas zërave dhe produkteve me kostot përkatëse. Por dy vitet e fundit për shumë institucione ka mungesë të thellë transparence në lidhje me përdorimin e zërit të investimeve dhe kostot.
P.sh. në infrastrukturën rrugore, në akset e rëndësishme, si Kardhiq-Delvinë, Rruga e Arbrit, Qukës – Qafë-Thanë, Rruga e Kombit, punimet kanë hyrë në dekadën e dytë dhe projektet nuk kanë përfunduar. Metodologjitë e FMN vlerësojnë se nëse punimet në një objekt publik zgjasin më shumë se tre vjet, atëherë kostot e amortizimit janë shumë të larta. Nëse punimet zgjasin më shumë se pesë vjet, investimi zhvlerësohet me 50% dhe kuptohet nëse zgjat më shumë se 10 vjet, investimi zhvlerësohet totalisht nga amortizimi i pjesës së përfunduar dhe investimeve të kryera të papërdorura.
Shembulli më tipik në këtë është Rruga e Arbrit, në të cilën qeveria shqiptare ka hyrë në vitin e 14 të ndërtimit të saj. Projekti, i cili nisi në vitin 2008 me kosto fillestare rreth 75 milionë euro, me gjithë tenderat e fundit për skarpatet, pritet të arrijë mbi 38 miliardë lekë (350 milionë euro). Faruk Kaba, inxhinier me përvojë, thotë se Shqipëria duhet të ngrejë dhe financojë me urgjencë kërkimin shkencor në vend. Kjo është domosdoshmëri edhe për transportin. Sipas z. Kaba, ekspertët dhe kërkimi shkencor garantojnë qëndrueshmërinë e projekteve në çdo fushë.
“Duke marrë shembull, mungesën e një instituti apo qendre kërkimore në fushën e infrastrukturave të transportit, bie fjala, të gjitha hallkat, që në tërësinë e tyre janë pjesë e realizimit të veprave infrastrukturore, shikojmë rrugë pa standarde të unifikuara, me kosto shumë të larta ndërtimi në raport me produktin final, një rrjet rrugor i shumëfinancuar, por larg standardeve europiane”, tha z. Kaba.
Sipas tij, me globalizimin që ka përfshirë ekonominë botërore, këto lloj organizmash shkencore, bëjnë të mundur ngritjen e nivelit dhe të cilësisë së veprave të realizuara dhe produkteve në fushat përkatëse dhe orientimin e ekonomisë dhe investimeve në rrugën më të drejtë, më racionale dhe normale. SPAK ka vënë re se korrupsioni, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike është mjaft i pranishëm.
Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor, qoftë në ndryshime plani dhe limiti në buxhetin e institucionit publik, apo në ndikimin e emërimeve të anëtarëve të Njësisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Një veçori tjetër që evidentohet është edhe falsifikimi i dokumentacioneve shoqëruese të të gjithë procesit, që nga çelja deri në ndjekjen e zbatimit të tij.
Nga viti 2014 në vitin 2024 qeveria ka injektuar në ekonomi mbi 1 triliard lekë në formën e investimeve publike buxhetore, gati 10 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, por qeveria shqiptare sot nuk ka një regjistër asetesh publike në të cilin të ketë inventarizuar pasuritë publike. Sot, qytetarët shqiptarë nuk kanë informacion mbi asetet publike si po rriten apo amortizohen, pasi Ministria e Financave nuk po mundet ta përmbushë këtë angazhim që e ka marrë në kuadër të strategjisë së menaxhimit të financave publike.
Ministria e Financave referoi së fundmi se ka një boshllëk të konsiderueshëm të të dhënave në regjistrat e aseteve fikse. Financat referojnë se në kuadër të projektit të Bankës Botërore “Zhvillimi i kontabilitetit të sektorit publik në Shqipëri (SNKSP)” u krye një vlerësim i cilësisë, plotësisë, metodologjisë dhe saktësisë së aseteve fikse dhe u hartua një veprim për inventarizimin e aktiveve dhe masat e propozuara për inventarizimin në nivel njësie. Mirëpo kalendari i punëve tregon se ky regjistër nuk do të jetë në funksion edhe për disa kohë.
Raporti i vetëvlerësimit të Planit Kombëtar të Veprimit vë në dukje se menaxhimi i pasurive publike do të përmirësohet përmes zhvillimit dhe publikimit të një regjistri të plotë të pasurive për të gjithë administratën publike. Inventari i aseteve publike është planifikuar të regjistrohet në Sistemin e Informacionit Financiar të Qeverisë Shqiptare (AGFIS). Ky angazhim rrit sasinë e informacionit dhe të dhënave mbi pasuritë publike. Përgjegjësia publike Transparenca e rritur e bën qeverinë më të ekspozuar në sytë e qytetarëve në lidhje me mënyrën se si krijohen dhe mblidhen paratë publike.
Udhëzimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se eficienca e investimeve publike tregohet në standardet e shërbimeve publike, arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj. Zakonisht qeveritë e përgjegjshme, p.sh., kur thonë se do të harxhojmë 50 milionë euro në arsim presin të rrisin pjesëmarrjen në shkollë me 3% (shembull). Zakonisht qeveritë serioze raportojnë investimet me produkte finale, duke analizuar kostot, përfitimet dhe kohëzgjatjen. “P.sh., do të ndërtojmë 10 kilometra rrugë për 3 vjet, me kosto 50 milionë euro”, ndërkohë përfitimet për 10 vjet do të jenë 100 milionë euro”. Në Shqipëri, investimet nuk bëhen mbi këto raportime të rekomanduara.
Qeveria ka investuar rreth 10 miliardë euro nga viti 2014 në vitin 2024, por ndërkohë, mirëqenia e shqiptarëve ka mbetur në vendnumëro. Të ardhurat mesatare në Shqipëri, në raport me BE-në, mbetën 32%, një nivel i pandryshuar për vite me radhë, niveli më i ulët rajonal. Si rezultat i varfërisë së lartë, Shqipëria ka normat më të larta të emigracionit në botë. Cikli i emigracionit po përkeqësohet nga viti në vit, prej ikjes masive të të rinjve. Emigrimi masiv vlerësohet treguesi kryesor i dështimit të politikave publike.
Gjatë 9-mujorit 2022, rreth 20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe dhe në BE, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar me studime, lotari, kontrata pune dhe bashkim familjar. Mungesa e eficiencës së investimeve publike vërehet më së shumti në rezultatet e dobëta në arsim dhe shëndetësi. Shqipëria kishte 16.47 mjekë për 10 mijë banorë në Europë në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021, më e ulëta në Europë. Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Rezultatet e PISA 2022 treguan se 15-vjeçarët e Shqipërisë shënuan rënien më të madhe globale të rezultateve në të gjithë historinë që kur nisi testimi PISA./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën...
foto ilustruese TIRANË- Matja e audiencës kërkohet prej vitesh, por asnjëherë nuk është finalizuar me hapa konkretë...
Foto ilustruese TIRANA- Subjektet në tregun e parregulluar, të cilat kishin detyrimin të siguronin të vetëm energjinë, por n&...
Foto ilustruese TIRANË- Tani kur sezoni i parë i serave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...
Foto ilustruese TIRANË- Importet e kafshëve të gjalla po tregojnë se sektori i blegtorisë në vend po përkeqësohet n...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të...
Foto ilustruese TIRANA- Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkom...
Foto ilustruese TIRANË- Në fund të vitit 2023, kapaciteti i instaluar për prodhimin e energjisë elektrike në vend ishte 2675 ...
Foto ilustruese TIRANË- Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit të 2024 për profesionet e lira, mb&eum...
Grafiku TIRANA- Eksportuesit nuk kanë arritur që ngrenë kokë në muajt e parë të këtij viti, duke parë një...