LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e shteteve, Trump: Armëpushimi me Teheranin ka përfunduar

• Ankaraja prej ditës së djeshme është kthyer në qendrën e diplomacisë ndërkombëtare, duke mirëpritur liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. • Në fokus të diskutimeve janë siguria globale, lufta në Ukrainë, forcimi i mbrojtjes së përbashkët dhe angazhimet e reja financiare të vendeve aleate. • Një nga çështjet kryesore pritet të jetë edhe paketa e ndihmës prej rreth 70 miliardë eurosh, që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë për të garantuar mbështetjen ndaj Kievit gjatë dy viteve të ardhshme. • Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka kritikuar ashpër Spanjën, duke e cilësuar qëndrimin e saj ndaj Aleancës si problematik. • Një tjetër temë e ngritur nga presidenti amerikan ishte Groenlanda, për të cilën Trump tha se ka rëndësi strategjike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të botës. • Sipas tij, kontrolli mbi Groenlandën është i rëndësishëm për mbrojtjen globale dhe kritikoi qëndrimin e Danimarkës lidhur me këtë çështje. • Presidenti amerikan shprehu gjithashtu pakënaqësi ndaj NATO-s, duke thënë se Aleanca nuk ka ofruar mbështetjen e nevojshme për Shtetet e Bashkuara në përballjen me Iranin. • Ai falënderoi sekretarin e përgjithshëm Mark Rutte për drejtimin e NATO-s, por tha se ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i disa vendeve anëtare. • Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, Trump deklaroi se marrëdhëniet e tij me liderin turk kanë qenë një nga arsyet që ai mori pjesë në samit. • Ai nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve të mëtejshme në praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe kritikoi disa vende aleate për nivelin e mbështetjes ndaj politikave amerikane. • Një nga takimet më të rëndësishme të samitit pritet të jetë ai mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. • Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pritet të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me disa prej liderëve pjesëmarrës në samit.

6 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Theksoj mbështetjen e Turqisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Rexhep Tayyip Erdoğan

ANKARA- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdoğan theksoi mbështetjen e Turqisë për Ukrainën si dhe bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit. Gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s në Ankara, Erdoğan vlerësoi shumë rezolutat e presidentit Trump për tu siguruar që kriza në Iran të zgjidhet, ndërkohë që shprehi gadishmërinë e Turqisë për kontribut për të pastruar Hormuzin nga shpërthimet. 

“Unë ndaj vizoni e Trump për paqen dhe të theksoj mbështetjen time për nismat e mbështetëse. Në përfitojmë dhe nga kanalet e komunikimit për të drejtuar Rusinë drejt paqes. Unë e vlerësoj shumë qëndrimin e vendosur të mikut tim Trump për të garantuar që kriza e Iranit të përfundojë me një marrëveshje pavarësisht përpjekjeve për sabotazh. Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë për të pastruar Hormuzin. Dua ti shpreh falënderimet mbështetjes së NATO-s për raketat që shënjestrojnë Turqinë dhe shtete të tjera që kanë aktivizuar bateri raketash shtesë”, u shpreh Erdogan./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Humbje kohe të merresh me ata", Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Armëpushimi me Teheranin ka përfunduar

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ka përfunduar, duke shprehur zhgënjimin e tij të fortë ndaj Teheranit. Duke folur për gazetarët në samitin e NATO-s në Turqi, Trump tha se nuk dëshiron të merret më me udhëheqjen iraniane, duke e cilësuar dialogun me të si një humbje kohe.

“Mendoj se ka mbaruar. Për sa më përket mua, ka mbaruar. Është thjesht humbje kohe të merresh me ta”, u shpreh presidenti amerikan.

Megjithatë, Trump tha se negociatorët e të dyja palëve mund të vazhdojnë kontaktet, por sipas tij, aktualisht ato nuk po sjellin rezultate. Në samitin e NATO-s, Trump përsëriti edhe kritikat ndaj aleatëve të SHBA-së, duke thënë se vendet e NATO-s nuk e mbështetën mjaftueshëm Uashingtonin në përballjen me Iranin, të cilin ai e cilësoi si një nga shtetet kryesore që sponsorizojnë terrorizmin.

“Jam shumë i mërzitur me NATO-n”, tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara paguajnë “miliarda e miliarda dollarë” për aleancën.

Presidenti amerikan sulmoi gjithashtu ashpër udhëheqjen iraniane, duke e përshkruar regjimin në Teheran si një kërcënim dhe ‘kancer’ dhe duke përsëritur qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë armë bërthamore. Deklaratat e Trump vijnë pas përshkallëzimit të fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Samiti i NATO-s, Von der Leyen: Një epokë e re e sigurisë evropiane

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Ursula von der Leyen

TURQI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti Turqinë "një partner dhe aleat të rëndësishëm” gjatë takimit me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në llogarinë e tij në X, Merz falënderoi gjithashtu Erdoganin për "mikpritjen” në Ankara. Të dy liderët u takuan në kuadër të vizitës së Merzit në Turqi për samitin dyditor të NATO-s,që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.

Kancelari gjerman Friedrich Merz në aeroportin e AnkarasëFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance
Fillimisht liderët e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në kompleksin presidencial në Ankara për darkën me Erdoganin.

Krahas udhëheqësve të vendeve anëtare mernin pjesë në darkë edhe të ftuar të tjerë nderi në kompleksin madhështor presidencial të Recep Tayip Erdoganit, përpara ditës kryesore politike të samitit që zhvillohet të mërkurën (08.07.2026).

Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald J. Trump ndodhej më herët në ndërtesë për bisedime dypalëshe me Erdoganin, liderë të tjerë mbërritën në vendin e takimit, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, kryeministrin kanadez Mark Carney, kryeministrin bullgar Rumen Radev dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

Erdogani dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, i pritën mysafirët në hyrje të ndërtesës luksoze duke ecur mbi tapetin e kuq pranë gardës ceremoniale të veshur me uniforma historike ushtarake.

Von der Leyen bën fjalë për "një epokë e re e sigurisë evropiane”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është ndër liderët që marrin pjesë në samitin e NATO-s në Ankara.

"Kemi hyrë në një epokë të re të sigurisë evropiane. Shtetet anëtare të BE-së po riarmatosen për të mbrojtur Evropën dhe, njëkohësisht, për të forcuar aleancën,” shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.

"Ato po rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. Evropa po ringjall bazën e saj industriale të mbrojtjes dhe po krijon vende të mira pune në Evropë,” tha ajo në X. Në Ankara, von der Leyen theksoi nevojën për "një rritje masive të investimeve në mbrojtje”.

"Dhe këtu Bashkimi Evropian po merr masa të mëdha,” tha ajo, duke përmendur programin ‘Rearm Europe', i cili synon të investojë 800 miliardë euro në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2030.

Rutte thirrje për një "revolucion transatlantik të industrisë së mbrojtjes”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon një ndryshim të madh në industrinë ushtarake dhe po promovon një "revolucion transatlantik të industrisë së mbrojtjes”.

"Zhurma e makinerive duhet të kthehet në një gjëmim,” tha Rutte në një forum të industrisë së mbrojtjes të NATO-s në Ankara.

"Industria në të gjitha vendet e përfaqësuara këtu duhet të jetë e gatshme të marrë më shumë rreziqe. Kërkesa ekziston dhe ju e dini këtë,” shtoi ai.

"Duhet të sigurohemi që fuqinë tonë ekonomike po e shndërrojmë në kapacitete ushtarake, duke i kthyer fondet në veprim – nga planet e mbrojtjes te dronët, nga paratë te raketat dhe sistemet e interceptimit,” tha Rutte.

Të martën, NATO prezantoi një seri projektesh ushtarake me vlerë miliarda dollarë. Rutte deklaroi: "Janë para të shpenzuara mirë.”

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar aleancën si një "tigër prej letre”, duke thënë se ajo nuk do të funksiononte pa armët dhe udhëheqjen amerikane./DW

3 ORE ME PARE

DW: NATO në kërkim të zgjidhjeve për çështjet më të rëndësishme

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Trump dhe Erdogan

TURQI- Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se Kremlini duhet ta kuptojë gradualisht se Rusia nuk do të arrijë të fitojë këtë luftë dhe as të realizojë objektivat e saj ushtarake.

Gjermania ka luajtur një rol udhëheqës në vendimin që Ukraina të marrë 140 miliardë euro mbështetje në dy vitet e ardhshme. Berlini ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, madje duke shkuar përtej kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump.

"Ne nuk po e bëjmë këtë sakrificë për t'i bërë qejfin dikujt. E bëjmë sepse është e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Rusia mbetet një kërcënim serioz dhe çdo ditë teston vendosmërinë tonë”, tha Merz në Ankara.

Zelensky kërkon sërish anëtarësimin në NATO

Në Ankara u takuan edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Rutte vlerësoi sulmet ukrainase kundër infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse, duke i cilësuar ato si të suksesshme. Ndërsa Zelensky falënderoi aleatët për mbështetjen e vazhdueshme, por ngriti hapur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

"A besoni vërtet se është e drejtë të lihet jashtë NATO-s një vend dhe një popull me një kapacitet të tillë mbrojtës?”, pyeti ai. Me këtë deklaratë, Presidenti ukrainas bëri të qartë se Kievi vazhdon të kërkojë anëtarësim të plotë në Aleancë.

Megjithatë, kërkesa mbetet e vështirë për t'u realizuar.

Trump kritikon aleatët

Merz shprehu dëshirën qësamiti të krijojë një "frymë të Ankarasë”, por Presidenti amerikan Donald Trump dha sinjale krejt të tjera. Trump mbërriti në Ankara para Kancelarit dhe u prit personalisht nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me nderime shtetërore. Megjithatë, ai nuk kurseu kritikat ndaj aleatëve të NATO-s.

Presidenti amerikan tha se ishte i zhgënjyer nga Aleanca dhe shtoi se, po të mos ishte Erdoğan mik dhe mikpritës i samitit, ndoshta as nuk do të kishte marrë pjesë fare.

Sipas Trump, vendet e NATO-s nuk e mbështetën SHBA-në gjatë konfliktit me Iranin. "I vura paksa në provë. Ne i ndihmojmë ata, por nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin aty për ne. Italia na refuzoi, Gjermania na refuzoi dhe Franca na refuzoi. Kjo është në rregull, por pse të shpenzojmë qindra miliarda dollarë nëse ata nuk janë aty për ne? Ne kemi qenë gjithmonë aty për ta”, deklaroi Trump.

Sfida e unitetit të NATO-s

Samiti në Ankara zhvillohet në një kohë kur NATO përballet me dy sfida njëkohësisht: forcimin e qëndrimit ndaj Rusisë dhe ruajtjen e unitetit të brendshëm.

Pyetja kryesore që dominon takimin është: kush është i gatshëm të qëndrojë pranë kujt brenda një aleance që synon të mbrohet nga kundërshtarët e saj, por që njëkohësisht duhet të ruajë kohezionin e brendshëm?

Pikërisht kësaj pyetjeje pritet t'i japë përgjigje "fryma e Ankarasë”, të cilën liderët po përpiqen ta gjejnë në këtë samit të rëndësishëm të NATO-s./DW

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Samiti i NATO-s, Rama mbërrin në Ankara, takohet me Mark Rutte

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Edi Rama

ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara në punimet e Samitit të NATO-s në ditën e dytë, ku pritet të zhvillohen diskutime mbi çështjet kryesore të sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca. Kryeministri u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të samitit, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë forcimin e bashkëpunimit brenda Aleancës. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan.

Prej dy ditësh, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet.

Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.

Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut. 

Samiti do të përfundojë me konferencën e fundit për shtyp të Rutte në pasdite. Më pas do të mbahen konferencat për shtyp të udhëheqësve, ndërsa ajo e Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për në orën  16:05.

Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore"/ Samiti i NATO-s, Mark Rutte: Sulmet e fundit të SHBA-së ishin të nevojshme

Samiti i NATO-s në Turqi/ Erdogan takime dy palshe me krerët e
Mark Rutte

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i përshkroi sulmet amerikane ndaj Iranit si absolutisht të nevojshme. Ai theksoi për gazetarët se, kur ka një armëpushim dhe Irani e shkel atë, është absolutisht e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me forcë. 

“Këto sulme ishin të nevojshme, sepse Irani shkeli armëpushimin. Pamë se anijet u sulmuan dhe mendoj se reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte krejtësisht i natyrshëm. Pres që sot të diskutojmë edhe për Iranin me aleatët tanë. Duhet ta përsërisim qartë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Gjithashtu, Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet plotësisht e hapur, pasi është një pikë me rëndësi strategjike për të gjithë”, deklaroi Rutte.

Duke folur përpara seancës kryesore të Samitit të NATO-s në Ankara, Rutte tha se ndalimi i konflikteve kërkon një forcim të kapaciteteve mbrojtëse të aleancës. Rutte ritheksoi gjithashtu edhe mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, duke theksuar se aleanca synon të jetë më e fortë dhe më e transformuar.

“Duhet t’i ndalojmë luftërat. Prandaj duhet të rrisim buxhetet për mbrojtjen. Jemi të vendosur të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën. Duhet të kemi një NATO më të fortë dhe më të transformuar. Aleatët evropianë janë tashmë shumë më të aftë dhe shpenzimet për mbrojtjen janë rritur ndjeshëm”, u shpreh ai.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, Rutte vlerësoi presidentin Donald Trump për shtimin e investimeve në mbrojtje, por shtoi se edhe kërcënimi i paraqitur nga Rusia ka ndikuar në këtë drejtim.

“Presidenti Trump arriti atë që shumë presidentë amerikanë kanë kërkuar prej kohëshh, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në Evropë dhe SHBA. Jo vetëm falë Trump, por edhe për shkak të Rusisë, sot po flasim për një NATO dhe një Evropë shumë më të fortë”, theksoi Rutte./Dosja.al

nato

Sondazh

Poll

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve