LIVE UPDATES
Editorial

Një realitet i ri në një rend global të vjetër

Në terma afatgjatë, kjo ishte një krizë besimi, e cila e dëmtoi sistemin financiar kinez, i bazuar kryesisht tek pronat e paluajtshme, të cilat duhet të stabilizohen me koston e  ristrukturimit ekonomik. Nga ana tjetër kjo krijon një krizë politike, e cila çon ose në ngritjen e sundimtarëve të rinj ose në më shumë shtypje nga të vjetrit.

30 Maj 2022, 13:59 Nga George Friedman
Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara deklaruan së fundmi se do ta mbrojnë Tajvanin në rast se Kina e pushton atë. Edhe më interesant është fakti që të njëjtën gjë pohoi edhe Japonia, një vend që nuk ka ndërmarrë veprime ushtarake që nga viti 1945.

Kjo deklaratë e fortë nuk ndryshon shumëçka nga pikëpamja ushtarake, pasi raketat amerikane do të lëshoheshin kundër sulmit amfib të Kinës para se ai të mbërrinte në brigjet e Tajvanit. Prandaj Pekini flet shumë për pushtimin, por pa e ndërmarrë atë vërtet. Megjithatë ajo e ndryshon në mënyrë dramatike mjedisin politik.

Jo më pak për shkak të pasojave të saj ekonomike. Uashingtoni dhe Tokio mburren se kanë jo vetëm dy nga ekonomitë më të mëdha në botë, por se janë klientët kryesorë të Kinës. Paralajmërimi ushtarak shoqërohet në mënyrë të hapur edhe me një paralajmërim ekonomik.

Situata ndërlikohet më tej nga një deklaratë e asaj që Uashingtoni po e quan Korniza Ekonomike e Indo-Paqësorit, që me sa duket do të përfshijë Japoninë, Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Indinë, Singaporin, Malajzinë, Indonezinë, Vietnamin, Filipinet, Tajlandën dhe Brunein.

Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë ky grupim, apo kur do ta bëjë. E qartë është se ka shumë vende aziatike, të cilat janë të gatshme të marrin pjesë në një grupim ekonomik të sponsorizuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, me Japoninë si anëtaren e saj të parë.

Dhe ky nuk është një problem i vogël. Kina ka aktualisht probleme ekonomike, dhe presidenti Xi Jinping është në telashe bashkë me të. Mrekullia ekonomike kineze varej nga eksportet për të gjeneruar kapitalin vendas. Por për një sërë arsyesh, kërkesa për eksportet e saj po tkurret, dhe situata është rënduar nga probleme të tjera që e kanë destabilizuar sistemin financiar të Kinës.

India është e etur të zërë vendin e Kinës si eksportuesja kryesore në botë. Ndërkohë Malajzia, Indonezia, Vietnami, Filipinet dhe Tajlanda do të donin të merrnin një pjesë të këtij roli. Pra, nëse situata i jep ndonjërës prej tyre qasje të lirë ose më të lirë në tregjet amerikane dhe japoneze, Kina do të bëhet më pak konkurruese.

E megjithatë, origjina e problemit të Kinës ishte politike. SHBA-ja ishte klientja e saj më e madhe (dhe ende është, por jo aq shumë), dhe kjo dëmtoi një pjesë të grupeve sociale në Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti Donald Trump vendosi tarifa për mallrat që tregtoheshin në SHBA, duke sinjalizuar një zhvendosje të SHBA-së dhe duke ndryshuar psikologjinë e brendshme të Kinës mbi eksportet e pakufizuara.

Në terma afatgjatë, kjo ishte një krizë besimi, e cila e dëmtoi sistemin financiar kinez, i bazuar kryesisht tek pronat e paluajtshme, të cilat duhet të stabilizohen me koston e  ristrukturimit ekonomik. Nga ana tjetër kjo krijon një krizë politike, e cila çon ose në ngritjen e sundimtarëve të rinj ose në më shumë shtypje nga të vjetrit.

