LIVE UPDATES
Politike

Vokshi: SPAK të arrestoj menjëherë Erion Veliaj për shembjen e Teatrit, shkatërroi një pasuri kombëtare

3 Korrik 2021, 10:06 Nga DOSJA
Vokshi: SPAK të arrestoj menjëherë Erion Veliaj për shembjen

TIRANË– Partia Demokratike, me anë të Albana Vokshit, komentuan dhe një herë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar. Vokshi shprehet se Partia Demokratike e përshëndet vendimin që dëshmon se shqetësimet që janë ngritur nga ana e PD-së kanë qënë të drejta. Vokshi shprehet se beteja për Teatrin nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisëkulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore.

Partia Demokratike i kërkon SPAK që të arrestojë Erjon Veliajn, pasi sipas tyre ai është autori dhe përgjegjësi direkt për shembjen e Teatrit.

DEKLARATA:

Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetesimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mugesë të Gjykatës Kushtetuese.Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plackitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin.Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot.

Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kukturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm.Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjecare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë!Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisëkulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore.Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq! Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë.

Pas këtij vendimi të GJykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e TK.

Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare. Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë. PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal. Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve,  t’i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për t’ë kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.

Çfarë u vendos dje?

Gjykata Kushtetuese pezulloi ditën e djeshme ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi erjon veliaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri partia demokratike albana vokshi erjon veliaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet