LIVE UPDATES
Ekonomi

Edukatorja nga Fieri del e para në portal, politika e lë në fshat: Di kujt t’i drejtohesh

11 Shkurt 2022, 21:19 Nga DOSJA
Edukatorja nga Fieri del e para në portal, politika e lë në

FIER– Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit për problematikën e edukatores Diana Xhaxhaj, e cila prej dy vitesh del e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Pavarësisht kësaj, ajo tregon se megjithëse punon prej 16 vitesh si edukatore në Rroskovec dhe ka dalë e para në portal për qarkun e Fierit dhe e pesta në nivel kombëtar, nuk i bëjnë lëvizjen paralele që Diana kërkon. Pasi punoi në fshatin Portëz, Diana nuk u njoftua për vendet vakante edhe pse e meritonte.

Denoncuesja: Kam punuar edukatore në Bashkinë Rroskovec prej 16 vitesh. Hyra në portal për të më ofruar mundësitë në kopshtet e Bashkisë Fier. Dal e para në 3 ZA-të ku konkurroj, por nga Bashkia Fier has vështirësi në zbatimin e emërimeve nëpërmjet portalit. Bashkia Fier, vitin e kaluar më ofroi mundësinë për të zgjedhur midis 4 kopshteve dhe unë zgjodha kopshtin Portëz, por jo atë që unë meritoja si e para në portal.

Gazetarja: Pra, ju keni një njoftim se nga vetë bashkia është kontaktuar në lidhje me vendet vakante në Bashkinë e Fierit, ju zgjodhët kopshtin në Portëz. Më pas, çfarë ndodhi?

Denoncuesja: Unë hyj përsëri në portal sepse nuk mendoj se ai është vendi që unë meritoj si e para në portal, përvojën dhe gjithçka që unë kam në dosjen time që është vlerësuar. Paraqes kërkesa në bashkinë Fier për t’u punësuar në hapësirat pranë kopshteve brenda në qytet dhe nuk më jepet kjo e drejtë për arsyen se jam e punësuar në kopshtet në varësi të bashkisë.

Gazetarja: Ndërkohë ka pasur hapësira të lira në kopshtet në qytet?

Denoncuesja: Jam e sigurtë që ka pasur hapësira dhe nuk më janë ofruar. Nuk jam njoftuar, siç jam njoftuar nga bashkia Rroskovec, siç jam njoftuar nga bashkia Patos nëpërmjet e-mailit dhe as nga një telefonatë, atëherë pse shërben portali, pse unë duhet të studioj përsëri dhe përsëri dhe të mos më jepet ajo që meritoj?!

Gazetarja: Po të shohim dosjen tuaj, shohim se përveç diplomave ju keni kualifikimin me A shkëlqyeshëm?

Denoncuesja: Këtë ia kam vënë në dijeni dhe juristëve të bashkisë dhe a ka vlerësim më të madh se 10-vjeçar i shkëlqyeshëm?! Unë kërkoj emërimin tim në kopshtin Nr.4 sepse ajo hapsirë më takon mua si e para e portalit.

Prej shumë kohësh bën kërkesa për zhvendosje, por merr përgjigje nga Bashkia e Fierit që është e punësuar. Diana thotë se kjo bëhet për shkak të bindjeve politike pasi ka qenë anëtare Këshilli e Partisë Demokratike.

Denoncuesja: Pse nuk po emërohem unë e para dhe po emërohet e pesta?

Juristja: O Diana! Të lutem! Pse m…?

Denoncuesja: Më vjen keq! Po unë jam e detyruar. Këtu duhet të paraqitem!

Juristja: A e ke bërë një kërkesë?

Denoncuesja: Kërkesa kam bërë. Është e disata kërkesë, që unë e bëj  për atë kopsht (kopshtin Nr.4) dhe sorrollatem. Si ka mundësi që emërohet e pesta dhe unë e para jo? Më thuaj, kujt duhet t’i drejtohem?

Juristja: Po ti e di vetë kujt duhet t’i drejtohesh, o Diana!

Denoncuesja: Kujt?

Juristja ikën…

Denoncuesja: Kjo është përgjigja juaj?

Juristja: Nuk mund të vish tek mua me tendencë!

Denoncuesja: Më vjen keq! Nuk vij me tendencë ndaj jush!

Juristja: Mua kështu më duket!

Juristja: Do e marrësh një përgjigje!

Denoncuesja: Kur do e marr një përgjigje? Kur të emërohen dhe ca të tjera? Kur emërohet e pesta dhe e para rri?

Juristja: Më vjen keq!

Problematika e zonjës Diana është pikërisht me Bashkinë e Fierit pasi është kjo e fundit që nuk e ka zhvendosur zonjën Diana në një kopsht në qytetin e Fierit edhe pse prej 2 vitesh, zonja Diana është e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Emisioni “Stop” u drejtua në Bashki, por kryetari i Bashkisë nuk ndodhej aty. Gazetarja tentoi të komunikojë me kryetarin nëpërmjet telefonit, por nuk e hapi.

U provua hallka e fundit e kërkesës zyrtare dhe përgjigja që vjen nga Bashkia e Fierit është e njëjta: Që zonjës i është ofruar pozicioni i mësueses ndihmëse, edhe pse zonja ka dalë në vendin e parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe gjithashtu është me kalifikime të shkëlqyeshme. Thuhet se në Kopshtin Nr. 4 që zonja ka pretenduar për vend pune, nuk ka hapësira të lira, por do të informohet gjë që deri sot nuk ka ndodhur.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale diana xhaxhaj mësues për shqipërinë diana xhaxhaj mësues për shqipërinë

Sondazh

Poll
Ekonomi 10 Shkurt 2022, 08:48

Terapi për uljen e peshës pa dieta dhe sport

KROACI-Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje