EMRI/ Trafikuan tonelata kokaine drejt Europës, SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen...
Sipas raportimeve, duke qenë se i janë njohur 15 muaj të vuajtur më parë, ajo teorikisht mund të vazhdojë aktivitetin e saj politik dhe të zhvillojë fushatë zgjedhore, në varësi të zbatimit të vendimit dhe procedurave ligjore.
FRANCË- Gjykata e Apelit në Paris ka lënë në fuqi dënimin për mashtrim ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë Partia Nacionale (RN), Marine Le Pen. Liderja e ekstremit të djathtë është dënuar me tre vjet burgim, nga të cilat dy vjet janë me kusht, ndërsa një vit do ta vuajë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.
Gjykata vendosi gjithashtu një ndalim prej 45 muajsh për kandidimin në zgjedhje, nga të cilët 30 muaj janë të pezulluar. Përveç kësaj, Le Pen është dënuar me një gjobë prej 100 mijë eurosh. Sipas raportimeve, duke qenë se i janë njohur 15 muaj të vuajtur më parë, ajo teorikisht mund të vazhdojë aktivitetin e saj politik dhe të zhvillojë fushatë zgjedhore, në varësi të zbatimit të vendimit dhe procedurave ligjore.
Le Pen ka deklaruar se nuk dëshiron të zhvillojë fushatë elektorale duke mbajtur byzylyk elektronik, megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të këtij qëndrimi. Ajo pritet të sqarojë planet e saj për zgjedhjet gjatë një interviste televizive që do të transmetohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00 sipas kohës lokale në Francë.
Në gjyqin fillestar, Le Pen dhe 24 persona të tjerë, përfshirë ish-deputetë europianë, asistentë dhe kontabilistë, u shpallën fajtorë për një skemë që, sipas gjykatës, ka funksionuar gjatë periudhës 2004-2016. Vendimi i parë kishte parashikuar për Le Pen një ndalim pesëvjeçar nga postet publike dhe një dënim me katër vite burg, dy prej të cilave të pezulluara.
Gjatë procesit të apelimit, Le Pen ka mohuar se Partia Nacionale kishte krijuar një sistem për përvetësimin e fondeve europiane, duke deklaruar se partia kishte vepruar në “mirëbesim të plotë”. Ajo e ka cilësuar çështjen si një “gjueti shtrigash” ndaj saj dhe partisë së saj, ndërsa disa mbështetës të saj kanë dërguar edhe kërcënime ndaj gjyqtarëve.
Prokurorët, megjithatë, argumentuan se pas marrjes së drejtimit të partisë nga babai i saj Jean-Marie Le Pen në vitin 2011, Marine Le Pen e kishte kthyer këtë mënyrë përdorimi të fondeve europiane në një sistem të organizuar. Vendimi i gjykatës së apelit vjen në një moment vendimtar për politikën franceze, pasi Marine Le Pen ishte një nga figurat kryesore të garës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027./Dosja.al
Donald Trump TURQI- Presidenti i amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi në prag të Samitit të rëndësishëm t...
Macron SIRI- Presidenti francez, udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë që nga rënia e sundimtarit të ...
Foto ilustruese SPANJË- Agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet, ka shpallur alarm të kuq për valë të nxehti&...
Donald Trump dhe Abbas Araghchi SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi paralajmërime të reja rreth mundësis&...
Foto ilustruese TURQI- Shoqata për Mbrojtjen e Lirisë së Medias (MLSA) ka bërë me dije se dy gazetarë turq janë arrestua...
Trump dhe Erdogan TURQI- Vizita e ardhshme e Donald Trump në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s ka qen&e...
Emmanuel Macron SIRI- Një pajisje shpërthyese, ka shpërthyer këtë të martë pranë një hoteli ku Presidenti...
Pamje IRAN- Funerali i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, në Iran, ka përmbytur rrugët e qytetit të shenjtë të Qomit ...
ANKARA- Në Ankara gjithçka është gati për samitin e NATO-s. Punimet kanë përfunduar edhe në kompleksin e madh u...
FRANCË- Të martën, më 7 korrik, do të jepet verdikti në çështjen e apelit kundër Marine Le Pen-it. Ajo ësh...