LIVE UPDATES
Ekonomi

TURIZMI në pandemi/Durrësi, Vlora e Tirana destinacionet e preferuara brenda vendit

10 Shkurt 2022, 06:09 Nga DOSJA
TURIZMI në pandemi/Durrësi, Vlora e Tirana destinacionet e preferuara

Situata e krijuar nga pandemia në vitin 2020, kur vendi për disa muaj ishte në karantinë, ka nxitur pushimet brenda vendit, duke kompensuar disi rënien e ndjeshme të hyrjeve të të huajve. INSTAT ka publikuar raportin “Turizmi në shifra 2020” i cili jep treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri, bazuar në dy anketa “Pushime dhe Udhëtime” dhe “Anketa e Strukturave Akomoduese”. Duke iu referuar vitit 2020, statistikat në lidhje me turistët e huaj dhe vendas në Shqipëri synojnë të monitorojnë karakteristikat dhe zhvillimet e turizmit në vendin tonë, sipas INSTAT.

Sipas raportit, në vitin 2020, janë regjistruar 1,4 % më shumë udhëtime për pushime dhe kohë të lirë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019. Destinacionet më të preferuara për udhëtime (personale apo biznesi) në Shqipëri janë: Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Në udhëtimet e kryera në Shqipëri: 50,6% e udhëtarëve janë femra dhe 49,4% janë meshkuj. Udhëtarët e grupmoshës 25-34 vjeç kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve të kryera brenda vendit, 22,0%.

Në vitin 2020, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda vendit, të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 2.920.287. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 3,97 netë. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 98,8 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 1,2 % të tyre.

Përqendrimi më i lartë i udhëtimeve brenda vendit (personale dhe biznes), për vitin 2020 sipas muajit të nisjes janë regjistruar në muajt: Gusht (18,0 %), Qershor (12,9 %), Janar (11,2 %) dhe Dhjetor (rreth 10,7%).

28,0 % e udhëtimeve si vend origjinë kanë qarkun e Tiranës, 11,2 % qarkun e Elbasanit, 9,2% qarkun e Vlorës dhe 9,1% qarkun e Shkodrës.

Bien ndjeshëm të huajt

Në vitin 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë afërsisht 2,7 milionë persona. Gjatë vitit 2020, hyrjet e shtetasve të huaj janë 58,5 % më pak se viti 2019.

Gjatë vitit 2020, hyrjet e shtetasve nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 98,5 %. Numri i tyre ka rënë me 54,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2020, me rrugë ajrore kanë mbërritur afërsisht 270 mijë shtetas të huaj, duke rënë me 65,6 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave ajrore zënë mesatarisht 10,2 % të hyrjeve gjithsej.

Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri me linjat detare ka qënë afërsisht 64 mijë duke rënë me 86,3 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave detare zënë mesatarisht 2,4 % të hyrjeve gjithsej.

Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në vendin tonë nëpërmjet tokës ka qenë afërsisht 2,3 milionë, duke rënë me 54,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet tokës zënë pjesën më të madhe me 87,4 % të hyrjeve gjithsej gjatë vitit 2020.

Në vitin 2020, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj) është rreth 2,5 milionë duke rënë me 57,4 % krahasuar me një vit më parë. Ndërsa numri i vizitorëve ditorë është rreth 54 mijë duke rënë me 80,4 % krahasuar me një vit më parë.

Ndikimi i turizmit në ekonomi

INSTAT ka bërë një përllogaritje të ndikimit të turizmit në ekonomi.

Gjatë vitit 2020 në vendin tonë erdhën rreth 2,7 milionë shtetas të huaj, dëshirat dhe nevojat e të cilëve u plotësuan nga rreth 55 mijë të punësuar vetëm në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin (NVE Rev.2. 2-shifrore 55; 56; 77; 79) që do të thotë çdo i punësuar në këto aktivitete i shërbente dhe kujdesej për rreth 49 vizitorë të huaj.

Vlera e shtuar e industrive të turi zmit ka rënë me 33,9 %, krahasuar me vitin 2019.

Pesha që zënë industritë e lidhura drejtpërdrejt me turizmin në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2020 është 2,3 %.

Kapacitetet akomoduese

Në vitin 2020, në gjithë vendin funksionuan 1.469 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra) dhe janë vënë në dispozicion rreth 40 mijë dhoma dhe rreth 95 mijë shtretër.

Gjatë vitit 2020, industria e turizmit ka ofruar mesatarisht:

-rreth 33 shtretër në dispozicion të 1.000 banorëve;
-50 % e shtretërve janë shfrytëzuar (netë qëndrime) nga jo-rezidentët;
-kapacitetet maksimale janë vënë në dispozicion gjatë muajit Gusht (rreth 33 mijë dhoma dhe 81 mijë shtretër);
-tremujori i tretë ka patur normën e shfrytëzimit më të lartë të shtretërve, rreth 18,4 %./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi sociale instat shqiperi udhëtime udhetime ne shqiperi instat shqiperi udhëtime udhetime ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet