LIVE UPDATES
Politike

Kaos, përplasje fizike dhe flakadanë sot në Parlament/ PS kërkon përjashtim të deputetëve të PD-së

Për deputetë Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, PS kërkon përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

18 Dhjetor 2025, 14:37 Nga E. D
Kaos, përplasje fizike dhe flakadanë sot në Parlament/ PS
foto ilustruese

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ku i kërkohet marrja e masave displinore për deputetët e opozitës lidhur me kaosin e shkaktuar sot në seancën plenare. Për deputetë Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, PS kërkon përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Edhe për deputetët Klevis Balliu, dhe Flamur Noka kërkohet përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa për deputeteten Elda Hoti kërkohet përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë. Sa i përket Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, PS kërkon përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë, pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave. 

Gjithashtu për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, socialistët kërkojnë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë.

Deklarata e zëdhënëses së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erjona Ismaili:

Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar sot për marrjen e masave disiplinore pas incidenteve të rënda të ndodhura në nisje dhe përgjatë Seancës Plenare të datës 18 Dhjetor 2025, drejtuar sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Seanca Plenare e datës sotme ishte një seancë me shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Siç duket qartë nga pamjet bashkangjitur kësaj kërkese dhe pamje të tjera të bëra publike nga mediat ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura më parë nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: deputetët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Elda Hoti, Ledina Alolli (e cila pas verifikimeve figuron të jetë edhe zëdhënëse e Grupit të PD dhe anëtare e Grupit të Partisë së Lirisë) dhe nga drejtues të subjektit politik Partia Demokratike deputetët Sali Berisha dhe Flamur Noka.

Prej orës 09.52 të datës 18.12.2025 nën drejtimin e disa prej deputetëve të sipërcituar së bashku me deputetë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë, janë sulur drejt Foltores së Kuvendit dhe drejt vendeve ku qëndrojnë të ulur Kryetari i Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sekretaria e Kuvendit. Disa prej deputetëve kanë goditur punonjësit e shërbimit të Gardës së Republikës, kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Në këto kushte në hapje të seancës dhe përgjatë saj drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, bazuar në nenet 63, 64, 64/1, 64/2, 65 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen dhe u kërkoi deputetëve të lironin Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të masave përshkallëzuese të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i dha sipas Nenit 65 masën disiplinore “përjashtim nga seanca plenare..” deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët nuk e zbatuan vendimin e marrë ndaj tyre.

Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera (përfshirë pajisjet) drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike.

Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cënuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të planit të mirëorganizuar dhe të parapërgatitur deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë rrethuar Foltoren e Kuvendit duke bllokuar zhvillimin normal të seancës dhe kanë shkaktuar kaos.

Sa më sipër, bazuar në provat filmike bashkangjitur, pamjet e bëra publike nga mediat dhe në prova të tjera që do t’ju vendosen në dispozicion në vijim, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar; dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

1. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 7 paragrafi a) kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

2. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, nuk kanë pranuar të dalin nga salla, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se këta dy deputetë kanë kryer disa shkelje, masat disiplinore për të cilat janë të ndryshme, kërkojmë marrjen e masës më të rëndë të parashikuar, pra 60 ditë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.

3. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti e cila sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.

4. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6 paragarfi c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në nenin 65/1 pika 1, pra deputetët kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sipas sipas parashikimeve të nenit 6 pika 2, paragrafi a) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

5. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos, kanë dhunuar punonjës të institucioneve shtetërore (Gardës së Republikës).

6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare./Dosja.al

ps pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet