Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 “Ato 4 mln e...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
• Samiti vjetor i NATO-s ka mbledhur udhëheqësit e aleancës në Ankara të Turqisë më 7 dhe 8 korrik, në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike po dominohen nga lufta në Iran, konflikti në Ukrainë dhe debatet mbi rritjen e shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare. • Takimi zhvillohet mes thirrjeve të Shteteve të Bashkuara që aleatët evropianë të marrin një përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen kolektive. • Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. • Ai e përshkroi presidentin turk si një mik dhe një lider të respektuar. • Trump tha se së shpejti do të vendosë nëse do t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-35, pavarësisht një ndalimi nga Kongresi, ndërsa e vlerësoi vendin si më besnik se marrës të tjerë të aeroplanit. • Në samitin e NATO-s në Turqi, Trump u shpreh se shitjet janë diçka që SHBA-të e marrin në konsideratë. • Ai u ndal edhe tek Grenlanda, për të cilën tha se duhet të jetë nën kontrollin e SHBA dhe jo të Danimarkës. • Më tej, ai foli edhe për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. • Presidenti i SHBA-së u shpreh optimist për perspektivat për një marrëveshje paqeje midis tyre, pavarësisht se tha se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me konfliktin. • Presidenti amerikan e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si një person të mirë, pavarësisht konfrontimit të fundit intensiv verbal mes tyre. • Megjithatë ai shprehu pakënaqësinë e tij sepse Giorgia Meloni refuzoi të ndihmonte sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit. • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve evropianë që t'i japin përparësi prodhimit të sistemeve raketore anti-balistike gjatë fjalës në samitin e NATO-s në Ankara. • Udhëheqësi ukrainas e përshkroi gjithashtu kërcënimin e raketave balistike të Rusisë, si një çështje me rëndësi globale.
11 artikuj për këtë temë.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si një person të mirë, pavarësisht konfrontimit të fundit intensiv verbal mes tyre. Mediat shkruajnë se Donald Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij sepse Giorgia Meloni refuzoi të ndihmonte sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit.
Dy liderët po takohen në Ankara në kuadër të Samitit të NATO-s, ndërsa pala italiane zgjodhi të mos komentojë deklaratat. Presidenti amerikan kishte kritikuar më parë popullaritetin e kryeministres italiane dhe kishte postuar një foto të redaktuar të saj në rrjetet sociale./Dosja.al
TURQI- Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh optimist për perspektivat për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht se tha se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me konfliktin.
Duke folur së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, ku po mbahet samiti i këtij viti i NATO-s, Trump tha se ai kishte një bisedë shumë të mirë me presidentin rus Vladimir Putin dje. Kjo duke shtuar se ai foli edhe me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
"Unë mendoj se ata të dy duan të bëjnë një marrëveshje. Është shumë keq që u desh kaq shumë, por mendoj se do të ketë diçka do të dalë. Ata të dy duan ta zgjidhin atë tani. Unë mendoj se do ta zgjidhim atë. Shpresojmë së shpejti," tha Trump.
Kur u pyet nëse kishte ndryshuar diçka për të pasur këtë mendim, udhëheqësi amerikan tha se nuk dëshiron që të vriten më njerëz.
"Nuk ndryshoi kurrë, Unë thjesht nuk dua që ata të vrasin njerëz. Është masakër dhe duhet të ndalet" shtoi Trump, duke vënë në dukje se sa njerëz thuhet se vriten në konflikt çdo muaj./Dosja.al
TURQI- Kremlini tha se Rusia do të monitorojë nga afër rezultatin e samitit të NATO-s në Turqi, duke shtuar se një sërë deklaratash konfrontuese rreth Rusisë kishin paraprirë ngjarjen.
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Ankara për takime të martën dhe të mërkurën, mes presionit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që Evropa të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe pas muajsh të tërë mosmarrëveshjesh transatlantike për shkak të luftës në Iran dhe Groenlandës.
“Ky është një ngjarje me interes të madh, përfshirë edhe ne. Sigurisht, ne do të monitorojmë të gjitha lajmet dhe informacionet që vijnë nga Ankaraja”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas Reuters, ai tha se një numër i madh deklaratash rreth Rusisë ishin bërë përpara samitit.
"Me keqardhjen tonë, këto nuk ishin deklarata rreth angazhimit konstruktiv dhe dialogut, por më tepër deklarata me natyrë konfrontuese", tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Të hënën, Trump tha se do të fliste për luftën në Ukrainë në samit dhe se një zgjidhje për konfliktin më shumë se katërvjeçar po po afrohet më shumë nga sa mendojnë njerëzit.
Ndërkohë, Peskov u shpreh se, Rusia shpresonte që përpjekjet e SHBA-së për ta çuar të gjithë situatën në një rrugë paqësore do të kishin sukses./Dosja.al
Udhëheqësit e NATO-s po takohen në kryeqytetin turk, Ankara, në samitin vjetor të aleancës më 7-8 korrik, që është lënë në hije nga lufta në Iran dhe ankesat amerikane se jo të gjithë aleatët evropianë po shpenzojnë mjaftueshëm.
Pritjet janë që presidenti amerikan, Donald Trump, të ketë komente të ashpra ndaj disa homologëve evropianë kur të takohen për darkë në ditën e parë të samitit dhe gjatë mbledhjes që do të zgjasë tre orë në Këshillin e Atlantikut Verior që mbahet në ditën e dytë dhe përfundimtare të samitit.
Shpenzimet për mbrojtjen
Padyshim, ky samit do të dominohet nga çështja e shpenzimeve për mbrojtjen.
Në samitin e vitit të kaluar në Hagë, aleanca u pajtua zyrtarisht që të gjitha 32 vendet anëtare të shpenzojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2035. Prej kësaj, 3.5 për qind do të dedikohet për të ashtuquajturat “shpenzime bazë ushtarake”, si blerja e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake. Ndërkaq, 1.5 për qind mund të përdoret për investime që forcojnë aftësitë ushtarake, siç është ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Në Ankara, gjithçka do të sillet rreth demonstrimit se si do të arrihet ky objektiv. Ose, siç thuhet në draft-deklaratën e samitit, do të paraqitet një “rrugë e besueshme” drejt arritjes së këtij qëllimi.
Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë, kanë frikë se shumë vende do t’i shtyjnë investimet e mëdha në mbrojtje gjatë viteve të ardhshme për shkak të financave të kufizuara publike. Më pas, ato mund të shpenzojnë shuma të mëdha për pajisje ushtarake vetëm në vitet 2034-2035, në një qasje që brenda aleancës njihet si “qasja e shkopit të hokejit”, sipas të cilës, pas vitesh me shpenzime relativisht të pandryshuara, vjen një rritje e menjëhershme dhe e madhe në fund për të përmbushur objektivin.
Frika nga Trumpi
Pikërisht çështja e shpenzimeve për mbrojtjen pritet të jetë tema ku presidenti Trump do të jetë i ashpër.
Ai që një kohë të gjatë ka shprehur skepticizëm ndaj NATO-s dhe vetëm pak ditë para samitit në Ankara, e vuri sërish në pikëpyetje aleancën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se është “qesharake që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë të njëanshme, kur marrëdhënia nuk është reciproke”.
Ai gjithashtu publikoi një grafikë që tregonte se Uashingtoni shpenzon shumë më tepër për ushtrinë e tij sesa secili prej aleatëve evropianë të NATO-s.
Pikërisht në këtë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të përdorë sërish aftësitë e tij diplomatike për të vënë në pah se vendet evropiane dhe Kanadaja tashmë po rrisin shpenzimet e tyre në fushën e mbrojtjes.
Duke folur pak para samitit, ai tha se 31 aleatët e tjerë “tashmë po investojnë rreth 4 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje dhe siguri”, shpesh duke blerë pajisje ushtarake të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Ruttes, kjo prirje tregon se 31 vendet e tjera anëtare tashmë janë “në një trajektore për ta barazuar nivelin e shpenzimeve të tyre për mbrojtje me atë të SHBA-së”.
Megjithëse disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë, e pranuan se kanë frikë se presidenti amerikan do të jetë i ashpër gjatë samitit, shumica prej tyre besojnë se takimi do të zhvillohet relativisht pa probleme dhe me pak dramë.
Oana Lungescu, ish-zëdhënëse e NATO-s, e cila tani është studiuese në Institutin Mbretëror për Shërbime të Bashkuara, tha se ka optimizëm që atmosfera pozitive nga samiti i fundit i G7-ës në Francë do të përcillet edhe në Ankara.
“Diplomatët shpresojnë që ‘fryma e Evianit’, atmosfera konstruktive e bisedimeve të fundit të G7-ës në Francë, të shtrihet edhe në Ankara – përfshirë nevojën për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, në një kohë kur momentumi në fushëbetejë duket se po ndryshon”, tha ajo.
Lungescu tha se zyrtarët besojnë gjithashtu se raporti i mirë personal mes Trumpit, Ruttes dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, mund të ndihmojë që samiti të ecë sipas planit. Sipas saj, edhe pse Trumpi mund të kritikojë disa udhëheqës evropianë për luftën me Iranin ose për shpenzimet në mbrojtje, “ai nuk do të dëshirojë që samiti të dështojë dhe Erdogani t’i shkojë fytyra në vendin e tij”.
Trupat amerikane në Evropë dhe ambiciet industriale
Paralelisht me këtë debat, në rend dite është edhe çështja e pranisë së trupave amerikane në Evropë.
Numri aktual prej rreth 80.000 trupash amerikane në Evropë mund të reduktohet, pasi po flitet se Uashingtoni mund të ridislokojë si kapacitetet strategjike, ashtu edhe personelin ushtarak në rajone të tjera, veçmas në Azi.
Meqë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi në maj se SHBA-ja do të kryejë një rishikim gjashtëmujor të pranisë së saj ushtarake në Evropë, pak zyrtarë të NATO-s besojnë se kjo do të jetë një temë e madhe në samit. Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë e negociatave dypalëshe dhe përpjekjeve lobuese në prapaskenë nga vendet evropiane që janë mikpritës të bazave ushtarake amerikane.
Ndërkohë, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Alexus Grynkewich, tha se aleatët evropianë kanë ndërmarrë në masë të madhe hapat e nevojshëm për të mbushur boshllëqet në kapacitete dhe përforcime, të krijuara pas reduktimeve të fundit të trupave dhe mjeteve ushtarake amerikane në Evropë.
Draft-deklarata e samitit në Ankara, të cilën pritet ta miratojnë të gjithë aleatët, e përmend në mënyrë eksplicite Nenin 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive, edhe pse në disa kryeqytete evropiane ekzistojnë shqetësime nëse aleanca do ta zbatonte atë në rast se Rusia do ta sprovonte NATO-n në vitet në vijim.
Një tjetër zhvillim nga i cili zyrtarët e aleancës shpresojnë se do të nxisë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen është Forumi i Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s, i cili do të mbahet më 7 korrik, vetëm pak orë para nisjes së samitit.
Në këtë forum, kompanitë kryesore të industrisë së mbrojtjes dhe politikanët pritet të njoftojnë për një sërë marrëveshjesh shumëpalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe sipërmarrje të përbashkëta transatlantike.
Me Kanadanë në krye të nismës, disa shtete do të njoftojnë po ashtu për krijimin e një “banke globale të mbrojtjes”, e cila synon ta bëjë më të lehtë financimin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që veprojnë në industrinë e mbrojtjes.
Po ashtu, pritet që kompanitë ukrainase të jenë shumë aktive në arritjen e marrëveshjeve, pasi Ukraina synon të sigurojë një lloj licence për prodhimin e raketave Patriot (ose sistemeve të ngjashme) brenda territorit të saj.
Por, vende të tjera ndoshta do të jenë edhe më të interesuara të përfitojnë nga njohuritë teknologjike të Ukrainës. Një zyrtar i lartë i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se Kievi së shpejti mund të prodhojë versionin e vet të penguesit, të quajtur Patriot Advanced Capability-2 (PAC-2).
“Ukrainasit po na thonë se mund të zhvillojnë një pengues, që praktikisht është i njëjtë me një PAC-2, në më pak se një vit”, tha zyrtari. “Dhe ata mund t’i prodhojnë në numër të madh. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë, ne e duartrokasim”.
Megjithatë, edhe pse rritja e madhe e shpenzimeve për mbrojtjen pritet të vazhdojë, pyetja që mbetet është nëse vendet evropiane po i shpenzojnë këto para në mënyrën e duhur.
Olga Oliker, drejtoreshë për sigurinë evropiane në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, paralajmëroi se “shpenzimet nuk përkthehen automatikisht në rritje të kapaciteteve ushtarake”. Ajo u shpreh se qeveritë evropiane dhe prodhuesit e industrisë së mbrojtjes ende po përballen me sfidën se si të balancojnë investimet në “armë të shpejta, me kosto të ulët dhe të përshtatshme”, me nevojën urgjente për të prodhuar më shumë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.
Ukraina
Përderisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë i angazhuar si në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes, ashtu edhe në darkën e udhëheqësve, takimi më i shumëpritur mbetet ai me Trumpin në margjinat e samitit.
Pasi Rusia vrau sërish dhjetëra njerëz në Kiev, pas një tjetër sulmi me raketa pak para samitit, ka shpresë se bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja – të cilat një zyrtar i lartë i NATO-s i përshkroi së fundi se janë në “në gjendje kome” – mund të ringjallen.
Atmosfera brenda NATO-s sa i përket Ukrainës ka ndryshuar ndjeshëm.
Disa zyrtarë janë mahnitur nga aftësia e Kievit për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus.
“Ukraina është në një pozitë më të mirë në fushëbetejë krahasuar me disa muaj më parë”, tha një zyrtar evropian, duke theksuar se SHBA-ja tani po e mbështetë Ukrainën shumë më fuqishëm.
