Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
Protesuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot 28 Qershor, 22:33 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...

U duk si një gjest i bukur për t’u shprehur mirënjohjen SHBA-ve, veçanërisht për Kosovën. Një ftesë për të nderuar Bill Clinton, është e parefuzueshme, një fjalim live i tij gjithashtu. Pavarësisht se vizitë private, pavarësisht se Presidenti përjashtohet, emri i Bill Clinton për shqiptarët i tejkalon të gjitha.
Deri në momentin kur je në Bulevard dhe kupton se nuk je ftuar për të nderuar Presidentin që çliroi Kosovën, por Kryeministrin që po blen kreditë politike, pasi i konsumoi të vetat me shpejtësi. Që Kryeministria nuk është përdorur si institucion i vendit, por si infrastruktura personale e karrigembajtësit, për të fituar pikë te shqiptarët e të gjitha shteteve dhe, pse jo, për të goditur Kryeministrin e Kosovës.
Kupton se nuk po festohet as Pavarësia e SHBA, por po privatizohet imazhi i SHBA-së për të goditur kundërshtarët politikë. Nuk po i bëhen nderime aleatit të madh, por po e fusin si xhindin në llampën personale të Edi Ramës, që shqiptarët ta kenë frikë, nuk po respektohet ai që bombardoi ushtrinë serbe për të shpëtuar civilët shqiptarë, por po konsumohet imazhi i tij, për një kauzë personale të atij që paguhet për të mos menduar për vete kur hyn në atë seli.
Kur je në Bulevard dhe shikon show-n personal që i jep shkëlqim vetëm Edi Ramës, kupton pse mungon opozita, kush e investon përçarjen, që të përfitojë monopolizimin dhe personalizimin e gjithçkaje që duhet të ishte e gjithë shqiptarëve, përfshirë dhe aleatët strategjikë.
Je duke parë kulmin e sinusoidës së një pushteti personal, që, pasi kapi gjithçka brenda vendit, po vazhdon ta bëjë këtë jashtë, po mundohet të mbjellë në mendjet e njerëzve që gjithçka që i rrethon punon për të, atyre që e duan që ta besojnë si Zotin dhe atyre që nuk e duan t'i tremben si Zeusit.
Nuk ka më keq për imazhin e SHBA-ve se sa të duket si xhindi i futur në llampën e një personi, si gjigandi që plotëson dëshirat personale të zotëruesit të llampës. Pas asaj që bëri me MCgonigal, nuk mund të pritej që Edi Rama të jepte në mes të Tiranës shembullin e një lobimi, gjysmë-okult, me një personazh kaq të dashur për shqiptarët dhe me një aleat kaq të pazëvendësueshëm. Pas McGonigal pritej një gjest ndjese morale, një nderim i sinqertë, në emër të një vendi që bashkohet në raport me SHBA-në.
Edi Rama tregoi se di të bëjë vetëm këtë, ta sjellë në Tiranë imazhin e Washingtonit si një pazar i shtrenjtë, ku shiten politika dhe mbështetje, që nuk i blen dot gjithkush. Pasi bleu njërin dhe u kap, ai mund të vazhdojë të bëjë pazar në rrugë të ligjshme, për të blerë mbështetje për veten dhe sulme për kundërshtarët.
Në 4 korrik ai nuk kishte vendosur t'i bënte dhuratë SHBA-ve, as Clintonit, as shqiptarëve. I bëri një dhuratë të shtrenjtë vetes, i dha jehonë sulmit ndaj Albin Kurtit, përdori fjalët e njeriut të zemrës të shqiptarëve, për interesin e tij personal. Kur e paralajmëroi këtë në "Opinion", të gjithë menduan se bëhej fjalë për një dhuratë për Shqipërinë, pa e kuptuar se Edi Rama e identifikon tashmë Shqipërinë me veten dhe e përdor të gjithë për veten.
Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...
Peter Lucas Nuk ka asgjë që Joe Biden nuk do ta bënte për t’u bërë qejfin vendeve që i duan të keqen Shteteve...
Ditmir Bushati Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BEsë morën vendimin largpamës për t’u ofruar anë...
Enton Abilekaj Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbis&e...
Meri Lika Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër ...
Takimi Nga Edward P. Joseph Nëse dikush mund ta kuptojë përplasjen e 'shëmtuar' dhe të panevojshme mes Shteteve të Bas...
“Project Syndicate” Epoka e stabilitetit global pas vitit 1945 ka mbaruar njëherë e mirë. Nga bota bipolare e Luftës së ...
Nga Enton Abilekaj Prej 2 javësh situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë kaotike. Mediat raportojnë nga vendngjarja, se pro...
Enton Abilekaj As arrestimet e fundit nuk e kanë rritur besimin tek Drejtësia e re. Për statistikat e Drejtësisë, Sekretaria e P&e...
Gaz Bardhi dhe Lulzim Basha Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesi...