Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zbulohet relacioni i SPAK për Ballukun: Situata penale është rënduar
Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, Prokuroria thekson se, për shkak të personalitetit të saj, Balluku dyshohet për manipulimin e të paktën 11 tenderave dhe se veprimet e saj mund të kenë pasoja serioze penale.
18 Dhjetor 2025, 17:40Nga M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se situata penale e saj është përkeqësuar dhe ekziston rreziku që të kryejë vepra të tjera të rënda penale.
Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, Prokuroria thekson se, për shkak të personalitetit të saj, Balluku dyshohet për manipulimin e të paktën 11 tenderave dhe se veprimet e saj mund të kenë pasoja serioze penale.
Kërkesa e Prokurorisë pritet të shqyrtohet nga deputetët, të cilët do të vendosin për heqjen e imunitetit dhe mundësinë e arrestimit të kryeministres.
"Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj".
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al