Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës
6 Mars 2022, 05:55Nga DOSJA
UKRAINË– Orë agonie po përjetojnë qytetarët ukrainas në ditën e 11 të luftës. Në 11 ditë luftë në Ukrainë janë vrarë më shumë se 503 persona nga të cilët 360 janë vetëm civilë, 1,123 gjithashtu janë të plagosur. Nga vendi janë larguar më shumë se 1.5 milionë qytetarë, në mënyrë që t’i shpëtojnë sulmeve nga Rusia. Për ndalimin e luftës, Putin ka kërkuar që Ukraina të ndalojë sulmet. Ditën e sotme u vendos për një armëpushim të dytë në disa qytete të Ukrainës, mirëpo edhe sot operacioni dështoi. Ukraina deklaron se evakuimi i civilëve në Mariupoli dështoi pasi ushtria ruse nuk po respektonte marrveshjen dhe nuk ndaloi sulmet. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit, ndërsa britanikët theksuan se propozimi i Rusisë për një armëpushim në Mariupol ishte një pretekst që Rusia të ridislokonte forcat e saj.
Qyteti i Mariupolit po bombardohet pamëshirshëm nga rusët. Sipas Alexei Kuleba, qyteti Borodyanka, i vendosur disa kilometra në veriperëndim të Kievit, u shkatërrua plotësisht dhe u pushtua nga rusët. Ushtria ukrainase paralajmëroi sot se forcat ruse po kërkojnë që të kapnin një digë në një hidrocentral strategjik në jug të kryeqytetit, Kiev. Sipas tyre, trupat ruse tani synojnë Digën Kaniv, e cila ndodhet rreth 150 kilometra në jug të Kievit, në lumin Dnipro. Deri më tani, ushtria ruse ka shkatërruar, dëmtuar ose kapur disa infrastruktura kyçe të energjisë në Ukrainë, duke përfshirë termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhia.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte diskutuar me homologun e tij amerikan Joe Biden, i cili i ofroi mbështetje financiare. Në bisedë është shqyrtuar edhe mundësia e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë të tipit lindor nga Polonia. Këta janë MiG të modës së vjetër, të cilat Polonia i ka dhe ka të ngjarë t’i dërgojë në Ukrainën fqinje për të forcuar mbrojtjen e saj.
Zelenskyy ka biseduar edhe me CEO të SpaceX, Elon Musk me të cilin ra dakord që Ukraina të marrë më shumë terminale interneti Starlink. Javën e kaluar, Musk tha se SpaceX po dërgonte më shumë terminale në vend, ku interneti është ndërprerë për shkak të pushtimit të Rusisë. Po për shkak të sulmeve të vazhdueshme, transmetimet radio televizive janë ndërprerë në Kharkiv.
Boris Johnson ka zbuluar një plan prej gjashtë pikash që ai shpreson se do të sigurojë që Rusia të dështojë në pushtimin e saj “të tmerrshëm” të Ukrainës. Kryeministri tha se “nuk janë historianët e ardhshëm, por populli i Ukrainës që do të jetë gjykatësi ynë” për mënyrën se si bota reagon ndaj “sulmit të shëmtuar, barbar” të Vladimir Putin.
Visa dhe Mastercard po pezullojnë transaksionet në Rusi. Mastercard tha se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti Mastercard dhe çdo Mastercard e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionojë në tregtarët ose ATM-të ruse. Visa tha se transaksionet duke përdorur kartat Visa të lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë më jashtë vendit dhe çdo kartë Visa e lëshuar nga institucione financiare jashtë Rusisë nuk do të funksionojë më në Rusi. Biden e ka mirëpritur vendimin e Visa dhe Mastercard për të pezulluar shërbimet e tyre në Rusi.
UKRAINË- Janë shfaqur pamjet e momentit kur një avion rus u rrëzua mbi qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, më herët sot. Dailymail shkruan se Oleg Synegub...
SLLOVENI- Një djalë nga Zaporozhye, më shumë se 1000 kilometra larg, erdhi i vetëm në kufirin Sllovak me Ukrainën. Newsfounded shkruan se 11-vjeçari kish...
SHBA- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati, Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që Kosova të bëhet anëtare e N...
UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se beson se Rusia planifikon të bombardojë Odessa, një qytet port jugor ukrainas në De...
UKRAINE- Dje dështoi përpjekja për të hapur një korridor humanitar për civilët ukrainas për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus. Korridori pritej të ndihm...
MYKOLAIV– Dosja.al sjell disa pamje të rënda ku shihet sesi trupat ruse sulmojnë me lëndë të ndaluara zona të banuara. Në pamjet e siguruara nga redaksia,...
UKRAINË- Transmetimet televizive dhe radio janë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse. CNN shkruan se në ...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën. CNN shkruan se Macron e përditësoi atë për bisedën e ...
UKRAINË- Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin, një lagje në perëndim të Kievit. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i I...
UKRAINË- Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të mbyllin qiellin mbi Ukrainën. Në një intervistë për BBC, ...