Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Bota
Kriza energjitike/ Kosova merr vendimin, këtë vit nuk do të ketë rritje të energjisë
27 Tetor 2021, 17:42Nga DOSJA
KOSOVË- Çmimi i Energjisë Elektrike në Kosovë nuk do të rritet këtë vit. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka marrë vendim që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për këtë vit. Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, çmimet e energjisë do të jenë ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit të ardhshëm, më 2022.
Njoftimi i Plotë:
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të V-të me radhe për këtë vit. Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Bordi gjithashtu ka miratuar aneks Marrëveshjen për caktimin e çmimit të energjisë termike nga kogjenerimi në TC Kosova B në mes Ndërmarrjes së Ngrohjes Qendrore “Termokos” dhe gjeneratorit për prodhimin e energjisë termike KEK Sh.A. Ky çmim llogaritet bazuar në çmimin referent të energjisë elektrike i përcaktuar mes KEK Gjenerimit dhe Furnizuesit të shërbimit universal të energjisë elektrike, dhe gjithashtu koston shtesë për mbulimin e konsumit të energjisë elektrike në Stacionin e Ekstraktimit të energjisë termike në TC Kosova B. Çmimi i llogaritur i energjisë termike nga kogjenerimi ka 2 komponente: – Komponentën për kapacitet elektrik të rezervuar në vlerë 20.84 €/MëhEL/h; dhe – Komponentën e sasisë së energjisë termike në vlerë 1.36 €/MëhTH Është marrë po ashtu vendim për lëshimin e licencës për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen “HEP ENERGY” Sh.p.k. Kjo ndërmarrje ka qenë e licencuar edhe më herët nga ZRRE për ofrimin e shërbimeve të furnizimit, por për shkak se nuk ka arritur me që me kohë të parashtrojë kërkesën për vazhdim licence i është nënshtruar procedurave të rregullta fillestare të licencimit. Gjithashtu janë marrë po ashtu edhe vendimet për lëshimin e dy autorizimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare për VET – KONSUM në kapacitet prej 28kë. Sot Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE
Kriza energjitike dhe e karburanteve ka kapur shumë vende në botë, mes tyre dhe Shqipërinë. Çmimet e energjisë elektrike dhe të karburantëve pritet që të rriten, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të dalim nga kjo krizë.
ANGLI- Një gjykatë britanike pritet të vendosë këtë javë nëse themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange, mund të ekstradohet nga Britania në Sh...
SHBA – Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton tha se në mesin e viteve 2000, një politikan e sulmoi seksualisht pasi e ftoi në shtëpin...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ditën e s...
SHBA – Platforma e mesazheve WhatsApp nuk do të jetë më e disponueshme në më shumë se 50 lloje telefonash brenda disa javësh.Sipas First post, nga 1 nënto...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në Angli të anulojë vendimin për bllokimin e ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks Julian...
AFGANISTAN – Një foto emocionuese dhe e fuqishme e një babai sirian me një këmbë që mban djalin e tij të lindur pa gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme teks...
HAGË- Ka vazhduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, ish-gazetarit të gazetës “Infokus”, Halil Berisha, në seancën ndaj ish-krerëve të Organizatë...