Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e shteteve, Trump: Armëpushimi me Teheranin ka përfunduar
"Theksoj mbështetjen e Turqisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihm...
"Theksoj mbështetjen e Turqisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihm...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
Kjo kategori përfshin sëmundjet e sistemit endokrin, çrregullimet metabolike dhe ato të lidhura me ushqyerjen, ku më e zakonshmja është diabeti dhe komplikacionet e tij.
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. Sipas të dhënave nga INSTAT vitin e kaluar u regjistruan 241 vdekje nga sëmundjet endokrine dhe te të ushqyerit ose 15.3% më shumë në raport me 2024-en.
Kjo kategori përfshin sëmundjet e sistemit endokrin, çrregullimet metabolike dhe ato të lidhura me ushqyerjen, ku më e zakonshmja është diabeti dhe komplikacionet e tij.
Rritja më e fortë në numër u shënua në Elbasan, ku vdekjet u shtuan nga 14 në 2024 në 25 raste vitin e kaluar. Vlora gjithashtu pati një rritje të dukshme, nga 4 në 14 raste, ndërsa Durrësi shënoi 20 raste në 2025 nga 13në 2024-en. Rritje u regjistruan edhe në Dibër, Gjirokastër dhe Fier.
Në përqindje, rritja më e lartë ishte në Vlorë, me 250%, por kjo lidhet edhe me bazën e ulët të krahasimit në vitin 2024. Rritje të forta në përqindje shënuan edhe Gjirokastra, me 85.7%, Elbasani me 78.6%, Dibra me 60% dhe Durrësi me 53.8%.
Pavarësisht rënies me 11.1%, Tirana vijoi të kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga kjo kategori, me 48 raste në vitin 2025. Pas saj renditen Fieri me 37 raste, Elbasani me 25, Korça me 21 dhe Durrësi e Shkodra me nga 20 raste.
Në disa qarqe, vdekjet shënuan rënie. Berati regjistroi 17 vdekje, nga 20 një vit më parë. Lezha ra nga 9 në 7 raste, Kukësi nga 4 në 3 raste, ndërsa Tirana nga 54 në 48 raste. Në Korçë dhe Shkodër numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar.
Të dhënat tregojnë se sëmundjet endokrine dhe metabolike, veçanërisht diabeti, po bëhen një barrë e madhe për shëndetin publik. Rritja e vdekjeve në nivel kombëtar sinjalizon nevojën për kontroll më të mirë të sëmundjeve kronike, diagnostikim të hershëm dhe ndjekje më të rregullt të pacientëve me çrregullime metabolike.
Vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit lidhen në pjesën më të madhe me diabetin dhe komplikacionet që ai shkakton. Kjo kategori përfshin gjithashtu sëmundjet e gjëndrës tiroide, çrregullimet metabolike dhe probleme të tjera hormonale, por diabeti përbën shkakun dominues të vdekshmërisë.
Rritja e numrit të vdekjeve nga këto sëmundje zakonisht shpjegohet me disa faktorë që veprojnë njëkohësisht. Një ndër më të rëndësishmit është plakja e popullsisë, pasi diabeti dhe çrregullimet metabolike janë më të shpeshta në moshat e mëdha. Gjithashtu, shtimi i mbipeshës dhe obezitetit, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë çuar në rritjen e rasteve me diabet tip 2 në vendin tonë.
Një rol të rëndësishëm luajnë edhe komplikacionet e sëmundjes. Shumë pacientë nuk humbin jetën nga diabeti në vetvete, por nga pasojat që ai shkakton në organizëm, si sëmundjet kardiovaskulare, dëmtimi i veshkave, goditjet në tru apo infeksionet e rënda. Rreziku rritet edhe kur sëmundja diagnostikohet me vonesë ose nuk mbahet nën kontroll përmes trajtimit dhe monitorimit të vazhdueshëm.
Të dhënat tregojnë se vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën me 15.3% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar shtimin e rasteve të diabetit, me plakjen e popullsisë, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve./MONITOR
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parash...
DashiEnergjia juaj është në rritje dhe dita favorizon marrjen e iniciativave. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose t...
Pamje TIRANË- Qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkes&eum...
Loris Qose SHBA- Një tjetër sukses për arsimin shqiptar vjen nga arena ndërkombëtare, ku 15-vjeçari Loris Qose, nx&eum...
TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) në Shqipëri pritet të marrë kompetenca më të gjera - për her&e...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeq...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Një mesazh i një gruaje që po kurohet nga kanceri në Itali u lexua gjatë protestë...
Pamje TIRANË- Një protestues i bëri thirrje SPAK që të hetoj 4 mln euro që do ikin në koncertin e Kanye West. ...
TIRANË- Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, ku prote...
Pamje TIRANË- Një protestues ka deklaruar se protesta i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. ...