LIVE UPDATES
Editorial

Ekonomia e oligarkëve

Shembulli tipik është bujqësia, e cila noton në një krizë të gjatë disavjeçare. Pavarësisht akademive të Fridës, lopët pakësohen. Pavarësisht propagandës së subvencioneve, shpendët ngordhin, ndërsa bagëtitë theren. Ndërsa agroindustria thuajse nuk ekziston fare.

3 Korrik 2023, 16:54 Nga Klodian Tomorri
Ekonomia e oligarkëve
Klodian Tomorri

Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, kjo është ajo që në tregojnë shifrat zyrtare. Në tre mujorin e parë të vitit, Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas INSTAT u rrit me 2.7 për qind. Por 60 për qind e kësaj rritje erdhi vetëm nga tre sektorë. Ata janë ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe aktivetetet argëtuese. Dy sektorët e parë janë domain thuajse ekskluziv i të ashtuquajturve oligarkë. Ata që marrin lejet e ndërtimit dhe hedhin beton pafundësisht në zonat më të lakmuara të vendit. Sektori i tretë është një çiflig që ndahet mes oligarkëve dhe krimit. Sipas INSTAT, rritja më e madhe brenda grupit të aktiviteteve argëtuese erdhi nga industria e bixhozit, e cila ushtron aktivitet në hotelet e oligarkëve dhe ndan fitime mes tyre dhe personave me background problematik.

Gjithë të tjerët ngrohen në diell.

Nëse ky do të ishte fenomen i izoluar i një tre mujori sigurisht që shqetësimi do të ishte i ekzagjeruar. Por tashmë kjo është një tendencë. Në mënyrë të vazhdueshme, rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të fundit është gjeneruar kryesisht nga ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me të. Me pak fjalë, të ashtuquajturit sektorë crony.

Në sektorët e tjerë, ata që gjenerojnë rritje ekonomike dhe përfitime për shumicën, në rastin më të mirë shifrat tregojnë stanjacion. Shembulli tipik është bujqësia, e cila noton në një krizë të gjatë disavjeçare. Pavarësisht akademive të Fridës, lopët pakësohen. Pavarësisht propagandës së subvencioneve, shpendët ngordhin, ndërsa bagëtitë theren. Ndërsa agroindustria thuajse nuk ekziston fare.

Përballë këtij centralizimi të ekonomisë në duart e oligarkisë, sektori i vetëm që mund të shëprndajë përfitime ekonomike mbetet turizmi. Por kjo është shumë pak. Me pak fjalë, kjo është një ekonomi që rritet nga investimet e oligarkëve, zgjeron bizneset e tyre dhe gjeneron fitime për ta.

Por ky ishte një rezultat i pritshëm. Në fund, politikat klienteliste dhe favoret publike prodhojnë gjithmonë këtë. Problemi është se kjo është një rritje problematike. Mbi të gjitha në dy drejtime. Së pari, prodhon pabarazi gjithmonë në rritje, pasi përfitimet shkojnë tek një grusht njerëzish. Dhe së dyti, është rritje e paqëndrueshme.

Investimet në sektorin imobiliar rrisin kërkesën agregate në afatshkurtër. Por ato nuk garantojnë rritje të qëndrueshme ekonomike sepse apartamentet dhe vilat nuk prodhojnë aktivitet ekonomik.

Ky model zhvillimi ezaurohet shumë shpejt. Sa më shumë rritja ekonomike do të vijë nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme aq më e vështirë do të jetë për ekoniominë që të gjenerojë rritje ekonomike në të ardhmen. Me shume gjasë orientimi i investimeve në sektorin rezidencial e ka dëmtuar sakaq prodhimin potencial dhe aftësinë e saj për t’u rritur. Pra tashmë Shqipëria ka një ekonomi që rritet nga Samiri, Çeti, Dulaku dhe soji i tyre. Deri ditën që fluska do të shpërthejë. Pastaj të dëmtuarit do të jenë gjithë të tjerët. Këta sipër vetëm fitojnë./Oligarkia

oligarkia ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 30 Qershor 2023, 19:52 Ditmir Bushati

Momenti Monnet për Europën

Ditmir Bushati Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BEsë morën vendimin largpamës për t’u ofruar anë...

Editorial 26 Qershor 2023, 11:59 Enton Abilekaj

Negociatori i pakërkuar po kërkon një krizë

Enton Abilekaj Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbis&e...

Editorial 23 Qershor 2023, 08:51 Meri Lika

Kur të ngelet derri maç në dorë

Meri Lika Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër ...

Editorial 8 Qershor 2023, 15:19 Enton Abilekaj

Rama si palë e tretë në krizën e Kosovës

Nga Enton Abilekaj Prej 2 javësh situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë kaotike. Mediat raportojnë nga vendngjarja, se pro...

Editorial 7 Qershor 2023, 16:13 Enton Abilekaj

Prangat që nuk trembin asnjë njeri me pushtet

Enton Abilekaj As arrestimet e fundit nuk e kanë rritur besimin tek Drejtësia e re. Për statistikat e Drejtësisë, Sekretaria e P&e...

Editorial 7 Qershor 2023, 10:52 Dosja.al

Lulzimi i biznesit politik mbi rrënojat e PD

Gaz Bardhi dhe Lulzim Basha Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet