18 Dhjetor 2025, 15:30
Nga M.L
Kujtim Cakrani
TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, është paraqitur sot në SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 Janarit. Meta është pyetur në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat, duke qenë se në atë periudhë ushtronte detyrën e zv/kryeministrit të dorëhequr në qeverinë “Berisha”.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka bërë publike disa elemente nga deklarimet e Metës përpara oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas Cakranit, Meta ka pohuar se përpara zhvillimit të protestës ishte informuar në mënyrë konfidenciale nga shërbime të huaja që vepronin në Shqipëri, të cilat paralajmëronin për një demonstratë të dhunshme, me rrezik për përplasje serioze dhe madje edhe humbje jete.
Avokati ka theksuar se të njëjtat informacione, sipas Metës, u ishin përcjellë edhe kryeministrit dhe presidentit të kohës.
“Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do mbyllej me vrasje. Unë kam dhënë dorëheqjen se më është kërkuan nga ata sepse e dinin qe do ketë skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet dhashë dorëheqjen. Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret edhe presidencës”, mësohet të ketë thënë Meta.
Çështja "21 janari"
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
kujtim cakrani ilir meta
Politike
18 Dhjetor 2025, 14:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe...
Politike
18 Dhjetor 2025, 14:11
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Gazeta greke, Protothema i ka bërë jehonë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku shpë...
Politike
18 Dhjetor 2025, 14:05
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Një lajm ka bërë bujë në mediat shqiptare se drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda i ...
Politike
18 Dhjetor 2025, 13:59
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres...
Politike
18 Dhjetor 2025, 13:22
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK lidhur me ç...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:47
E. D
pamje nga kaosi ne kuvend
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas seancës kaotike që u zhvillua sot në seancën pl...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:35
E. D
Bardhi, Çaushi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u kthye sot në 'arenë përleshje' mes deputetëve të Partis&e...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë nga takimi me ish-Presidentin Hashim Thaçi në Hagë ditën e sotme. Me an...
Politike
18 Dhjetor 2025, 12:09
E. D
Erion Ismaili
TIRANË- Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili është paraqitur në GJKKO për...
Politike
18 Dhjetor 2025, 11:55
E. D
Hava Delibashi
TIRANË- Drejtoresha e AKSH- it Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur p...