LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë mund të bëjë Rama për mos lëshuar shokët?

Kështu parimi "kokat hëngshin" filloi të zbatohet në Drejtesinë e re. Grupet brenda PS po ushtrojnë pushtetin e tyre për të goditur njëri- tjetrin, në një betejë ku nuk mungojnë as biznesmenët, madje atë të shpallurit në kërkim. Kur godet njëra palë duket sikur po bëhet Drejtësi për Inceneratorët; kur godet pala tjetër duket sikur po bëhet Drejtësi nga Inceneratorët.

14 Korrik 2023, 19:48 Nga Enton Abilekaj
Çfarë mund të bëjë Rama për mos lëshuar
Enton Abilekaj

Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të shpjegonte pse i lëshon shokët. Doli të shpjegonte se ai edhe mund të mos i lëshojë shokët, që do të thotë se mund ta kontrollojë drejtësinë, po "nuk ka zgjedhur asnjë për të mos e lëshuar". E giithë kjo që po ndodh, sipas Ramës, është ajo për të cilën u votua në 2016 me konsensus, por tani që po bie mbi njerëzit e tij të afërt, nuk është e lehtë për të. Ky është këndvështrimi nga Kryeministria, ndërsa ai nga bulevardi është se, askush nuk e priste që, po ta ndizje edhe një shkrepse të ndrojtur në godinën e Kryeministrisë, do zgjoheshin kaq shumë hajdutë. Sepse SPAK, nuk e ka guximin të drejtojë projektorët në pallatin e pushtetit dhe këtë e tregoi më së miri rasti i Ahmetajt.

Dosja e tij, e hetuar që nga viti 2005, u hap vetëm pasi Kryeministri ia hqqi pushtetin, vetëm para 1 viti, kur u shkarkua nga Zv/kryeministër pa arsye dhe, pak javë më vonë, u sulmua nga pronarët e Inceneratorëve, si për të sqaruar publikun se ishin ata që e vendosën shkarkimin e tij, ishin ata që kishin vendosur fundin e tij politik, deri në burgosje.

Jo se burgosja e Ahmetajt nuk është vënie e Drejtësisë, por se Drejtësia ka bërë një gjueti mbi të për shkak të një pale tjetër politiko-ekonomiko- kriminale, tregon se kreu i Organizatës ka të drejtë kur u tregon të gjithëve se ai mund të mos i lëshojë, po ka zgjedhur t'i sakrifikojë, në mënyrë që përgjegjësia e tyre personale, të shërbejë për shmangien e tij nga përgjegjësia.

Kështu parimi "kokat hëngshin" filloi të zbatohet në Drejtesinë e re. Grupet brenda PS po ushtrojnë pushtetin e tyre për të goditur njëri- tjetrin, në një betejë ku nuk mungojnë as biznesmenët, madje atë të shpallurit në kërkim. Kur godet njëra palë duket sikur po bëhet Drejtësi për Inceneratorët; kur godet pala tjetër duket sikur po bëhet Drejtësi nga Inceneratorët.

Në të dyja rastet bien ministra, zyrtarë të lartë, politikanë të pasuruar shpejt në mënyrë kriminale, përtej habisë për numrin e hajdutëve që Kryeministri ka mbledhur në oborrin e pushtetit, për milionat e shpërdoruara në një projekt të vetëm, publiku ndihet më i qetë. Revolta ndaj korrupsionit galopant ndihet e shpaguar me kokat e ministrave dhe të Zv/Kryeministrit.

Në fakt ata janë viktimat e një lufte të brendshme. Grupi i parë viktima të dosjes së Inceneratorëve që dikush ia dorëzoi opozitës dhe futi në burg 1 ministër, 1 deputet, disa zyrtarë të lartë dhe disa biznesmenë dhe grupi i dytë, që kryesohet nga Arben Ahmetaj, që dyshohet si njeriu që e dorëzoi dosjen te opozita, pasi doli jashtë biznesit të mikut të tij.

E gjithë kjo luftë politiko - kriminale brenda llojit duket sikur sjell vetëm të mira. Duke përdorur SPAK për të luftuar njëri- tjetrin, anëtarët e organizatës jo vetëm që diskretitojnë veten dhe organizatën, por marrin dhe dënimin e merituar. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Problemi është që, kur lufta të marrë fund, Drejtësia e re do të jetë thjesht një gijotinë e përgjakur në dorën e pushtetit, që nuk mund të mbijetojë pa prerë koka njerëzish të gjykuar politikisht. Revolucioni dhe Mbreti do jenë e njëjta gjë, Rama do të jetë edhe Luigji XVI, edhe Robespieri, sipas rastit, përsëritja e historisë, siç sugjeroi Ahmetaj, do jetë vetëm qesharake.

Në fund të luftës, publiku mund të jetë i kënaqur më viktimat, gjeneralë dhe ushtarë, fajtorë që zbatuan urdhërat, por nuk do të ketë Drejtësi, sepse orientimi i hetimit për inceneratorët, si dosja më e madhe që po këput koka politikanësh të lartë nuk është drejtësi. Asnjëri nga ata që janë nën akuzë sot, nuk e ka marrë vendimin që procedura të bëhej pa shpallje, asnjeri prej tyre nuk e ka marrrë guximin që 16 ministritë të bëjnë brenda ditës të njëjtën procedurë, asnjeri prej atyre nuk i ka dhënë 8 pikë bonus një kompanie që nuk ekzistonte akoma. Ata që e kanë bërë këtë janë të lirë, po shesin Drejtësi, viktima dhe moral në fjalime prekëse para popullit. 

E vetmja gjë që mund të bëjë Rama për të mos lëshuar shokët, është të lëshojë Drejtësinë. Atëherë askush nuk do ta akuzonte atë se po e përdor si kamzhik.

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 8 Korrik 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Si dështoi fluturimi luksoz i Edi Ramës

Enton Abilekaj Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij,...

Editorial 7 Korrik 2023, 19:24 Ola Xama

Çfarë kuptuam për fisin Rraja?!

Ola Xama Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që: -Drejtimin e Policisë së...

Editorial 3 Korrik 2023, 16:54 Klodian Tomorri

Ekonomia e oligarkëve

Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...

Editorial 30 Qershor 2023, 19:52 Ditmir Bushati

Momenti Monnet për Europën

Ditmir Bushati Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BEsë morën vendimin largpamës për t’u ofruar anë...

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë