Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Bota
As mashkull as femër, SHBA lëshon pasaportën e parë me përcaktimin gjinor ‘X’
27 Tetor 2021, 17:49Nga DOSJA
SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi ditën e sotme se SHBA-ja ka lëshuar pasaportën e parë me përcaktimin gjinor “X”, duke shënuar një hap drejt vënies në dispozicion në të gjithë vendin të pasaportave për njerëzit jobinarë, interseksualë dhe jokonform gjinive të përcaktuara.
“Departamenti i Shtetit është i përkushtuar për të promovuar lirinë, dinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, përfshirë personat LGBTQI+”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë që njoftoi masën e marrë në fillim të këtij viti.
Sipas US news, së bashku me përcaktimet për meshkuj dhe femra, duke përdorur përcaktimet “M” dhe “F”, departamenti tani ka lëshuar një opsion të tretë, “X”, duke njohur ata individë që nuk identifikohen si meshkuj apo femra. Masa do të heqë gjithashtu kërkesën për të marrë një çertifikatë mjekësore nëse gjinia e zgjedhur e vetë aplikantit nuk përputhet me gjininë në dokumentet e tjera të shtetësisë ose identitetit të tyre, shpjegoi departamenti në një njoftim të mëparshëm .
Departamenti tha se pritet të ofrojë opsionin për të gjithë aplikantët rutinë të pasaportave pasi të përfundojë sistemi i kërkuar dhe përditësimet e formularit në fillim të vitit 2022. Ky moment historik është pjesë e planit të Presidentit Joe Biden për të përparuar lidhur me barazinë LGBTQ+ në Amerikë dhe në mbarë botën. Biden ka promovuar iniciativa të tilla si kthimi i ndalimit ushtarak transgjinor dhe zgjerimi i aksesit në kujdesin shëndetësor për individët LQBTQ.
“Që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden ka ndërmarrë disa veprime ekzekutive që demonstrojnë përkushtimin e kësaj administrate për të drejtat e njeriut dhe i ka drejtuar agjencitë në të gjithë qeverinë e SHBA-së që të ndërmarrin veprime konkrete për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të personave LGBTQI+ në mbarë botën”, tha Blinken.
ANGLI- Një gjykatë britanike pritet të vendosë këtë javë nëse themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange, mund të ekstradohet nga Britania në Sh...
SHBA – Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton tha se në mesin e viteve 2000, një politikan e sulmoi seksualisht pasi e ftoi në shtëpin...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ditën e s...
SHBA – Platforma e mesazheve WhatsApp nuk do të jetë më e disponueshme në më shumë se 50 lloje telefonash brenda disa javësh.Sipas First post, nga 1 nënto...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në Angli të anulojë vendimin për bllokimin e ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks Julian...
AFGANISTAN – Një foto emocionuese dhe e fuqishme e një babai sirian me një këmbë që mban djalin e tij të lindur pa gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme teks...
HAGË- Ka vazhduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, ish-gazetarit të gazetës “Infokus”, Halil Berisha, në seancën ndaj ish-krerëve të Organizatë...
HAGË – Ka përfunduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, gazetarit Halil Berisha, në gjyqin e zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të Organiza...