Ahmetaj nën hetim, pas kontrollit SPAK vendos sekuestro preventive vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas
Pas banesës së ish-gruas! SPAK sekuestron vilën ku jeton Ahmetaj në Hamallaj, prona në pronësi të bashkë...
Pas banesës së ish-gruas! SPAK sekuestron vilën ku jeton Ahmetaj në Hamallaj, prona në pronësi të bashkë...
Kurti pas homazheve në Gllogjan: Dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar 24 Mars, 12:56 ...
Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak 24 Mars, 15:05 ...
Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me Alibashën që e bën PD-në shumë më të besueshme 24...
SHBA – Dokumentet e reja gjyqësore të paraqitura në Logan County të hënën tregojnë trupin e një burri të groposur në një gropë në Mulhall, Oklahoma.
Trupi i përket Brent Mack, i cili u zhduk më 20 shtator 2021. Oficerët thonë se Dan Triplett vrau Mack-un në një kantier pune. Triplett ishte shefi i Mack-ut në një biznes instalimi gropash septike, për grumbullimin e ujit në nëntokë dhe shpërndarjen më pas në banesë.
Sipas Okcfox, policia thotë se Triplett e shkarkoi Mack-un nga puna më 20 shtator dhe i dha atij 1000 dollarë pushim. Triplett u tha hetuesve se më pas e kishte lënë Mack në një lavanderi në Guthrie. Pas rishikimit të videos së mbikëqyrjes jashtë lavanderisë, policia pa kamionin e Triplett-it të kalonte pranë saj më 20 shtator, por nuk u ndal kurrë aty.
Më vonë, policia e pyeti Triplett se ku ishte rasti i fundit që ai dhe Mack kishin punuar. Triplett fillimisht u tha atyre se ishte në Crescent më 8 shtator. Pasi morën një urdhër kërkimi për shtëpinë dhe automjetin e Triplett, hetuesit gjetën një ditar të vendeve të punës. Ata gjetën një regjistrim që tregonte se Triplett kishte instaluar një sistem septik në Mulhall më 20 shtator, në të njëjtën ditë kur Mack u raportua i zhdukur. Njerëzit që jetonin në shtëpinë në Mulhall kishin pamjet e vëzhgimit të Brent Mack dhe Dan Triplett duke punuar në vendin e punës. Hetuesit thonë se Mack u zhduk nga pamja e kamerës kur zbriti në vrimën që po hapej për vendosjen e gropës septike. Policia vuri në dukje se ai nuk u pa më në filmime pasi u zhduk në gropë. Pamjet treguan gjithashtu dy persona duke mbërritur në vendin e punës, por vetëm një person u pa duke u larguar.
Hetuesit gërmuan gropën septike më 21 tetor. Nën gropën septike, antropologët e shtetit përdorën një sondë për të gjetur trupin. Pasi trupi u zhvarros, hetuesit gjetën një portofol me ID-në e Brent Mack brenda. Dokumentet e gjykatës tregojnë se zyra e Ekzaminuesit Mjekësor ka gjetur një predhë në zgavrën e gjoksit të Mack me një plagë hyrëse në pjesën e sipërme të krahut të majtë. Triplett u arrestua më 21 tetor. Ai u akuzua për vrasje dhe përdhosje të një kufome njerëzore. Gjyqi i tij i radhës është në 18 nëntor.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRAZIL – Një grua në Brazil ka tentuar të mbysë një burrë në një autobus në qytetin e Belemit, Brazil, pasi dyshohet se ai e ngacmoi seksualisht.Sipas Dai...
UKRAINË – Shpërthimi në termocentralin bërthamor të Çernobilit është ndër aksidentet më të rënda bërthamore që bota ka parë ndonjëherë.Ç...
SHBA- Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kanë arrestuan 150 persona nën dyshimet për tregtimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë opi...
KOSOVË- Çmimi i Energjisë Elektrike në Kosovë nuk do të rritet këtë vit. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Zyra e Rregullatorit t...
SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi ditën e sotme se SHBA-ja ka lëshuar pasaportën e parë me përcaktimin gjinor “X”, duke shënuar n...
ANGLI- Një gjykatë britanike pritet të vendosë këtë javë nëse themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange, mund të ekstradohet nga Britania në Sh...
SHBA – Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton tha se në mesin e viteve 2000, një politikan e sulmoi seksualisht pasi e ftoi në shtëpin...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ditën e s...
SHBA – Platforma e mesazheve WhatsApp nuk do të jetë më e disponueshme në më shumë se 50 lloje telefonash brenda disa javësh.Sipas First post, nga 1 nënto...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në Angli të anulojë vendimin për bllokimin e ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks Julian...