LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Supreme nuk i pranoi apelin, Shkëlzen Berisha flet pas vendimit: Ata që më përshkruanin në libër, s’më njihnin

3 Korrik 2021, 16:44 Nga DOSJA
Gjykata Supreme nuk i pranoi apelin, Shkëlzen Berisha flet pas vendimit:

TIRANË– Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur për herë të parë, pas vendimit të Gykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi apelin pasi hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec. Në një postim në Facebook, Berisha ka vendosur të sqarojë vetë këtë situatë.

Shkëlzen Berisha shkruan se ai vendosi të ngre këtë padi për t’i shkuar të vërtetës deri në fund dhe gjithashtu për të vënë para ligjit persona që sipas tij kanë përfituar miliona dollarë me shpifjet e shkurara për të. Djali i ish-kyeministrit ka marrë një nga një emrat që ka paditur dhe tregon se ndryshe nga ç’shkruhej për të në libër, në Gjykatë kishin thënë se nuk e njihnin, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, një nga personat e marrë në pyetje nga botuesi Guy Laëson, nuk ka pranuar të shkojë fare në Gjykatë.

Shkëlzen Berisha shton se mendimi i gjykatësve të nderuar Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch, të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Gjykatës tregon e beteja e tij ligjore ka qenë e bazuar tek qëllimi për të kërkuar dhe nxjerrë të vërtetën.

REAGIMI I PLOTË: Te dashur miq, Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Laëson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Laëson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.

Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje. Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Laëson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi. Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Laëson. Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Laëson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara ,permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese.

Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Laëson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar. Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Laëson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje. Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar. Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten. Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale.

Shkëlzen Berisha paditi zotin Guy Laëson dhe të pandehurit e tjerë në gjykatën federale në vitin 2017 për disa fragmente të shkurtra në librin e zotit Laëson, i cili përshkruan se si tre “djem drogaxhinj” nga Miami Beach siguruan një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Departamenti i Mbrojtjes në vitin 2006 për të furnizuar me municion ushtrinë afgane, dhe u përpoqën ta realizonin atë duke siguruar armë nga rezervat në Shqipëri. Libri flet për marrëdhënie mes tyre dhe një mafie të lidhur me qeverinë shqiptare. Sipas librit, Shkëlzen Berisha ishte i pranishëm në një nga takimet, dhe ai përshkruhet me “flokë të errët, një mjekër të rrumbullakët dhe sy si peshkaqen” si edhe akuzohet si pjesë e aferës të korruptuar të tregtisë së armëve.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një çështje që sfidonte mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias nga akuzat për shpifje, por gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe vunë në dyshim mbrojtje të tilla të parashikuara në një vendim historik të vitit 1964.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace shkëlzen berisha erion brace shkëlzen berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj