LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhimi vendas nuk mjafton, importet e kafshëve të gjalla për mish u rritën me 62% në janar-mars

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%. Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

19 Prill 2024, 10:25 Nga N.F
Prodhimi vendas nuk mjafton, importet e kafshëve të gjalla për
Foto ilustruese

TIRANË- Importet e kafshëve të gjalla po tregojnë se sektori i blegtorisë në vend po përkeqësohet nga viti në vit. Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%. Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Burimet nga tregu pohojnë se nga Greqia po importohen më së shumti derra dhe bagëti të imta për konsum mishi. Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Pas Greqisë, furnizuesit kryesorë të kafshëve të gjalla për mish janë Hungaria, Rumania, Kosova, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht nga këto vende vijnë viça dhe të imta për mish.

Importet e kafshëve të gjalla për mish janë në rritje vit pas viti, por këtë vit tendenca ka qenë edhe më e fortë. Në njërën anë, pakësimi i bagëtive në vend dhe në anën tjetër, turizmi, e kanë rritur kërkesën për mish. Kulinaria shqiptare ka në themel të saj mishin, ndaj edhe rritja e numrit të turistëve nxit konsumin e tij në restorante. Por bashkë me konsumin është rritur edhe çmimi i mishit në mënyrë të ndjeshme. Në muajin mars, niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3 %, ndërsa çmimi i mishit u rrit me 3.7%.

Vendi ynë kishte një traditë të pasur në mbarështimin e blegtorisë në natyrë, por me pakësimin e popullsisë në zonat e rurale, braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe mungesën e subvencioneve kjo traditë po shuhet.

Përgjatë viteve 2021-2022 numri i krerëve ka pësuar rënie me rreth 20 për qind, teksa ashtu si edhe për njerëzit edhe për blegtorinë mungojnë të dhënat e sakta për krerët. Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

Përveç të tjerash blegtoria po përballet me konkurrence brenda sektorit të bujqësie. Në zonat fushore, blegtorët konkurrohen nga serat. Për 1 hektar serrë të ardhurat arrijnë mesatarisht 40 mijë euro në vit, ndërsa për një lopë duhet një 1 hektar dhe fitohet 1000 euro në vit, analizon një zotërues i një ferme blegtorale në Fier.

Ai tha se fermerët e kanë kuptuar që sera te jep 2-3 mbjellje në vit, që edhe nëse humbjet në një kultivar fiton tek një tjetër. Vitet e fundit në zonat ku serat kanë përhapje masive numri i bagëtive ka shënuar rënie drastike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2022 rënia më e madhe vjetore e bagëtive të gjedhit, që janë edhe prodhuesit kryesor të qumështit dhe bulmetit, ishte më e lartë ishte ne Belsh me 56 %, Mallakastër 55%, në Vorë 52%, Lushnjë me 46%,Shijak 45%, zona ku ka zhvillim intensiv te serave.

Në Veri blegtorët po shesin lopët dhe po blejnë koshere. Psh në zonën e Tropojës krerët e gjedhit kanë rënë me 35% në pesë vitet e fundit, por numri i koshereve të bletëve po rritet me shpejtësi. Vitin e kaluar në bashkinë e Tropojës u numëruan 19,569 koshere me bletë me një rritje 22 për qind nga viti 2021 dhe 166 për qind nga viti 2018.

Marrë nga Monitor

prodhim vendas importe instat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës