"Katastrofë mjedisore në Elbasan!" Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit, deputeti Sula: Nuk mjaftojnë komp...
Aktualitet
Grabitjet spektakolare me mln euro,107 vite burg për bandën e grabitjeve, ‘koka’ e grupit i shpëton dënimit
26 Mars 2019, 12:20Nga DOSJA
TIRANE-Gjykata dënon me burg bandën e grabitësve të blindave prej disa milionë euro. 8 të arrestuarit akuzoheshin për disa grabitje, përfshirë grabitjen e bankës tek stacioni i Trenit dhe grabitjen rruga e Rinasit.
Organi i akuzës bëri me dije në gjykatë se janë grumbulluar një sërë provash dhe se janë pyetur mbi 100 persona.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimtare ka qenë verifikimi i pamjeve të sigurisë në banesën e Admir Muratajt, i cili është edhe i akuzuari kryesor për të 3 grabitjet.
Vendimet e gjykatës Dash Kupa 18 vite Ernest Kupa 17.4 Neim Avdylaj 17.4 Ditjon Memlikaj 8.6 Admir Çerpja 5.8 Fatjon Xhyliu 14 Dritan Sinani 13.4 Aleksandër Murataj 12.8
Për kokën e grupit, Admir Murataj u vendos pezullimi i gjykimit, dhe pritet që të gjykohet më vonë për shkak të ndryshimit të rregullave për gjykimin në mungesë.
Grabitjet e bujshme të grupit
1. Grabitja tek Stacioni i Trenit më 12 shkurt 2015. Grupi vodhi një bankë të nivelit të dytë në një sasi parash që kapte vlerën e 900 mijë frangave zvicerane, 800 mijë paundë dhe 16 mijë euro.
2. Grabitja e dytë ka ndodhur më 3 dhjetor 2015, kur grupi paratë e një banke të nivelit të dytë që po transportoheshin me blinda në Rinas, poshtë Qafës së Kasharit. në këtë vjedhje, grupi i armatosur vodhi 1 mln e 800 mijë paundë, 800 mijë dollar amerikanë, 200 mijë dollar kanadezë dhe 200 mijë dollar australianë.
3. Grabitja e tretë ka ndodhur më 9 shkurt 2017, ku grupi vodhi 8 thesë me para në Domje të Tiranës, kur paratë e një banke të nivelit të dytë po transportoheshin në Rinas. në 9 shkurt 2017, grupi mori 2 mln e 400 mijë euro, 2600 mijë paundë, 85 mijë franga, 60 mijë dollar.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekë e drejtues shërbimesh, ku kërkuar ndryshimin e Kodit Penal për ndëshkime shembu...
SHKODËR-Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani. Ndërkohë për këtë t...
TIRANË- Artur Çani emisionin e tij “Ajzberg” këtë javë ia kushtoi një paradoksi të dhimbshëm të qeverisjes shqiptare. Drogë apo trokë, pyeste ai dhe...
Tiranë- “Air Albania” pritet të nisë fluturimet e saj në muajin prill nga Stambolli për në Tiranë. Kështu të paktën është deklaruar sot nga nga kreu i Autoritet...
Greqi- Gjendja e burgjeve greke, në të cilat ndodhen edhe shumë shqiptarë është e mjerueshme. Një video e publikuar nga shqiptarët e burgosur në Greqi pak ditë...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ekzekutimin e Jurgen Kurti...
Shkodër- Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër seanca lidhur me çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serb dh...
Tiranë- “Air Albania” pritet të nisë fluturimet në muajin prill të këtij viti. Kështu të paktën është deklaruar sot nga nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civ...
TIRANË-Arrestohen 3 persona për vrasjen e Jurgen Kurtit dhe një tjetër shpallet në kërkim. Burime për Dosja.al nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se tre t...