LIVE UPDATES
Ekonomi

U “zhduk” pasi i mori 1 mln lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja e denoncon

9 Shkurt 2022, 21:51 Nga DOSJA
U “zhduk” pasi i mori 1 mln lekë për akt-ekspertizën

TIRANË– Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.

Gazetarja: Si u vutë në kontakt me këtë eksperte dhe çfarë po ndodh?

Majlinda Gjeta: Problemet e një prone që kam me një firmë ndërtimi në Librazhd, për arsye të mospërmbushjes së detyrimit kontraktor që kam me firmën, për mosdhënie të detyrimit që firma më drejtohet, jam e detyruar që t’i drejtohem gjykatës dhe për këtë arsye më duhej një akt-ekspertize të të gjithë objektit dhe pronës që kam. Me rekomandimet që pata, iu drejtova një eksperteje me emrin Manjola Bello. Nga marrëdhënia që kam me të, më kërkoi që të pagoja gjysmën e pagesës që jepej në dorë dhe pjesën tjetër kur unë të merrja aktin. Në momentin e parë që ka ardhur, ka bërë matjet në vend dhe unë i kam bërë pagesën prej 500 eurosh. Nga Nëntori 2020 dhe deri në Korrik 2021, ishim në kontakte të vazhdueshme për të përfunduar aktin, por me pretendimet që është Covid-i, kam probleme familjare, kam probleme shëndetësore dhe problemet e gjykatës, zgjateshin seancat dhe unë nuk e kam vënë në një presion shumë të madh. Në muajin Korrik, i them e keni gati aktin. Më thotë ‘e keni gati, silleni pagesën tjetër që të merrni aktin’. Kam ardhur në Tiranë, ku këto dy-tre ditë kam marrë kontakte dhe herë me del dhe herë nuk më del. Atë ditë kam sjellë pagesën dhe i them që ta shikoj aktin që të di se çfarë pune është kryer që unë të bëj këtë pagesë. Më thotë që  ‘nuk e kam aktin me vete sepse aktin do ta punonte dikush tjetër, do të firmoste ajo dhe unë dua të ia marr, por nuk e ka kryer punën akoma’. Bëra pagesën 400 mijë lekë dhe më thotë që do të shkoj të marr aktin dhe do të ta sjell. E prita dhe nga ajo ditë, në datën 6 Tetor 2021 dhe sot nuk kam asnjë kontakt fizik me të.

Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.

Gazetarja: Prej sa kohësh nuk e gjeni në zyrë?

Majlina Gjeta: Prej 10 ditësh ndodhem në Tiranë vetëm për këtë problem. Vij këtu dhe nuk e gjej. I bëj telefonata dhe i dërgon mesazhe dhe më thotë ‘prit se do të vij’. Më thotë që paradite është e zënë sepse ka gjyqe, por që do të takohet pasdite. E marr pasdite, por nuk më përgjigjet. Unë në dyshimet e mija jam e mendimet se ajo më pengon me qëllim dhe ka krijuar marrëdhënie me palën kundërshtare.

Manjola Bello nuk është për herë të parë ‘e ftuar’ në emisionin “Stop”. Dikur me gazetaren Gena Haxhiu, e cila sot jeton në Londër ka bërë një emision pikërisht për këto aktet e ekspertimit të saj të vonuara, të pabëra. Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras. Në pamundësi për ta takuar fizikisht eksperten Manjolla Bello, emisioni “Stop” ka provuar që ta kontaktojë me telefon, e cila nuk është përgjigjur. Duke bërë disa hulumtime për Manjola Bellon, vihet re që zonja është e pajisur me licensë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe në fakt kërkesa e zonjës Gjeta është për një akt-eksperize për pjesët takuese të pasurisë, një gjë kjo që nuk mund të bëhet nga zonja Manjola Bello.

Në dy pika bazohet puna e një eksperti: E para është njohuri teknike dhe zbatimi i drejtë i tyre që nuk është bërë nga ana e ekspertes Manjola Bello, pasi si fillim nuk i lejohet që të bëjë një lloj ekspertize të tillë dhe e dyta është zbatimi i etikës profesionale, ku kemi të bëjmë me shkelje të rënda të etikës profesionale, pasi jemi në kushtet kur zonja Bello ka kryer një vepër penale për mashtrim. Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop”, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i çon zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.

Denoncuesja: Akt-ekpertiza nuk është ajo që mua më duhet për të vërtetuar vlerën që unë do të përfitoj nga firma ndërtuese. Kërkesa ime është që ajo të më kthejë paratë e marra sepse ka një vit e gjysmë që i ka marrë dhe puna që ajo ka kryer, mua nuk më hyn në punë për të hapur proces gjyqësor. E gjithë procedura filloi pasi mori kontakt nga ju. Unë ndejta 10 ditë në Tiranë dhe më thoshte çdo moment hajde këtu, hajde atje, jam këtu, jam aty. Nga kontakti juaj u vu në veprim, për të mos kthyer lekët, sepse i dhimbsen edhe ka sjellë një akt. Më çudit fakti sepse nuk ka ardhur të më sjellë vetë aktin, por e ka dërguar me një njeri të panjohur, ma ka lënë në dorë dhe ka ikur. Nuk kuptoj, pse zonja nuk përballet me mua. Ajo është e liçensuar ligjërisht dhe duhet të firmosnim dicka, unë për pagesën dhe ajo për punën e kryer! Unë do të bëj kallëzim për eksperten dhe kam dhe një kërkesë: Do t’i drejtohem Ministrisë së Drejtësisë, për të qenë më të vëmendshëm dhe më korrekt në përzgjedhjen e këtyre ekpertëve, që kanë në dorë fatin e të gjithë popullit, kanë në dorë të ardhurat tona me përshkrimet që bëjnë dhe ne populli nëpër Gjykata, sepse këto lidhen me të dy palët.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale majlinda gjeta manjola bello majlinda gjeta manjola bello

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet