LIVE UPDATES
Ekonomi

6 Shkurt 2020, 15:39 Nga DOSJA

TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kaluar dy martesa të dhimbshme dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë.

Por në martesën e dytë, Liliana bie pre e trafikimit të qenieve njerëzore, një fenomen i dhimbshëm për shumë femra në kohën e tranzicionit shqiptar. Në këtë periudhë të errët, Lilianën e trafikon bashkëshorti në shtetin italian pa dëshirën e saj.

E nis të vetme drejt Italisë dhe i thotë se do shkosh për të punuar kameriere. Por, vajza përballet me një realitet të frikshëm, e detyrojnë të punojë në rrugë me dhunë. Pas 3 muajsh, ajo kthehet në Shqipëri dhe menjëherë shkon për të kërkuar vajzën 3-vjeçare, të cilën e kishte lënë me të atin.

Por, kur kthehet, nuk e gjen. Gjatë kësaj kohë, burri kishte shkuar në Greqi te familja e tij, së bashku me vajzën, dhe atje deklaron në një media televizive se i ka humbur e bija.

Motra e Lilianës, Refije Dule, tregon se në zhdukjen e 3-vjeçares, kanë gisht kunati dhe familja e tij, që jetojnë në Greqi. Nëna 46-vjeçare i drejtohet studios së emisionit me “Zemër të Hapur”, për të gjetur vajzën, e cila sot mendohet të jetë 25 vjeçe.

Për më shumë, ndiqni historinë…!

Liliana Dule: Burri nuk punonte, ika tek mamaja shtatzënë dhe linda djalin atje. Burrin e parë e kam marrë me dashuri. Të dytin ma dhanë të tjerët. Kisha një dhomë dhe ai vinte luante bixhoz tek ajo shtëpia. Disa herë i thashë “mos më sill njerëz më brenda, jam grua, dil përjashta”. Pas ca ditësh më sjell ca njerëz brenda, ishin shokët e ti. Ai i kishte sjellë të më shihnin mua nëse isha për andej apo jo, Ja kështu ishte puna. Ata flisnin me sy më njëri tjetrin. “Ik para më tha” pastaj do vij dhe unë. Duhet të punojmë se jemi fukarenj më tha. Ika me skaf me njërin në Itali, me atë më dërgoi.

Nuk mbaj mend ku zbrita, ikëm nëpër male, s’di ku na çuan. Aty gjeta një gocë tjetër. Natën e parë që vajta nuk dola se isha e lodhur. Natën e dytë hipa në autobus, na zbritën në rrugë. Kjo tjetra më tha: ti je budallaçkë fare, ca lokali thua do punosh, këtu në rrugë do punosh. Natën e parë punova se kisha frikë. Ai më tha: Më bëj lekët që më mori burri jot, pastaj do ikësh”. Qëndrova 3 muaj.

Sa fillova të kuptoja italisht takova njërin dhe i thashë “më ço në polici”. Ai më tha: jo s’do ikësh në polici, do të çoj në shtëpinë time”, unë kundërshtova. Më pas ai më mori, më çoi në traget, më dha dhe lekë.

Shkova në Lushnje dhe kërkova vajzën. Ma kanë vjedhur në Greqi, tha burri. Ti më shite mua dhe fëmijën i thashë. Më thanë: ai i dha gocën një italiani, mori lekët”. Pastaj ka shkuar vetë në Greqi. Kur shkova në shtëpi më tha: pse u ktheve? Më lidhi në karrige, me tel më ka rrahur, më ra të fikët, më hodhi ujë, pastaj më zgjidhi. I thashë nga frika do iki prapë. Pastaj e denoncova në polici.

Ai u dënua shumë pak dhe s’di pse, vajza e donte atë më shumë se unë, s’di pse e bëri kështu. Familja ime ma ka afruar, vetëm se s’kishim lekë, ishim shumë hollë.
Refia, motra e Lilianës: U përlota se motra ka thënë aty gjëra që unë nuk i dija, s’më ka thënë shumë gjëra. Kur iku motra ime në Itali ai erdhi tek shtëpia ime në Roskovecë. Lëre gocën i thashë se do e mbaj unë. Ai kthehet pas 2 javësh dhe do merrte vajzën, e mori pas disa debatesh, u nis për Greqi, atje dëgjojmë se kishte dalë në Tv dhe thoshte që më ka humbur vajza.

Liljana: Kunati im më ka thënë që ai e shiti vajzën. Ai ka tentuar dhe herë të tjera ta shesë vajzën.

Refia: Kur kam marrë vesh që vajza kishte humbur jam lidhur me njerëzit në Greqi, thanë që kemi dyshime se vajza është këtu. Më pas doja të lidhesha me ta në Fb, por më kanë bërë bllok. Nuk e mbaj mend fiks, por në vitet 97-98.

Nuriu, ish-burri në telefon: Në vitin 2000 i kemi bërë këto gjëra me shtet, ajo të bëjë ç’të dojë. Vajza ime është marrë në ‘97 nga disa ciganë grekë. Unë jam nis për Greqi me gjithë vajzën, u kapa nga policia greke një herë, u nisa prapë ndenja në Kastoria, aty rrinin ca ciganë grekë. Vjen njëri dhe më thotë “Do vish me ne në Athinë të punosh me hekura me ne”. Më thanë hajde me ne në punë vajzën lëre në çadër me gratë tona, më çuan shumë larg, i thashë policisë që s’po vijnë të më marrin e më mbajtën vajzën. erdhi policia bëra denoncimin ata kishin ikur që andej më kishin marrë vajzën. Më thanë në fillim që e kemi gjetur do i sjellim për ballafaqim, por s’mi sollën më. Plaku që ishte atje quhej Lluka po ishte shumë i moshuar ai kurse djali quhej Xhambo.

Në vitin 2000 u martova me tjetër bëra tre fëmijë, erdhi Liljana dhe më thotë “do vish të pimë një kafe”. Unë ika, bëra çfarë bëra, më tha, do vish të mbledhim familjen bashkë? Unë i thashë për mua nuk vlen më. Ajo u ngrit nga tavolina dhe pastaj shkoi në polici dhe më denoncoi sikur kisha shitur vajzën.

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale liliana dule liliana dule

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet