"Injoroi kërkesat e protestuesve"/ Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë në nivel shtazor
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Në pamjet shihet momenti kur efektivët e Policisë arrijnë ta bindin Refit Buzin të lirojë të renë dhe një nga efektivët e RENEA-s e merr në krah dhe e largon nga vendi ku e mbante 35-vjeçari.
ROSKOVEC- Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-bashkëshorti i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes së rëndë në Roskovec. Në pamjet shihet momenti kur efektivët e Policisë arrijnë ta bindin Refit Buzin të lirojë të renë dhe një nga efektivët e RENEA-s e merr në krah dhe e largon nga vendi ku e mbante 35-vjeçari.
Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital. 35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej. Gjatë operacionit, ish-partnerja e tij u lirua nga Policia pas disa orësh dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut.
Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes. Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Raporti bazohet në monitorimin e cilësisë së ajrit në nëntë stacione në Tiranë, D...
KAVAJË- Një 26-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpo...
Prokuroria e Sarandës SARANDË- Dy persona të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë...
Foto SHBA- Shqipëria po forcon kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, falë një programi t&e...
Foto nga protesta TIRANË- Protesta e radhës e quajtur “Revolucioni i Flamingove” është shoqëruar me tensione, ndë...
ROSKOVEC- Paratë që 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, dyshohet se i kishte fituar nga aktiviteti kriminal në Britanin&...
Foto ilustruese SHKODËR- Tre persona janë arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor të koduar 'Siguria', i zhvilluar n&e...
ROSKOVEC- Çifti Kosta Plaku dhe Belere Plaku, të cilët u ekzekutuan nga ish-dhëndri janë përcjellë so...
Denis Tafili DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur ...
Foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjë ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.Y, 60-vjeç, banues në Lushnjë, i akuz...