Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 “Qeverisemi ...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
• Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë dita e 38-të e protestës, përmes së cilës është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se e kanë pushuar nga puna, vetëm se nuk siguroi 5 vota nga diaspora. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se vendi po qeveriset nga një organizatë kriminale.
Qytetari foli edhe për ndotjen e mjedisit, duke thënë se Lana qelbet nga era e keqe.
“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t. Më larguan nga puna, o Osman, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.
Isha nëndrejtor shkolle. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt. I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Një ndër mesazhet më të drejtpërdrejta të protestuesve sot në nisje të protestës është fokusuar te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, konkretisht Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Në pankartën e mbajtur nga një qytetar, protestuesit kërkojnë qartësi mbi pozicionimin e diplomacisë amerikane përballë situatës politike në vend.
"I bej thirrje Ambasadës Amerikane: Dil me deklaratë, a jeni me popullin shqiptar apo me Ramen e Berishen?", shkruhet në pankartë./Dosja.al
TIRANË- Një i moshuar tha se 4 mln euro që qeveria ka dhënë për koncertin e Kanye West, duhet që t'ua kishte dhënë pensionistëve. Gjatë një prononcimi për mediat, ai i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha të mos përzihet në protestë.
Qytetari foli edhe për rritjen e çmimeve të banesave, për të cilën tha se sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje.
“I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë këtu. Berisha po tall by*hën me ne. Edhe ky tjetri më keq se ai. Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, por shkojnë i lënë në tallava. Tallin by*hën. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij.
Sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje. Këta nuk kanë bërë asnjë gjë për ne, as për popullin që po ha dhe”, tha ndër të tjera ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar tha se i kërkon falje fëmijëve të tij, që nuk i ndaluan në kohë qeveritarët e korruptuar. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se një protestë e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në Shqipëri.
Qytetari i ardhur nga Italia, theksoi se protesta e qytetarëve shqiptarë është bërë model imitimi edhe në vende Perëndimore. Ai shtoi se ishte ky sistem, ai i cili detyroi shqiptarët të emigronin dhe të largoheshin nga familjet e tyre.
“Kjo është protesta më madhështore, më civile, një protestë pa dhunë, një protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri. Është bërë model imitimi edhe në vende Perëndimore. Ne u detyruam të largoheshim…U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Dita e 38-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”.
Pjesëmarrësit janë mbledhur për të vijuar kërkesat e tyre dhe duke shprehur qëndrimet e tyre nëpërmjet thirrjeve dhe pankaratave të ndryshme. Pas pak protesta pritet të zhvendoset para Kryeministrisë./Dosja.al