Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
E FORTË/ Zv/kryeministri britanik paralajmëron se lufta në Ukrainë do të zgjasë me muaj
6 Mars 2022, 09:06Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite, thotë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab për Sky News, pasi ai thotë se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për tu siguruar që Vladimir Putin të dështojë.
“Ne nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët tanë është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe kjo do të marrë pak kohë. Ne po flasim për muaj, nëse jo vite, dhe për këtë arsye ne do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh.”
Raab tha se kur shikon atë që Putini ka bërë në të kaluarën, në të gjitha luftërat në të cilat ai ka qenë i përfshirë, kujtoni Sirinë… “Unë nuk mendoj se ka ndonjë taktikë që ai nuk do ta bënte.”.
“Por unë do të thosha këtë. Mendoj se NATO dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë absolutisht të vendosura dhe ne do t’i mbështesim ato deri në fund.”
Deklarata vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.
UASHINGTON- Uashingtoni po zhvillon bisedime me Varshavën për furnizimin me avionë luftarakë në Ukrainë, raportoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë ameri...
UKRAINE- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar “disa” sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe po heton të tjerat, shefi i OBSH. “...
UKRAINE- Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, do të fillojë përpjekjet për të evakuuar popullsinë civile, pasi përpjekjet ...
KAZAKISTAN– Një protestë kundër luftës duket se po zhvillohet në Almaty, Kazakistan, referuar një morie postimesh në mediat sociale këtë mëngjes. Gazetarj...
TAJVAN- Qindra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, të dielën për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në mesin e demonstruesve ishin...
UKRAINE– Mbi 3 mijë amerikanë pranuan thirrjen e Ukrainës për vullnetarë të huaj që do të luftojnë kundër Rusisë. Një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës ...
BRUKSEL– Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron një ndikim të rëndë në ekonominë botërore të luftës në Ukrainë. “Ndërsa situata mbetet shumë e rrjedhshme...
UKRAINE- Lufta e Rusisë ndaj fqinjit të saj vazhdon për ditën e 11 dhe tashmë jemi në javën e dytë. Në Ukrainë, ora është 10:00 e paradites dhe situata aktualis...