Kina ka aktualisht 2 “armë” të drejtuara drejt saj. Njëra është ushtria, e cila përfshin Dialogun Katërpalësh të Sigurisë midis Japonisë, Indisë, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara (QUAD). Tjetra është ekonomike, duke qenë një sfidë serioze për strategjinë kineze të eksporteve shumë kohë përpara se ajo të jetë gati të kalojë në konsumin e brendshëm.

Luftërat mund t’i zgjidhin problemet ekonomike siç bëri Lufta e Dytë Botërore për Shtetet e Bashkuara. Koalicioni ushtarak i ngritur kundër Kinës, nuk ka gjasa të nisë ndonjë luftë, ndërsa Pekini do të përballej me një koalicion të rrezikshëm nëse do ta fillonte vetë atë.

Dy “armët” mbështesin njëra-tjetrën. Kjo po ndodh në një kohë kur është ndezur lufta Rusi-Ukrainë. Rusia zgjodhi ta pushtonte Ukrainën me supozimin se kjo e fundit do të shkatërrohej. Kjo nuk ndodhi, kryesisht për shkak të dërgesave të mëdha me armë të Perëndimit në mbështetje të Ukrainës, si dhe një goditje ekonomike ndaj Rusisë.

Tani kërcënimi ushtarak i Kinës, po përballet me një kundërvënie ushtarake gjithnjë e më të fuqishme. Po ashtu edhe Kina është gjithnjë e më e izoluar. Disa muaj më parë, ajo kishte krijuar një lloj aleance me Rusinë. Nuk ka qenë asnjëherë e qartë se si do të përfitonte nga kjo aleancë secili nga vendet.

Por tani për shkak të pushtimit të pasuksesshëm të Ukrainës nga Rusia, këtë nuk do ta dimë kurrë. Kina nuk ka luksin ta ndihmojë Rusinë politikisht ose ekonomikisht, dhe Rusia nuk e ka luksin ta ndihmojë Kinën ushtarakisht. Rezultati i gjithë kësaj situate është që SHBA-ja është rishfaqur si një hegjemon global, edhe pse në fakt nuk ishte zhdukur kurrë nga skena. Rritja e Rusisë dhe Kinës e detyroi SHBA-në të rimerrte pozicionin që kishte pasur midis viteve 1945-1991. Por e njëjta rritje e ka bërë më të pambrojtur Moskën dhe Pekinin.

SHBA-ja është e angazhuar me Rusinë dhe Kinën, dhe për atë që ia vlen, në Evropë. Kjo është diçka të cilën unë e parashikova në vitin 2009. Thashë se Rusia do ta sulmonte Ukrainën, edhe pse gabova për kohën e pushtimit, dhe mbi performancën e Rusisë në këtë sulm. Unë parashikova gjithashtu që lufta do të çonte në një krizë të brendshme, dhe një krizë ekonomike në Kinë do të krijonte një krizë politike, duke e lënë SHBA-në si fuqinë de facto dominuese në botë.

Shënim: George Friedman, strateg gjeopolitik i njohur ndërkombëtarisht. Libri i tij   i fundit bestseller titullohet “Stuhia përpara qetësisë: Mosmarrëveshja e Amerikës, kriza e ardhshme e viteve 2020 dhe triumfi”. 

Marrë nga “Geopolitical Futures” – Bota.al

Sondazh

Poll
Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Editorial 18 Maj 2022, 12:56 Enton Abilekaj

Fitorja e një disfate të re

Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivish...

Editorial 17 Maj 2022, 09:46 Meri Lika

Qesharakë deri në dhimbje

Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thos...

Editorial 12 Maj 2022, 07:43 Meri Lika

Unë sot jam Ibsen Elezi

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të k&e...

Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Editorial 4 Maj 2022, 15:04

Impakti gjeopolitik i luftës: 10 teza

UKRAINË– Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe pë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet