Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Regjisori dhe aktori Edmond Budina ka sulmuar ambasadorin Luigi Soreca, të cilin e ka quajtur një diversant dhe ka kërkuar arrestimin e tij, disa ditë pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e akuzoi ambasadorin se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 Budina e cilësoi ambasadorin e BE një diversant që e ka sabotuar kauzën e teatrit dhe kërkoi që ambasadori të shpallet ‘non grata’.
“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë. Ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej cështja e Teatrit Kombëtar. Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne. Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të na akuzonte për shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona. Sepse aty padiskutim që është diskutuar për cështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë c’ka është biseduar atje. Nuk ka asnjë gjë publike, pastaj në fund të fundit, përse shkon ai në Gjykatën Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese nuk ka tagër për reformën në drejtësi, as nuk cakton se kush do të jenë dy vakancat e lira. Përse shkon ai ditën që gjykohet cështja e Teatrit kombëtar.
Mbrojtjen nuk e ka kërkuar prej nesh sepse ne nuk kërcënojmë njeri. z. Soreca duhet të ketë bërë zullume të tjera pa ka frikë. Ne nuk kërcënojmë njeri. Ne na kanë kërcënuar shantazhuar, ç’nuk na kanë bërë e megjithatë ja ku jemi, ne jemi këtu, ballëlartë, nuk kemi marrë asnjë copë tullë nga Shqipëria, as nuk kemi abuzuar. Z.Soreca le t’i gjejë ata që e kanë kërcënuar, le ta zgjidhë. Ka një gjë, ku ka ‘tym ka dhe zjarr’, thotë një shprehje. Ai një gjë e ka, është punë e tij në fakt e mua nuk më takon ta gjykoj, është e drejtë s’është e drejtë, janë punë që i takojnë atij, ne nuk kemi kërcënuar njeri. Ne të drejtën tonë e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë. Z. Soreca me ne nuk do ta kalojë kaq lehtë. Z.Soreca me ne do të përballet me komunitetin europian, do të përballet me SPAK, do ta denoncojmë z. Soreca për të gjithë veprimtarinë e tij për sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar. Që ditën e hënë ne do të vazhdojmë, luftën tonë dhe nuk dua të them gjëra të tjera, por z.Soreca ka ndërhyrë edhe në vende të tjera sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar që nuk dua t’i zbuloj këtu. Në nivele ndërkombëtare, por do t’i sqarojmë të gjitha një e nga një,”- tha Budina.
Më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka bërë një akuzë të fortë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në një prononcim për mediat, Adriana Kalaja ka denoncuar se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Soreca ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në fjalën e saj, Kalaja ka bërë me dije se informacioni është siguruar nga mbështetës së Aleancës për Teatrin, duke pretenduar se së shpejti do të ketë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për të hetuar denoncimin.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profe...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet për dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilët një ditë më parë u deklaruan të arre...
TIRANË– Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur për herë të parë, pas vendimit të Gykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi apelin pasi hodhi në gjyq d...
TURQI– Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka zhvilluar të premten një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Kjo u bë e ditur nga mediat turke. Ka...
TIRANË– Gjykata e Lartë në Amerikë nuk ka pranuar dje apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një ...
KORÇË– Ministrja Belinda Balluku ishte prezente ditën e sotme në lotin 2 në aksin Korçë-Ersekë. Ministrja ishte prezente për të parë më nga a...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar dhe një herë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Më anë të një sh...
TIRANË– Partia Demokratike, me anë të Albana Vokshit, komentuan dhe një herë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar. Voks...
VLORË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ndodhet në jug të Shqipërisë, në Dhërmi.Ajo ka vizituar natyrën dhe ka zhvilluar takime me qytetarët. Kim ka postuar di...
TIRANË– Dy liderët e partive kryesore në vend, kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë larg Tiranës. Kryeministi Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha duket se...