E rëndë në Kavajë! Vëllai vret me thikë vëllanë, arrestohet 76-vjeçari (EMRAT)
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
Qytetarja thotë se më pas e ka larguar avokatin dhe ka marrë një përfaqësues tjetër, por shprehet se nuk ka pasur informacion të plotë për ecurinë e çështjes dhe vendimin e marrë nga gjykata.
GJIROKASTËR- Një qytetare nga Gjirokastra ka bërë një denoncim, ku ngre shqetësime për mënyrën se si është trajtuar çështja e saj në Gjykatën e Gjirokastrës, ndërkohë që vetë ajo nuk ka dijeni për vendimin përfundimtar të procesit. Në denoncimin e bërë për JOQ, Floriana Bajrami tregon se ka pasur probleme me avokatin që e ka zgjedhur ta përfaqësoj në procesin gjyqësor që lidhet me një çështje mashtrimi.
Ajo pretendon se avokati i saj Çlirim Rabaj, nuk ka përgatitur padinë sipas kërkesave të qytetares dhe nuk ka qenë aktiv në seancat gjyqësore. Qytetarja deklaron se avokati ka bashkëpunuar me palën kundërshtare, pasi janë nga i njëjti fshat dhe njiheshin.
Qytetarja thotë se më pas e ka larguar avokatin dhe ka marrë një përfaqësues tjetër, por shprehet se nuk ka pasur informacion të plotë për ecurinë e çështjes dhe vendimin e marrë nga gjykata. Ajo ka paraqitur ankesë edhe në Dhomën e Avokatisë dhe tek Avokati i Popullit, duke kërkuar marrjen e masave disiplinore dhe dëmshpërblim financiar, pasi nuk e ka idenë se si është trajtuar çështja.
Në deklaratën e saj, qytetarja ngre gjithashtu pretendime për mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor dhe thotë se nuk i ka dhënë mundësinë të dëshmojë në seancat gjyqësore Megjithatë, nga ana tjetër, mësohet se personi me të cilën qytetarja kishte qështjen gjyqësore është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa Apeli ka lënë në fuqi vendimin, i cili tashmë ka marrë formë të prerë.
"Jam Floriana Bajrami dhe po e bëj këtë video për një problem që kam me një avokat. Unë kam pasur një çështje mashtrimi me një person nga Rrethi i Gjirokastrës, i quajtur Albert Koko. Atëherë unë kisha marrë një avokat që quhet Çlirim Rabaj. Ky avokat më ka mashtruar. E para, ky avokat nuk e ka bërë padinë siç unë e doja dhe e dyta nuk fliste fare në gjyqe. Ai ka bashkëpunuar me avokatin e palës tjetër, pasi janë nga i njëjti fshat dhe te ky person ka marrë licencën. Një avokat që unë e paguaj si mund të bashkëpunojë me avokatin e palës tjetër për të më shkatërruar. Më pas e kam hequr si avokat dhe kam vënë të tjerë. Ky person shkon dhe paraqitet në Apel pasi e kisha hequr. Unë nuk e di se çfarë është bërë në atë gjyq, se vendimi është marrë që në janar dhe tani po ikën qershori dhe nuk e di fare se çfarë është bërë.
Për këtë gjë i kam bërë ankesë Dhomës së Avokatisë, Avokatit të Popullit dhe kërkoj të merren masa, t’i hiqet licenca dhe dëmshpërblim deri në 3 milionë lekë, sepse nga bashkëpunimi që ka bërë me avokatin tjetër nuk ka shkuar siç duhet rrjedha e çështjes. Më ka shkatërruar akoma më shumë. Gjyqtarja Entela Selmanaj qeshte me avokatin e palës tjetër, duke i thënë se këto gjëra i kemi dëgjuar shumë herë. Të njëjtën gjë bënte edhe me prokurorin, sa herë prokurori shpjegonte gjendjen, ajo thoshte: “Po boll o prokuror, se e kemi dëgjuar sa herë.” Kjo është Gjirokastra, këta janë avokatët e Gjirokastrës dhe ky është sistemi gjyqësor për BE, ku viktimave s’u dëgjohet zëri as në gjyq," deklaroi qytetarja./Dosja.al
Pamje TIRANË- Një qytetare ka deklaruar ditën e sotme se një shoqëri që nuk e ndali as presionet për vendin e punës...
Pamje TIRANË- Protestuesit kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre, ndërsa e para në listë është dor&...
Pamje TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë, ndërsa kanë nisur fjalimet e tyre. Me pankarta në...
Isa Soares TIRANË- Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka postuar në rrjetet sociale disa mesazhe të dërguara nga protestues shqiptar&eu...
Pamje TIRANË- Qindra mijëra protestues kanë nisur marshimin e tyre drejt godinës qeveritare, ku pritet të zhvillojnë fjalimet...
Pamje TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet dita e 25-të e protestës, ndërsa qytetarët kanë nisur organizimin e t...
Dritan Goxhaj TIRANË- Pas sulmeve të njëpasnjëshme online nga kryeministri Edi Rama, drejtues të Partisë Socialiste dhe figur...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), në partneritet me Wizz Air, vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve me nisjen e dy de...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal, ku Salvador Aliu ishte personi kyç, i...
Foto ilustruese SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës ku një 49-vjecar është...