LIVE UPDATES
Aktualitet

"Korbat e kishin marrë me vete te Parlamenti"/ Nënë File nxjerr bllof Ramën: Nuk isha në protestë, çova djalin në terapi 

Nënë File i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij, ndërkohë thotë se djalit i hodhën ujë me piper në protestën para Kuvendit.

24 Korrik 2026, 17:26 Nga E. D

"Korbat e kishin marrë me vete te

TIRANË- Nënë File ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me praninë e saj në protestën para Parlamentit. Ajo bën me dije se nuk kishte shkuar për të protestuar, por ishte duke shoqëruar djalin e saj në terapi, i cili është me spektrin autik.

Duke folur në një intervistë me gazetarin, Osman Stafa, nënë File i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij, ndërkohë thotë se djalit i hodhën ujë me piper në protestën para Kuvendit.

“Unë nuk isha fare në protestë, po vija nga Kamza. Çova çunin në terapi dhe rruga ishte bllokuar. Duke ardhur nga Parlamenti, më hodhën piper në sy. Rastësisht kalova. Të vijë të përballet me mua kryeministri, ja them në surrat. Të vijnë edhe policët. Te Parlamenti ishin zënë rrugët. Kur kalova në mëngjes ishte hapur, kur u ktheva ishte bllokuar. Na hodhën piper në sy. A i hidhet djalit piper në sy? Jo, kryeministër, jo. Mos i hy në gjynah çunit. Do të të gjejë belaja e çunit tim. Të ballafaqohet me mua Edi Rama”, është shprehur Nënë File.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Çfarë tha Rama për nënë Filen?

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama sulmoi protestuesit, duke iu referuar si korbat, që e kishin marrë nënë Filen te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë. Kryeministri e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës.

Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.

"Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për ta kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët nga të verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër. Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese.

Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama./Dosja.al

edi rama nënë file

Sondazh

Poll

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë