LIVE UPDATES
Ekonomi

Konfuzion për parapagimin e tatimit te profesionet e lira; tatimi do parapaguhet këtë vit, shpenzimet do t’u zbriten më 2025

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë. Tashmë me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk është marrë parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por vetëm shpenzimet e deklaruara nga biznesi.

18 Prill 2024, 07:20 Nga N.F
Konfuzion për parapagimin e tatimit te profesionet e lira; tatimi do
Foto ilustruese

TIRANË- Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit të 2024 për profesionet e lira, mbështetur nga deklarimet për 2023, që iu dërgua bizneseve më 11 Prill, kanë shtuar paqartësitë dhe konfuzionin te tatimpaguesit. Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë. Tashmë me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk është marrë parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por vetëm shpenzimet e deklaruara nga biznesi.

Ndërkohë shumë subjekte e kishin marrë për të mirëqenë njohjen e 30% të shpenzimeve, siç u deklarua në fund të vitit të kaluar me miratimin e ligjit dhe udhëzimeve. Shumë biznese të shërbimeve profesionale kanë më shumë punë mendore dhe si rrjedhojë nuk kanë shpenzime të zbritshme, ndaj e kishin “fjetur mendjen” te përqindja e shpenzimeve e njohur me ligj, siç ishin orientuar dhe nga ekonomistët e tyre.

Por, në njoftimin e vlerësimit të drejtorive rajonale të tatimeve dërguar bizneseve rezulton se shkalla tatimore 15% për tatimin mbi fitimin është llogaritur në bazë të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit të deklaruar nga vetë subjektet për 2023 që u përfshinë në regjimin e ri, më parë të përjashtuara nga taksimi.

“E kanë llogaritur tatimfitimin për shpenzimet faktike të deklaruara vjet. Nuk është marrë në konsideratë zbritja 30% e shpenzimeve fikse. Kjo situatë do të krijojë lum ankesash nga bizneset ndaj administratës tatimore”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Si rrjedhojë për shumë profesionistë, këstet e tatimit kanë rezultuar të larta. Psh, një rast i një avokati, që ka deklaruar 2.25 milionë lekë të ardhura për vitin 2023, këstet e tatimit për 9 muaj (nga prilli në dhjetor) i erdhën 37.5 mijë lekë në muaj, ose 337 mijë lekë për 9 muaj (450 mijë lekë për gjithë vitin). Norma efektive vjetore e tatimit për biznesin në fjalë arrin në 19%. Nëse do të ishte bërë zbritja e shpenzimeve prej 30%, avokati do të kishte paguar rreth 30% më pak.

Zbritja e shpenzimeve të bizneseve do të bëhen vetëm në fund të 2024 dhe do kompensohet në tatimin që do paguhet në 2025

Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Zbritja e shpenzimeve fikse nuk parashikohet në formularët e vjetër të deklarimit, mbi të cilin është përllogaritur parapagimi i tatimit. Burime nga DPT sqaruan për Monitor se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

“Për të vetëpunësuarit pa TVSH me xhiro vjetore deri 10 milionë lekë që do të zgjedhin regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve fikse 30% (ku përfshin të ardhurat vjetore nga paga minimale, qiraja, drita, ujë etj) do të duhet të plotësojnë në fund të vitit formularin që kanë zgjedhur regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve.

Më datë 31 mars 2025 bizneset do të deklarojnë nëpërmjet formularëve të rinj deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2024. Në bazë të fitimit që do të dalë për vitin 2024, krahasuar me paradhëniet që ka paguar gjatë vitit nëse është më tepër shteti të kompenson ose ta njeh si fitim të paguar. Nëse fitimi i parapaguar është më pak, biznesi do të paguajë pjesën e mbetur”.

Deklarimi i të ardhurave dhe  shpenzimeve për llogaritjen e parapagimit të tatimit për 2024 nga bizneset u bë sipas modelit të formularëve ekzistues. Në dhjetor 2023, pak javë para hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” qeveria miratoi Aktin Normativ për ndryshimin e tij.

Akti Normativ përcaktoi se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Ndërkohë mbetet e paqartë se në rast se një subjekt vendos që të mbyllë aktivitetin në 2025, si do të kompensohet për tatimin që ka paguar tepër si rrjedhojë e moszbritjes së shpenzimeve.

Kontabilistët dhe bizneset paralajmëruan se ndryshimet do të çorodisin më tepër biznesin në zbatimin e ligjit dhe ngarkonin me kosto shtesë. Në atë kohë edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi se ndryshim i ligjit për përdorimin e formularëve të vjetër të deklarimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit erdhi nga mosarritje e publikimit të modelit të ri të formularëve.

Sakaq për këtë situatë deri tani Drejtoria e Përgjithshme Tatimore ka sqaruar vetëm përllogaritjet e kësteve të parapagimit bazuar mbi deklarimet e bizneseve për fitimin 2023, pa shpjeguar zbatimin e procedurës së parashikuar në ligj për zgjedhjen e regjimit të veçantë të njohjes së shpenzimeve.

“Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore 23-A, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.

– Për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë.

– Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.

– Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake”, sqaruan dje tatimet.

Në total sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri 29 mijë biznese të profesioneve të lira. MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

Lista për profesionet e lira e botuar në Fletoren Zyrtare është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Bizneset po shprespojnë që ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Në fund të marsit, kontabilistët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për rrëzimin e tij, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve. Ankimi u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Pretendimet në lidhje me shkeljet kushtetuese janë: Edhe avokatët po organizohen në rrjete sociale për të çuar ankesën për ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Marrë nga Monitor

tatime parapagim shpenzime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet