LIVE UPDATES
Bota

“Mobilizimi më i madh popullor i dekadave të fundit”/ Gazeta italiane jehonë protestave: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Rama nuk është më i paprekshëm

Një tjetër çështje të cilës gazeta italiane, i jep vëmendje është edhe “lufta hibride” e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar protestën si produkt të Iranit apo Rusisë.

8 Korrik 2026, 12:00 Nga E. D
“Mobilizimi më i madh popullor i dekadave të fundit”/
pamjet

TIRANË- Gazeta italiane, “IL Fatto Quotidiano” i ka bërë jehonë protestës kundër Ramës në Shqipëri, e cila ka hyrë në ditën e 39. “IL Fatto Quotidiano” e nis artikullin, duke shkruar se ky është mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka njohur dekadat e fundit dhe arritja më e madhe e saj është vrasja e frkës.

Një tjetër çështje të cilës gazeta italiane, i jep vëmendje është edhe “lufta hibride” e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar protestën si produkt të Iranit apo Rusisë. “IL Fatto Quotidiano” e ka vënë theksin edhe te dhuna policore e ushtruar ndaj protestuesve dhe te mosreagimi i institucioneve.

Artikulli i plotë:

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t’u përhapur përmes mediave sociale dhe përpjekjet për ta delegjitimuar atë.

“Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e quajnë vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e perceptojnë më pushtetin e kryeministrit Edi Rama si të paprekshëm. Ky ndryshim psikologjik mund të jetë pasoja më e rëndësishme e kësaj lëvizjeje”.

Për gazetaren investigative Xhesika Tollia, e cila prej më shumë se një muaji ndjek në terren manifestimet e Revolucionit Flamingo për portalin investigativ “Shteg”, ky është momenti i kthesës së mobilizimit më të madh popullor që Shqipëria ka njohur në dekadat e fundit. Më shumë se kërkesat politike, sipas saj, ka ndryshuar marrëdhënia mes qytetarëve dhe pushtetit.

Për këtë është i bindur edhe Endrin Hysa, 37 vjeç, italian me origjinë shqiptare. Ai jeton prej vitesh në Itali, por kur protestat shpërthyen vendosi t’i bashkohej diasporës dhe të kthehej në Shqipëri për të marrë pjesë në manifestime.

“Omerta (heshtja e imponuar nga frika) ka qenë gjithmonë një nga të këqijat më të mëdha të këtij populli. Për dekada me radhë shqiptarët mbetën të izoluar nga bota gjatë komunizmit. Pas rënies së tij, shumë njerëz përfunduan duke pranuar në mënyrë pasive një politikë thellësisht të korruptuar,” thotë 37-vjeçari.

Më pas ai rrëfen disa episode nga fëmijëria e tij: “Kur isha fëmijë jetoja në Durrës dhe të gjithë e dinim se ai pallat shumëkatësh ishte ndërtuar nga mafia, ose ai lokali, apo ai tjetri ngjitur. Për ne prania e krimit të organizuar ishte normalitet,” shpjegon Endrini.

Më pas ai shton: “Për këtë arsye kam menduar gjithmonë se Shqipëria nuk do të mund të ndryshonte kurrë për sa kohë që do të vazhdonte ky heshtje kolektive. Kur pashë në Instagram mijëra njerëz që dilnin në rrugë, e kuptova se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Për herë të parë pashë shqiptarët të çliroheshin nga frika. Dhe unë duhej të isha këtu”.

Historia e tij tregon edhe një element tjetër dallues të Revolucionit Flamingo: aftësinë për t’u përhapur përmes rrjeteve sociale më shumë sesa përmes medieve tradicionale.

“Bëhet fjalë për një protestë jo tradicionale,” shpjegon gazetarja Tollia. “Ajo mbështetet fort te rrjetet sociale dhe përdor mënyra komunikimi tipike të brezave të rinj. Kushdo që ka një telefon inteligjent dhe një lidhje interneti mund të publikojë një video që mund të bëhet virale brenda pak orësh”.

Për këtë arsye, vëren Tollia, lëvizja nuk ka qenë kurrë e varur nga mbulimi i mediave tradicionale, qoftë kombëtare apo ndërkombëtare.

“Protesta u përhap përmes algoritmeve të rrjeteve sociale. Dhe pikërisht për këtë arsye edhe kryeministri Rama e ka cilësuar disa herë algoritmin si ‘fajtor'”.

Sipas gazetares shqiptare, kryeministri u përpoq që në fillim të kontrollonte narrativën: “Fillimisht u përpoq t’i minimizonte protestat. Më pas, kur u bë e qartë se ato përfaqësonin një realitet politik që nuk mund të injorohej më, filloi të kërkonte elemente për t’i delegjitimuar”.

Sipas saj, Rama fillimisht foli për një “luftë hibride”.

“Ai pretendoi se lëvizja ndikohej nga interesa ruse ose iraniane. Kur këto shpjegime nuk gjetën mbështetje në opinionin publik, filloi të identifikonte protestues të veçantë, duke publikuar emrat dhe fotografitë e tyre në kanalet e tij në rrjetet sociale.”

Ndërkohë, klima në sheshe është bërë më e tensionuar.

Ditët e fundit kanë ndodhur përplasje dhe disa arrestime. Megjithatë, një nga thirrjet që dëgjohet më shpesh mbetet: “Policia është me ne.”

“Përdorimi i forcës nuk mund të justifikohet duke thënë se disa protestues hodhën miell ose vezë drejt automjeteve të deputetëve,” thotë Tollia.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional lidhur me dhunën e denoncuar nga disa të arrestuar. Kemi parë njerëz tashmë të neutralizuar dhe të shtrirë në tokë që goditeshin me shkopinj gome.”

Këto episode dhune, shpjegon më tej Tollia, u përfshinë shpejt në narrativën e qeverisë.

“Ishte e parashikueshme që këto episode do të përdoreshin për të forcuar rrëfimin e qeverisë. Dhe pikërisht kjo po ndodh. Disa ekspertë të komunikimit mendojnë se Partia Socialiste po ndjek një strategji të koordinuar të disiplinës së mesazhit (message discipline) dhe manipulimit politik (political spin).”

Megjithatë, sipas gazetares, përplasjet nuk e kanë dobësuar mbështetjen për protestën.

“Manifestimi kombëtar i 4 korrikut, që nxori në rrugë mijëra njerëz, tregoi se protesta vazhdon të mobilizojë qytetarët njësoj si ditën e parë. Pamjet e prindërve që sjellin fëmijët në protesta dhe i lënë të vizatojnë ulur mbi asfalt janë prova më e qartë se shumica e pjesëmarrësve nuk kërkon dhunë. Ata vazhdojnë ta mbështesin lëvizjen me të njëjtin entuziazëm si në fillim.”

Kërkesat e mijëra protestuesve mbeten të njëjtat: një ndryshim i thellë politik dhe dorëheqja e Edi Ramës, i cili për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga detyra.

“Nuk mund të them nëse Rama do të japë dorëheqjen apo jo,” përfundon Tollia.

“Ai vetë e ka përsëritur disa herë se kjo mundësi nuk bën pjesë në planet e tij. Ajo që mund të them është se kjo protestë do të ketë për të një kosto të konsiderueshme politike.”/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve