Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rritja e të ardhurave duket se është ndihmuar nga shtimi i konsumit të karburanteve, pasi taksa vilet në vlerë fikse për litër. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin vilet në masën 27 lekë për litër për benzinën dhe 27 lekë për litër për gazoilin.
TIRANA- Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimit 19,5 miliardë lekë, ose 190 milionë euro vitin e kaluar me një rritje vjetore 7%. Rritja e të ardhurave duket se është ndihmuar nga shtimi i konsumit të karburanteve, pasi taksa vilet në vlerë fikse për litër. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin vilet në masën 27 lekë për litër për benzinën dhe 27 lekë për litër për gazoilin. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë. Në vitin 2023 Ministria e Financave kishte programuar të vilte 21 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 19.5 miliardë lekë, me një mosrealizim në vlerë 1.5 miliardë lekë. Së paku deri vitin e kaluar fondet e gjeneruara nga taksa e qarkullimit kanë qenë shumë më të larta se fondet e brendshme që akordon buxheti për rrugët.
Në vitin 2023 të ardhurat nga taka e qarkullimit ishin 19,5 miliardë lekë, ndërsa financimi i brendshëm nga buxheti për programin e transportit rrugor ishte 15,2 miliardë lekë sipas të dhënave nga buxheti 2023. Taksa e qarkullimit ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe zakonisht ndihmon buxhetin të gjenerojë fonde që më pas mund të rialokohen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Sakaq konsulentët e jashtëm kanë vënë në dukje se, Shqipëria mbledh një shumë të konsiderueshme taksash nga përdoruesit e rrugës, por nuk i kthen të gjitha tek rrugët. Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes së rrugëve që po zbaton qeveria konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit)./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret nga një i punësuar (shifra e afarizmit ...
Foto ilustruese TIRANA- Ndonëse çmimet e biletave të autobusit për linjat interurbane përcaktohen me vendim të Këshill...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në dhjetor dhe prekë...
Traktor TIRANË- E botuar në vitin 1886, poema “Bagëti e bujqësia” e Naim Frashërit mbetet edhe sot një nga veprat...
Foto Ilustruese SHBA- “Nuk ndihet entuziazëm” është një fjali që zakonisht nuk shfaqet nëpër analizat serioz...
TIRANË- Tregu i fluturimeve në dekadën e fundit ka shfaqur luhatje të mëdha, me rritje të shpejta e falimentime po aq të sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Aeroporti i Rinasit është i zënë në çdo orë të ditës dhe të natës. Te...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të madhe të rritjes vjetore te të ardhurave. N...
foto ilustruese TIRANË- Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Sh...
foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dh&eum...