“SHBA-së i pëlqen pala që duket më e nënvlerësuar, për aq kohë sa ajo ka gjasa të fitojë”, shtoi ai.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë nuk ka debat nëse presidenti ukrainas Zelensky do të marrë pjesë në samit, edhe pse ai nuk do të jetë pjesë e takimit kryesor, pasi ai është i rezervuar vetëm për vendet anëtare të NATO-s.
Në deklaratën e samitit përfshihet edhe një zotim për t’i siguruar Ukrainës 70 miliardë euro gjatë vitit 2026, si dhe një shumë të njëjtë edhe për vitin pasues, megjithëse para samitit ishte diskutuar që deklarata të përmendte vetëm një zotim financiar për Kievin për vitin 2026.
SHBA-ja nuk do të kontribuojë në këtë fond, teksa 30 miliardë euro nga totali prej 70 miliardë eurosh vijnë nga një hua prej 90 miliardë eurosh që Bashkimi Evropian ia miratoi Ukrainës më herët gjatë këtij viti.
Me fjalë të tjera, nuk bëhet fjalë për shumë fonde të reja.
Duke folur për gazetarët para samitit, ambasadorja e Ukrainës në NATO, Alyona Hetmanchuk, tha se një zotim financiar i përfshirë në deklaratën e samitit mund të ndihmojë që aleatët t’u përmbahen premtimeve të këtij viti për financimin e Ukrainës, si dhe të sigurojë mbështetje shtesë.
“Shpresojmë që nëse në deklaratë përfshihet një detyrim financiar, kjo të ndihmojë. Së pari, t’i detyrojë vendet të përmbushin premtimet financiare të bëra këtë vit. Dhe së dyti të sigurojë fonde shtesë”, tha ajo.
Në një tjetër fitore të vogël për Ukrainën dhe mbështetësit e saj, në deklaratën e samitit përmendet edhe Rusia, e cila cilësohet si “një kërcënim afatgjatë për sigurinë euroatlantike”.
Ky është i njëjti formulim që u përdor në deklaratën e miratuar në samitin e vitit të kaluar në Hagë, por këtë herë zyrtarët e NATO-s thonë se nuk pati kundërshtime dhe as përpjekje për ta zbutur formulimin.
Çështja e Ngushticës së Hormuzit
Lufta në Iran ka krijuar po ashtu tensione brenda aleancës, me presidentin Trump që është ankuar për mungesë “besnikërie” nga disa aleatë, pasi ata kufizuan ose fillimisht ndaluan përdorimin nga Uashingtoni të bazave ushtarake në territoret e tyre për sulmet të SHBA-së kundër Iranit.
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, tha për gazetarët më herët gjatë këtij muaji se “nuk ka dyshim që presidenti shprehu zhgënjim”, por shtoi se aleanca tashmë e ka lënë pas këtë çështje.
“Fatmirësisht, ato ditë tashmë kanë kaluar”, shtoi ai.
Deklarata e samitit të NATO-s do t’i bëjë thirrje Teheranit që të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Gjithashtu, në Ankara do të jenë të pranishëm edhe një numër përfaqësuesish nga vende të ndryshme të Gjirit Persik.
Megjithatë, nuk parashikohet që NATO-ja të ketë ndonjë rol të veçantë në rajonin e Gjirit.
Në vend të kësaj, një koalicion i vendeve, që udhëhiqen nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe ku pritet t’u bashkohen edhe shtete të tjera, po përgatitet të kontribuojë me kapacitete si anije për pastrimin e minave detare dhe ekipe zhytësish.
Megjithatë, sipas një zyrtari të NATO-s, rregullat e angazhimit të këtij koalicioni mbeten ende të paqarta. Zyrtari theksoi se nga Irani po vijnë “sinjale të përziera” lidhur me faktin nëse anijet e vendeve të tjera do të lejohen të operojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Një tjetër sfidë është se pak anije luftarake evropiane kanë mbrojtje adekuate kundër sulmeve me dronë, duke bërë që çdo koalicion më i gjerë që do të dislokohej në Ngushticën e Hormuzit do të ishte shumë i cenueshëm ndaj sulmeve, nëse do të dislokohej në terren në një të ardhme të afërt.
Kur dhe ku do të mbahet samiti i ardhshëm?
Çështja e fundit që pritet të zgjidhet në Ankara është se ku do të mbahet samiti i ardhshëm i NATO-s dhe në çfarë kohe do të zhvillohet.
Deklarata e Hagës thoshte se Shqipëria do të organizonte samitin pas Turqisë, por në draft-deklaratën e Ankarasë ende nuk përmendet as vendi dhe as data e mbajtjes së tij.
Kjo për shkak se disa zyrtarë në NATO kanë shprehur dyshime nëse një vend që shpenzon pak më pak se 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen duhet të jetë mikpritës i një samiti të aleancës.
Shqipëria po përpiqet të ketë për këtë vit një buxhet të mbrojtjes që do t’i rrisë shpenzimet në 2.6 për qind të PBB-së, por është e mundur që vendimi përfundimtar nëse Tirana do të mirëpresë samitin e ardhshëm të mos merret deri më vonë gjatë këtij viti.
Ndaras, po ashtu janë zhvilluar diskutime nëse NATO-ja duhet t’i rikthehet mbajtjes së samiteve çdo dy vjet, siç ishte praktika para pushtimit rus të Ukrainës më 2022.
Përderisa disa argumentojnë se NATO-ja duhet të vazhdojë të mblidhet çdo vit për sa kohë që në Evropë ka luftë, të tjerë besojnë se mungesa e rezultateve konkrete politike nga takimet vjetore duhet t’i lejojë aleancës që të zhvillojë më rrallë samite në nivelin më të lartë./REL

TURQI- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se së shpejti do të vendosë nëse do t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-35, pavarësisht një ndalimi nga Kongresi, ndërsa e vlerësoi vendin si më besnik se marrës të tjerë të aeroplanit.
“Ne kemi një marrëdhënie më të mirë me Turqinë dhe Turqia ka qenë në shumë mënyra shumë më besnike sesa vendet e tjera që ne mendojmë se do të ishin besnike”, tha Trump, duke argumentuar se shumë besojnë se vendi duhet të jetë në gjendje të blejë avionët F-35, pavarësisht blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.
Në samitin e NATO-s në Turqi, Trump u shpreh se shitjet janë diçka që SHBA-të e marrin në konsideratë. "Është një aeroplan i shkëlqyer, është më i miri, aktualisht avioni më i mirë deri më tani, dhe sigurisht diçka që do ta shqyrtojmë", theksoi ai.
Zyrtarët amerikanë i thanë CNN më parë se Trump pritet të sinjalizojë këtë javë se është i gatshëm t’i shesë vendit avionë F-35, duke përmbysur një ndalim që ai vendosi gjatë mandatit të tij të parë, i cili që atëherë është ratifikuar në ligj. Mbetet e paqartë se si saktësisht planifikon Trump të anashkalojë ndalimin e Kongresit për shitjen e avionëve luftarakë./Dosja.al
TURQI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve evropianë që t'i japin përparësi prodhimit të sistemeve raketore anti-balistike gjatë fjalës në samitin e NATO-s në Ankara, Turqi.
"E vetmja gjë që duhet të bëjmë ende këtu në Evropë është të ndërtojmë një mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë. Është një sfidë e madhe; ky është avantazhi i fundit i madh i Rusisë," tha Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas e përshkroi gjithashtu kërcënimin e raketave balistike të Rusisë, si një çështje me rëndësi globale. Kjo pasi ato kanë bombarduar kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe kanë vrarë dhjetëra qytetarë në shumë raste që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
"Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin si partnerë të besueshëm dhe do të ishte e natyrshme të bëheshim pjesë e një komuniteti të përbashkët sigurie", i bëri thirrje Zelensky komunitetit evropian./Dosja.al
TURQI- Vizita e ardhshme e Donald Trump në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s ka qenë objekt diskutimesh prej kohësh, dhe akoma më shumë takimi kokë më kokë që ai do të ketë me mikpritësin Tayyip Erdogan. Vetë presidenti amerikan u sigurua që të vendoste standardet lart disa javë më parë, duke thënë se po përgatitej të ofronte një dhuratë që do ta bënte presidentin turk të lumtur. Menjëherë filluan spekulimet se çfarë mund të ishte kjo dhuratë, nga rikthimi i Ankarasë në programin F-35 deri te shitja e motorëve për avionin luftarak kombëtar të Turqisë, KAAN.
Sipas mediave të huaja, në tryezë nuk janë vetëm dy udhëheqës, por dosje me axhenda që do të përcaktojnë vitet e ardhshme të të dy vendeve. Kjo vizitë nuk mund të lexohet thjesht me titullin Trump vjen në Ankara. Pas kësaj vizite qëndrojnë sanksionet CAATSA, kriza e S-400, dosja F-35, modernizimi i F-16, nevojat për motorë për KAAN, perspektiva e Kongresit Amerikan për Turqinë, arkitektura e re e mbrojtjes së NATO-s, lufta në Ukrainë dhe Siri.
Një nga karakteristikat më të spikatura të Turqisë është, se është i vetmi vend që mund të flasë me të gjithë aktorët në krizat ndërkombëtare. Përpara Samitit të NATO-s, vizita e Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan në Rusi kishte tërhequr vëmendjen, veçanërisht takimi i tij me Presidentin rus Putin. Fidan kishte përcjellë mesazhin e Presidentit Erdogan. Natyrisht, mesazhi që vjen nga Rusia do të vulosë edhe takimin Trump-Erdogan.
Presidenti i SHBA-së do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin sirian në margjinat e Samitit. Para këtij takimi, çështja e Sirisë është gjithashtu një nga temat e diskutimit midis Trump dhe Erdogan. Turqia e kishte vënë në praktikë qëndrimin se vendet e rajonit duhet të zgjidhin problemet e rajonit. Pengesa për këtë stabilitet është qeveria Netanyahu. Kjo mundësi është e rëndësishme, stabiliteti rajonal nuk duhet të sakrifikohet për interesat e Netanyahut.
Sipas Hurryiet, problemi më i vazhdueshëm institucional në marrëdhëniet Turqi-SHBA, janë sanksionet CAATSA. Ky është një ligj i miratuar nga Kongresi i SHBA-së në vitin 2017 dhe parashikon sanksione për vendet që bëjnë blerje në shkallë të gjerë nga industria ruse e mbrojtjes. Blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia shkaktoi këtë ligj. Si rezultat, Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes e Turqisë dhe disa zyrtarë u përfshinë në listën e sanksioneve. Ankaraja u përjashtua nga programi F-35 dhe u iniciuan kufizime në zinxhirin e furnizimit të industrisë së mbrojtjes. Sot, ajo që dëshiron Ankaraja është ta mbyllë këtë dosje.
Megjithatë, siç pranon Firat, nga ana teknike e çështjes, vetëm vullneti politik i Trump nuk është i mjaftueshëm. Presidenti i SHBA-së mund të pezullojë disa sanksione. Mund të përdoret një mekanizëm zgjatjeje ose heqjeje prej 180 ditësh. Kongresit mund t'i thuhet se ky vendim është në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Megjithatë, për një heqje të përhershme dhe të plotë, Kongresi duhet të ndërhyjë. Prandaj, pranë frazës së Hakan Fidanit ekziston një vullnet i fortë nga të dy udhëheqësit, duhet të shtohet fjalia e mëposhtme "Testi i vërtetë do të jetë në Kongres"./Dosja.al
TURQI- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Dua të shkoj për shkak të Erdoganit.”, tha Trump para nisjes nga Uashingtoni.
Ai e përshkroi presidentin turk si një mik dhe një lider të respektuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet gjithashtu se Uashingtoni dhe Ankaraja mund të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, duke sinjalizuar një etapë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve./Dosja.al
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë fotografuar duke ecur dorë për dore gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, në një imazh të publikuar nga Presidenca e Turqisë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.
Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike. Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë një rol kyç në diskutimet për sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO./Dosja.al
SHBA- Donald Trump pritet t'i thotë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se është i gatshëm ta rifusë vendin në programin që do t'i lejonte atij të blinte avionë luftarakë F-35 sipas një raporti që u botua në edicionin online të New York Times të martën herët, pak para se presidenti amerikan të nisej për në Ankara për samitin e NATO-s.
"Katër zyrtarë të lartë të administratës amerikane përshkruan ndryshimin e afërt të politikës, pas javësh konsultimesh prapa skenave midis zyrtarëve të sigurisë kombëtare që synonin thyerjen e bllokimit. Edhe pse kishte dallime në detajet se si Trump synon të anashkalojë kufizimet ligjore dhe parlamentare, të gjithë ranë dakord se ai pritet të paktën të sinjalizojë qëllimin e tij për të siguruar dorëzimin e F-35 në Turqi , por nuk është e qartë se kur do të ndodhë kjo", shkruan ajo.
Sipas mediave të huaja, në hijen e deklaratave të Trump se ai po përgatit një dhuratë që do ta bëjë Erdoganin shumë të lumtur, përpjekja e presidentit amerikan mund të hasë rezistencë në Kongres, i cili mund të përpiqet ta bllokojë atë. Duke theksuar gjithashtu se mbetet e panjohur se çfarë do të thotë saktësisht Trump, vazhdon duke vënë në dukje se zyrtarët kanë lënë të kuptohet se ai madje mund të ndryshojë mendje, pasi është i paparashikueshëm edhe për bashkëpunëtorët e tij. Megjithatë, burime qeveritare kanë lënë të kuptohet se mund të ketë një shkëmbim letrash midis dy udhëheqësve në mënyrë që të fillojë zyrtarisht procesi.
Mësohet se në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë, Turqia u përjashtua nga programi F-35 sepse bleu sistemet anti-ajrore S-400 nga Rusia. Uashingtoni kishte frikë në atë kohë se Turqia mund të përdorte S-400 për të mbledhur të dhëna mbi karakteristikat e F-35 dhe se Rusia do të merrte informacion të vlefshëm mbi aftësitë e avionit për të shmangur sulmet e fshehta dhe raketat.
“Megjithatë, Erdogan është ndër udhëheqësit e fuqishëm që Trump thotë se i admiron më shumë. Kohët e fundit, zëvendëspresidenti J.D. Vance zbuloi se Trump i kishte udhëzuar ndihmësit e tij të gjenin një mënyrë që presidenti turk të merrte avionët luftarakë që ai i kishte kërkuar prej vitesh. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kapërcehet një ligj i miratuar nga Kongresi në vitin 2020 që ndalon shitjen e F-35 në Turqi, përveç nëse qeveria amerikane përcakton se Ankaraja nuk i ka më sistemet ruse S-400”, vazhdoi raporti.
Një zyrtar i përfshirë ngushtë në negociata tha se një mënyrë e mundshme për të zgjidhur problemin është transferimi i S-400 - shumë prej të cilëve janë ende në arkat e tyre të transportit në një vend të tretë, me një zyrtar të dytë që tha se mekanizmi i saktë nuk është përcaktuar ende. Katër vjet më parë, u konsiderua transferimi i raketave në Ukrainë për t’u përdorur kundër sulmeve ruse, por ky plan u braktis. Sot, konsiderohet e pamundur që si Trump ashtu edhe Erdogan të bien dakord për shitjen e tyre në Ukrainë. Një nga alternativat që po merren në konsideratë është që sistemet të bëhen të paoperueshme duke hequr komponentët kritikë.
Çfarë tha Shtëpia e Bardhë në vitin 2019
Në vitin 2019, Shtëpia e Bardhë shpjegoi pse e kishte hequr Turqinë nga programi, duke i kushtuar Shteteve të Bashkuara rreth 500 milionë dollarë.
“F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të mbledhjes së inteligjencës që do të përdorej për të zbuluar aftësitë e saj të përparuara. Turqia ka qenë një partnere dhe aleate e besueshme në NATO për më shumë se 65 vjet, por pranimi i S-400 minon angazhimin e të gjithë aleatëve për t'u larguar nga sistemet ruse të armëve.”, tha Shtëpia e Bardhë në atë kohë.
Megjithatë, Trump nuk u ndje kurrë rehat me këtë vendim dhe shpesh e fajësoi paraardhësin e tij, Barack Obama. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shprehur vazhdimisht, si publikisht ashtu edhe privatisht, qëllimin e tij për ta rrëzuar atë.
Megjithatë, çështja nuk është aq e thjeshtë, duke kujtuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, në qershor 2025 se mosmarrëveshja me Turqinë për F-35 do të ishte zgjidhur deri në fund të vitit, pasi kishte lënë të kuptohet se Kongresi do ta mbështeste vendimin. Por kjo nuk ndodhi dhe tani Trump përballet me mundësinë që Kongresi aktual apo edhe i ardhshëm të mos bjerë dakord. Disa republikanë, përfshirë senatorin Jim Reese nga Idaho, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, mbeten veçanërisht të kujdesshëm.
Në këtë kontekst, vihet re gjithashtu se midis kritikëve kronikë të shitjes së F-35 Turqisë është kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili të hënën, tha për Turqinë se ajo qeveriset nga një njeri që bën thirrje hapur për shfarosjen e Izraelit. Ai pushton gjysmën e Qipros, e cila është një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, kërcënon Greqinë, gjithashtu një aleate e NATO-s, dhe flet hapur për pushtimin e Jerusalemit./Dosja.al
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës do të shfrytëzojë takimin e NATO-s në Turqi për tu kërkuar aleatëve të Kievit të dërgojnë sa më shpejt sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat i nevojiten urgjentisht për tu mbrojtur nga sulmet ruse. Thirrja e Volodymyr Zelenskyt për ndihmë vjen në një moment kritik, pasi raketat ruse goditën Kievin dy herë brenda më pak se një jave, duke goditur blloqe banesash dhe duke vrarë mbi 50 civilë.
Samiti në Ankara do t'i japë Zelenskyt edhe mundësinë të takohet me Donald Trumpin dhe t'i shpjegojë se sulmet e ashpra të Rusisë tregojnë dobësi, jo forcë dhe se Vladimir Putini duhet të detyrohet të ulet në bisedime për arritjen e paqes. Sulmet e fundit ndaj Ukrainës vijnë në një kohë kur ajo ka shtuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, duke goditur rafineritë e naftës dhe objektivat ushtarake dhe duke shkaktuar mungesa të konsiderueshme karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në prag të takimit të NATO-s, i cili do të mbahet të martën dhe të mërkurën, Zelensky shprehu shpresën se takimi në Turqi nuk do të jetë “bosh”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar vendeve anëtare të jenë të vëmendshme dhe të sigurohen që Ukraina të marrë atë që i nevojitet për të mbrojtur sovranitetin e saj. Ai nënvizoi se Kievi po ndryshonte dinamikën në fushën e betejës, duke iu referuar përpjekjeve për të penguar trupat tokësore ruse në lindje.
Kjo ka të bëjë edhe me sulmet e fundit me dronë, të cilat me sa duket i japin Ukrainës një avantazh. Por, ndërsa lufta është intensifikuar, raketat balistike të Rusisë po i shkaktojnë probleme të vërteta Kievit. Forcat ajrore të Ukrainës publikojnë një numërim të përditshëm të armëve që Moska lëshon, së bashku me numrin e armëve të kapura. Të hënën, pothuajse të gjitha dronët u bllokuan me sukses, por shkalla e dështimit të raketave ishte dukshëm e dukshme.
“Është thjesht absurde që, në botën e sotme, prodhimi ende nuk është rritur në nivelin e nevojshëm për të mbrojtur njerëzit nga terrori balistik”, tha Zelensky, duke shprehur zhgënjimin e tij në një video-adresim të hënën.
Ai u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të dorëzojnë rezervat e tyre të raketave Patriot, duke argumentuar se ato nuk i shërbejnë askujt në magazinë, kur civilët po vriten tani në Ukrainë.
“Rusia po vë bast për armët balistike dhe ata që duan paqe duhet të vënë bast për mbrojtjen nga sulmet balistike”, argumenton Zelensky, duke paraqitur argumentin e tij për takime në Ankara.
Por sistemet Patriot janë në mungesë në të gjithë botën dhe nuk është e qartë se sa do të ishin të mjaftueshme nëse Rusia do të përshkallëzonte më tej sulmet e saj balistike. Megjithatë, sulmet e Rusisë tregojnë se goditjet e thella të Ukrainës po ushtrojnë presion mbi Kremlinin.
Pas vitesh që Rusia synonte infrastrukturën civile në Ukrainë, përfshirë termocentralet në mes të dimrit, Moska tani akuzon Kievin për “terrorizëm” për goditjen me dronë të rafinerive të saj të naftës. Zelensky e quan këtë një "fushatë presioni" dhe pritet tu tregojë aleatëve të NATO-s më shumë detaje për të.
Qëllimi është të rritet presioni ndaj Putinit që të pranojë bisedime për paqe me kushte të pranueshme për Kievin, pa e detyruar Ukrainën të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, siç kërkon Moska. Në qershor, një terminal nafte në Shën Petersburg u sulmua me dronë pak para forumit ekonomik ku mori pjesë Putini. Më pas u godit edhe një rafineri nafte në Moskë, ndërsa pamjet e shpërthimeve u përhapën gjerësisht në internet.
Së fundmi është konfirmuar edhe një sulm ndaj një rafinerie nafte në Omsk të Siberisë, rreth 2,500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Kjo tregon se droni ka fluturuar për orë të tëra pa u zbuluar, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e mbrojtjes ajrore ruse. Sulmet ukrainase janë shtrirë edhe në Krime, gadishullin që Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe që ka rëndësi të veçantë për Putinin.
Atje, dronët ukrainas po godasin pothuajse çdo ditë objektiva ushtarake, rafineri nafte dhe termocentrale, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, mungesa të karburantit dhe ushqimeve, si edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Një banor i Krimesë i tha BBC-së se situata është katastrofike dhe i kujton vitet e vështira pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Putini ka pohuar shpesh se ai e nxori Rusinë nga ajo periudhë e vështirë dhe e riktheu vendin në fuqi. Megjithatë, lufta që ai nisi tani po sjell pasoja edhe për vetë Rusinë, me sulme të vazhdueshme me dronë dhe kufizime në furnizimin me karburant. Në samitin e NATO-s, Zelensky do të përpiqet t'i bindë aleatët dhe Donald Trumpin se Ukraina ka ndryshuar rrjedhën e luftës dhe se, me mbështetjen e Perëndimit, mund ta detyrojë Rusinë të hyjë në bisedime serioze për paqe.
Sipas raportimeve, Trump së fundmi ka shfaqur më shumë vlerësim për Ukrainën, megjithëse këtë javë zhvilloi edhe një bisedë telefonike 90-minutëshe me Putinin. Gjithashtu Kievi kërkon që lufta të përfundojë sa më shpejt, qoftë përmes forcës apo diplomacisë, përpara se të nisë një tjetër dimër i vështirë. Por, sipas Zelenskyt, që kjo të bëhet e mundur, Ukrainës i duhen më shumë sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet dhe civilët nga sulmet ruse./Dosja.al