LIVE UPDATES
Editorial

Qesharakë deri në dhimbje

Tallja politike që janë duke i bërë vetes Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi e 'kompani', mendoj se është tipar i politikanëve të paaftë për të patur një projekt politik për të bindur elektoratin dhe për këtë arsye përpiqen të qëndrojnë në skenë me allishverishe dhe artifica të sajuara.

17 Maj 2022, 09:46 Nga Meri Lika
Qesharakë deri në dhimbje
Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi

Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thoshte se dinjitetin nga qesharkja i ndan vetëm një hap. Kjo thënie vlen për çdo njeri, por sidomos ajo zë vend në politikë, sepse sipas mendimit tim, diçka që një politikan nuk duhet t'ia lejojë kurrë vetes është që të bëhet qesharak.

Takimi i të vetëquajturës opozitë me senatorin Pompeo, i cili kishte ardhur për një vizitë jo zyrtare, dhe ngërdheshja e tyre e jargavitur në dëshpërimin për të rrëmbyer një foto, ma solli sërish në kujtesë thënien e Hitlerit dhe më vjen shumë inat të pranoj, se ai ka patur shumë të drejtë në atë që ka thënë.

Tallja politike që janë duke i bërë vetes Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi e 'kompani', mendoj se është tipar i politikanëve të paaftë për të patur një projekt politik për të bindur elektoratin dhe për këtë arsye përpiqen të qëndrojnë në skenë me allishverishe dhe artifica të sajuara. Këta lloj personazhesh përditë e më shumë po kthehen në estradën e politikës shqiptare dhe mua më duken njësoj si pjesëzat LEGO, jo si ato të parat origjinalet prej druri, por si këto kopjet prej plastike, me të cilat fëmijët mundohen të krijojnë figurat që përmban udhëzuesi.

Të kuptohemi, këta qesharakët, nuk janë fëmija që krijon, janë copëzat plastike të lojës argëtuese, ku udhëzuesin dhe të drejtën e krijimit të saj e kanë në dorë të tjerët. Ajo që i bën më qesharak këto fragmente të deformuara është vetëbesimi që shfaqin se këta janë e djathta dhe se këta janë Partia Demokratike, janë nën sindromën e gënjeshtarit i cili dalëngadalë fillon ta besojë edhe vetë gënjeshtrën që thotë. 'Gjynafqarët' politikë, edhe pas votës së 6 marsit, ende nuk e kanë kuptuar se që të jesh politikan në një vend, nuk vendos as Amerika dhe as Yuri Kimi, por vota e qytetarëve të vendit, gjë të cilën këta personazhe vocërrake me vetëdije apo pa vetëdije (këtë e dinë vetëm ata), po e injorojnë totalisht.

Qesharakët, të cilët janë duke u shfaqur ekstremisht radikalë me termin "non grata", janë duke u shfaqur po aq ekstremisht servilë të neveritshëm me proamerikanizmin velesitës, por ajo që është më e keqja për opozitën është nënshtrimi i tyre politik ndaj shumicës. E vetë emëruara opozitë po kërkon të eklipsojë elektoratin duke u përpjekur të ketë rolin kryesor në “mërrëdhëniet ndërkombëtare”, dhe është për të ardhur keq se e vetmja gjë që janë duke fituar është roli kryesor i një komedie të dobët mediokre dhe jo roli frymëzues për elektoratin.

Ndërkohë që Berisha po e përshkon Shqipërinë për herë të tretë në më pak se 6 muaj, ata janë duke përshkruar me të hyra e me të dala vetëm korridorët e zyrave dhe kulisave sa nga PS-ja tek Ambasada Amerikane. Duhet ta pranojmë se kemi një të ashtuquajtur opozitë, e cila është një opozitë gënjeshtare, servile, injorante dhe budallaqe.

Ata janë një karikaturë e keqe me të gjitha veprimet dhe persiatjet e tyre. Ata mendojnë se zëri i popullit është tek Ambasada Amerikane dhe se mospërfillja e elektoratit përcakton kursin e tyre kombëtar. Ata merren me "non grata-t"  kur Berisha i bie kryq e tërthorë Shqipërisë e në vend që të merren me problemet e rëndësishme të opozitës duke lejuar krijimin e opozitës reale, preferojnë të shikojnë këpucët e lustruara me kujdes të Yuri Kimit.

Thelbi i fisnikërisë politike më detyron të pranoj se brenda kësaj opozite me titullarë qesharake ka edhe njerëz që janë qëllimmirë, të ndershëm dhe të nevojshëm të cilët me vetëdije janë duke u lënë në prapaskenë nga këta servilët gjuhëtheksuar dhe po me vetëdije qëndrojnë të heshtur dhe nuk reagojnë (kjo apati për mendimin tim është gabim i madh nga ana e tyre).

Këngëtari i madh Leonard Cohen ka thënë se ndonjëherë ju e dini se në cilën anë duhet të jeni thjesht duke parë se kush është në anën tjetër. Elektorati i djathtë kur sheh se në njërën anë janë Legot qesharake Alibeaj &Co,  mendoj se e ka marrë vendimin e se në cilën anë është./Dosja.al

Sondazh

Poll
Editorial 12 Maj 2022, 07:43 Meri Lika

Unë sot jam Ibsen Elezi

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të k&e...

Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Editorial 4 Maj 2022, 15:04

Impakti gjeopolitik i luftës: 10 teza

UKRAINË– Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe pë...

Editorial 3 Maj 2022, 10:51

Kuvendi i Berishës

Nga Blendi KajsiuKy është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokr...

Editorial 28 Prill 2022, 11:21

Kjo është opozita e fortë?

Arsyeja kryesore se përse mbështetësit e Berishës brenda dhe jashtë PD-së u rreshtuan kundër Bashës ishte sepse e akuzonin atë për opozitë të dobët. Sipas tyre,...

Editorial 23 Prill 2022, 13:57

Davidi, Golia, Enkelejdi dhe Partia

Nga Meri LikaSot në ditën ndërkombëtare të librit më pëlqen të sjellë një fragment nga një libër i Malcom Gladëell me titull “Davidi dhe Golia”. Në prathënien e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet