LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunuan shoqen dhe e filmuan/ Nën hetim tre vajzat në Fier, në pranga njëra prej tyre! Nëna e 17-vjeçares së dhunuar: Nuk i fal dot, vetëm unë e di sa po vuajmë

Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht. Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale reagoi edhe Policia e Fierit, e cila bëri me dije se ngjarja është denoncuar më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj.

8 Korrik 2026, 07:38 Nga E. D
Dhunuan shoqen dhe e filmuan/ Nën hetim tre vajzat në Fier, në
pamjet

TIRANË- Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më para në Fier, ku tre vajza të mitura dhunuan barbarisht bashkëmoshataren e tyre në një banesë. Pamjet e rënda u publikuan në mediat sociale, ku shihen që dy prej vajzave godasin bashkëmoshataren me shpulla dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.

Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht. Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale reagoi edhe Policia e Fierit, e cila bëri me dije se ngjarja është denoncuar më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj.

Ajo ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15 vjeçe. Po sipas policisë, pas denoncimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë kryer veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në komisariat 19-vjeçarja dhe dy të miturat, të cilat kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

Policia bëri të ditur gjithashtu se më 28 qershor 2026 është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje, por për një çështje tjetër. Arrestimi u krye pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga e bija, duke pësuar dëmtime fizike. Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Dosja.al për arsye etike, zgjodhi që të mos transmetojë pamjet e rënda që u shpërndanë për shkak të sensivitetit të ngjarjes.

Lidhur me ngjaren e rëndë kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast. Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre. Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme.

Familja e 15-vjeçares u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik. Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.

Një ditë pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka folur edhe e ëma e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare. Ajo ka rrëfyer për Top Channel momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht.

Sipas të ëmës më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Por në vend të kësaj familjarët morën një telefonatë, ku u njoftuan se 17-vjeçarja ndodhej në spital dhe kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar.

Kur e ëma ka arritur në spital ka parë menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën. Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.

Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare. Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte "Jo". Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte./Dosja.al

fier dhune te miturat policia e fierit

Sondazh

Poll

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve