LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn, avokati: Vendimi pritej, do shkojmë në Apel

• Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për të shpallur emërimin e Olsi Dados si Prokuror të pavlefshëm. • Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht. • Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje. • Pas vendimit të Gjykatës, avokati i Veliajt Plarent Ndreca ka deklaruar se vendimi ishte i pritshëm dhe se çështjen do ta çojnë në Gjykatën e Apelit. • Gjatë seancës, Veliaj ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale. • Veliaj u ndal edhe te çështja e mandatit të tij si kryebashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të trajtohet si një pasuri që mund t’i merret dikujt

5 artikuj për këtë temë.

16 MINUTA ME PARE

Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn,
Plarent Ndreca

TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për anulimin e emërimit të prokurorit Olsi Dado. Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se ky proces përbën një tjetër akt prove.

Ai deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se prokurori Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Sipas avokatit, edhe në këtë rast sistemi i drejtësisë nuk tregoi aftësi për tu vetëkorrigjuar, duke lënë të pandryshuar situatën e krijuar.

"Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë. Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për tu vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për tu vetëkorigjuar”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al

22 MINUTA ME PARE

Gjyqi kundër Ols Dados, Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, nuk nis shqyrtimin

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn,
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror. Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht.

Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al

44 MINUTA ME PARE

Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë kundër Dados: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn,
Gjykata Administrative

TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tretë në procesin që lidhet me emërimin e Ols Dados si prokuror. Pas një pushimi prej rreth 20 minutash për shqyrtimin e kërkesës, trupa gjykuese ka rinisur seancën, ndërsa Deda është lejuar të paraqesë pretendimet e tij në sallën e gjyqit.

Para gjykatës, ish-prokurori deklaroi se emërimi i Ols Dados përkon me periudhën kur ai u shkarkua nga detyra, duke pretenduar se largimi i tij kishte lidhje me krijimin e një vendi vakant për emërimin e pasuesit. Sipas Dedës, nëse emërimi i Dados do të shpallet i paligjshëm, ai do të kërkojë dëmshpërblim për shkak të shkarkimit që pretendon se ka qenë i padrejtë.

Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.

Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?

Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.

1 ORE ME PARE

"Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo”/ Veliaj kundër emërimit të Ols Dados: Mandati i kryebashkiakut nuk është plaçkë

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet kërkesa për anulimin e dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Gjatë seancës, kryebashkiaku i Tiranës ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale.

Veliaj u ndal edhe te çështja e mandatit të tij si kryebashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të trajtohet si një pasuri që mund t’i merret dikujt. Sipas tij, emërimi i Ols Dados si prokuror është bërë në kundërshtim me ligjin.

“Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe avokati i shtetit. Ose KLP  nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Padia kundër Ols Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Erion Veliajn,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative. I shoqëruar nga Policia e Burgjeve dhe me pranga në duar, Veliaj shihet teksa hyn në gjykatë me një libër në dorë. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al

erion veliaj olsi dado plarent ndreca

Sondazh

Poll

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!