LIVE UPDATES
Editorial

Si dështoi fluturimi luksoz i Edi Ramës

Një tur i dështuar që rezultoi vetëm me një shpenzim të frikshëm i parave të popullit më të varfër të Europës, që i lejon Kryeministrit të fëstojë ditëlindjen duke ekspozuar dhuratat luksoze si Clinton, duke e shndërruar Kryeministrinë në ambient eventesh për sebepet personale, të tregojë me mburrje çarterin e personalizuar kur fluturon nëpër qokat personale. 

8 Korrik 2023, 14:42 Nga Enton Abilekaj
Si dështoi fluturimi luksoz i Edi Ramës
Enton Abilekaj

Në fund mbeti vetëm një shëtitje me charter nëpër kryeqytetet e Ballkanit. As Vuçiç, miku i tij, nuk ia dhuroi një dozë serioziteti çartjes me çarter që Kryeministri i Shqipërisë nisi befas si një festë e madhe ditëlindjeje që filloi në Tiranë me Clinton dhe vazhdoi nëpër Ballkan me homologët. I pari ishte Kovaçevski në Maqedoninë e Veriut që ia hodhi poshtë publikisht mbylljen e Ballkanit të Hapur. Pastaj Albin Kurti në Kosovë që e la poshtë ballkonit, si Romeon e Blushit. Pastaj Kryeministrja e Bosnjes  Borjana Kristo, që e detyroi të fliste për pirjen e duhanit dhe hapjen e Ambasadës në Sarajevë, madje ta përgojonte edhe në Mal të Zi, me Abazoviçin në krah. Ai ishte i vetmi që nuk e keqtrajtoi, përpara se të merrte grushtin përfundimtar në Serbi, me deklaratën e Vuçiç se Ballkani i Hapur do të vazhdojë dhe do të ketë takime të tjera. 

Një tur i dështuar që rezultoi vetëm me një shpenzim të frikshëm i parave të popullit më të varfër të Europës, që i lejon Kryeministrit të fëstojë ditëlindjen duke ekspozuar dhuratat luksoze si Clinton, duke e shndërruar Kryeministrinë në ambient eventesh për sebepet personale, të tregojë me mburrje çarterin e personalizuar kur fluturon nëpër qokat personale. 

Ky tur tregoi se Edi Ramës i duhet pushteti në Shqipëri vetëm si aset politik, strategjik dhe financiar për të sponsorizuar endrrën personale në skenën ndërkombëtare. Dështimi i tij, do të thotë që ky aset është hedhur në plehra. Dëshimi ishte i paevitueshëm, sepse nisma ishte qesharake. Shqipëria nuk mund të jetë vend garant i Procesit, jo vetëm se është shumë e vogël dhe shumë e varfër, por, mbi të gjitha, sepse është palë. Duke qenë palë, dyshimi i 5 vendeve të tjera nuk e lejon të bëhët nismëtare e vetme dhe as garantuese. Duke bërë si udhëheqës i Procesit të Berlinit, Edi Rama vetëm sa e kompromenton, duke ngjallur dyshimin tek vendet e tjera, nëse garantët e vërtetë, Gjarmania dhe Franca, do të favorizojnë Shqipërinë në këtë proces. Prandaj turi lukzoz ishte një dëm për Procesin e Berlinit.

Turi i Kryeministrit të Shqipërisë është gjithashtu i paprecedentë për një politikan të rajonit dhe, po aq i paprecentë në rrafshin global. Është sikur Kryeministri i Polonisë psh, të nisë një tur në vendet e Bashkimit Europian, si Gjermania, Franca, Italia etj. përpara një Samiti që do të mbahet në Varshavë. 

Do të ishte padyshim udhëtimi me qesharak dhe delirant në Europë. 

Për një Samit, të cilit Shqipëria i siguron vetëm sigurinë dhe infrastrukturën, Edi Rama beri një fushatë. E vetmja kompetencë që ka ai në këtë Samit, është të kurojë mirë shijet kulinare të homologëve, pasi për temat e diskutimit dhe marrëveshjet do të vendosë Berlini dhe Parisi, siç ka ndodhur që kur Procesi i Berlinit u themelua.

Në këtë këndvështrim, është qartësisht një tentativë delirante për tu shfaqur, pa asnjë thelb, lideri rajonal që po pajton Ballkanin. Jo për të ndryshuar diçka, jo për të pajtuar Ballkanin se këtë ai e di që nuk i bën dot dhe faktet treguan që nuk e bëri dot, por për të dhënë mesazhin në Perëndim se ky është politikani që duhet mbështetur, se ky kërkon stabilitet, për të bindur ata që e mbikëqyrin në ëashington, Bruksel, Berlin dhe Paris, që të mos ia vënë re zgjedhjet e masakruara që e mbajnë në pushtet, korrupsionin galopant dhe pastrimin e parave, personalizimin e pushtetit dhe përdorimin e tij për interesa personale.

Ky delir i liderit rajonal, mund t' i bënte dëm vetëm atij, nëse nuk do ta vinte Kosovën në këtë pozitë të vështirë që e ka vënë sot dhe nëse nuk do ta shndërronte Shqipërinë e varfër në infrastrukturën luksoze të personit që e ka marrë peng. Deliri i liderit Rajonal dhe fabula që e pason, janë duke e ekspozuar Kosovën si problem, sikur ajo është po aq fajtore sa Serbia për atë që po i ndodh në territorin e saj, sikur kokfortësia e Qeverisë po shkakton një tension që mund të çojë në konflikt. Këto teza të Vuçiç, është duke i përdorur sot për fat të keq Kryeministri i Shqipërisë, vetëm për të fituar statusin e negociatorit ndërkombëtar apo liderit rajonal si fasadë, në thelb vetëm për pushtetin e tij personal. 

Anullimi i mbledhjes së dy qeverive si një sanksion ndaj Kosovës, pikërisht në kohën kur Kosova kishte më shumë nevojë për Shqipërinë, ishte një zell prej servili ndaj ndërkombëtarëve, një lutje që t'i japin atij këtë status të veçantë që kërkon. Gjithmonë, jo për të paqtuar rajonin, por për të konsoliduar pushtetin personal.

E gjithë çfarë beri për Kosovën në dy ditët e lavdisë së dëshpëruar, ishte në favor të Serbisë. Relativizoi bandat serbe, i përdori takimet me Osmanin dhe Konjufcën për të marrë kredite dhe pastaj i perdori takimet kundër tyre dhe kundër Kurtit. Vuri në pikëpyetje dëshirën e Kurtit për bashkëpunim duke e ekspozuar si shumë të vështirë pjesëmarrjen e tij në samitin e tetorit, duke bërë sikur nuk e di që, ndërsa ai me Vuçiçin dhe Zaevin merreshin me Ballkanin e Hapur, Kryeministri i Kosovës kërkonte vetëm Procesin e Berlinit.

Milionat e shpenzuara për dy ditë, janë një dëm që mund të justifikohej nëse do të sillte një përfitim sado minimal, jo një dëm akoma më të madh për shqiptarët e Kosovës.

enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 7 Korrik 2023, 19:24 Ola Xama

Çfarë kuptuam për fisin Rraja?!

Ola Xama Nga pamjet e rrahjes së dy njerzve të pafajshëm në Fushë Krujë kuptuam që: -Drejtimin e Policisë së...

Editorial 3 Korrik 2023, 16:54 Klodian Tomorri

Ekonomia e oligarkëve

Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...

Editorial 30 Qershor 2023, 19:52 Ditmir Bushati

Momenti Monnet për Europën

Ditmir Bushati Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BEsë morën vendimin largpamës për t’u ofruar anë...

Editorial 26 Qershor 2023, 11:59 Enton Abilekaj

Negociatori i pakërkuar po kërkon një krizë

Enton Abilekaj Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbis&e...

Editorial 23 Qershor 2023, 08:51 Meri Lika

Kur të ngelet derri maç në dorë

Meri Lika Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet