LIVE UPDATES
Ekonomi

Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndër ndotësit kryesorë të ajrit në kryeqytet

5 Shkurt 2020, 07:31 Nga DOSJA

TIRANË– Në seksionin “De-karbonizimi i sektorit te transportit publik në Tiranë” realizuar nga ekspertët Rodion Gjoka dhe Gerti Delli dalin në pah të dhëna shqetësuese.

Duke analizuar të dhënat e vendosura në dispozicion nga Bashkia Tiranë, raporti thekson se trafiku, cilësia e karburanteve dhe e mjeteve e rendisin transportin publik si ndotës tejet të rrezikshëm në kryeqytet.

Gjithashtu, specilisti Gjoka shpjegon se betonizimi i kryeqytetit kontribuon ndjeshëm në ndotjen e ajrit.

“Diskutimi është se me këtë ritëm ndërtimesh, ky sektor po tejkalon atë të transportit për nga sasia vjetore e ndotjes së çliruar. Normalisht që çdo qytet e sidomos çdo kryeqytet zhvillohet e zgjerohet vit pas viti, por sipas një plani të përgjithshëm vendor i cili i përgjigjet problemeve historike që ka qyteti. Në rastin tonë, Tirana e viteve 2000-2010 kishte indikatorë të qartë lidhur me problem si ndotja, tkurrja e hapësirave publike dhe gjelbërimit në zonën urbane, aksesi dhe lëvizshmëria, me shërbimet publike etj“, shprehet Gjoka teksa informon se nuk është marrë asnjë masë për të menaxhuar ndotjet që shkakton procesi i ndërtimit.

“Sa i takon sektorit të ndërtimit, duhet të jemi të qartë se në kushtet e sotme, ku nuk merret asnjë masë konkrete për parandalimin, reduktimin dhe menaxhimin e impakteve që proceset e kombinuara kanë sidomos në një zone urbane, atëherë sasia e ndotjes (pluhura/gazra) që çlirohet në ajër është 967 kg/m2“, argumenton Rodion Gjoka.

FLOTA E AUTOBUSËVE, JASHTË STANDARDEVE EUROPIANE

“Aktualisht kemi përllogaritur se nga flota e transportit publik në Bashkinë Tiranë, e përberë prej 305 mjetesh, rezulton të kemi shkarkime vjetore në ajër rreth 22.000 ton (PM, HC, CO2, NOx etj)”, shpjegon për Citizens Channel, Rodion Gjoka, njëherazi dhe drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit.

Raporti thekson se nuk ka asnjë formë tjetër publike për të lëvizur në qytet, si metro apo tren, fakt që e bën të domosdoshme lëvizjen me autobusë.

Harta e përqendrimit të Dioksidit të Azotit në Tiranë

Studimi ka përllogaritur edhe numrin e individëve që përdorin autobusët në përditshmërinë e tyre.  Çdo vit, më shumë se 18.5 milion pasagjerë udhëtojnë nëpërmjet linjave të autobusëve. Vetëm 65  nga 305 autobusët e Tiranës, përmbushin standardet evropiane në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Rodion Gjoka tregon se një tjetër faktor  që ndikon në përkeqësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar.

“Nga ana tjetër, pjesë e studimit dhe monitorimit tonë ka qenë edhe efekti që sjell trafiku i rënduar në qytet. Për këtë kemi dalë në përfundimin se mesatarisht një drejtues automjeti në Tirane (plus pasagjerët) harxhon 185 orë në vit në trafik. Rrjedhimisht pjesa më e madhe e automjeteve kanë një konsum të shtuar vetëm për qëndrimin në trafik, afro 200 litra lëndë djegëse  në vit (që përkthehet 35000 lekë të reja ). Si përfundim, shkarkimet e ndotësve në ajër vetëm si pasojë e trafikut vlerësohen të jenë rreth 98000 ton/vit“, informon Gjoka.

Nëse nivelet e ndotjes se tanishme do zgjidheshin nëpërmjet formave natyrale, studimi nxjer përfundimin se Tirana do të kishte nevojë për 203,881 pemë, të paktën 78 vjeçare, për ta rregulluar cilësinë e ajrit.

Mungesa e inspektimeve dhe ndërmarrja e veprimeve de-karbonizuese ka krijuar kushtet ku operatorët privatë të transportit publik nuk ndjehen të detyruar të rrisin standardet dhe cilësinë e shërbimeve apo të ulin emetimet e dyoksidit të karbonit.

Specialisti Gjoka nxit transparencën e institucioneve lidhur me cilësinë e ajrit dhe publikimin e matjeve.

“Së pari, çdo qytetari duhet t’i ofrohet e drejta për të qenë i informuar, përfshi këtu edhe cilësinë e ajrit. Ndaj institucionet përgjegjëse si AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit) dhe ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) duhet të rinisin monitorimet e tyre dhe publikimet shoqëruese të cilat për ajrin mungojnë prej rreth 4-5 vitesh“, vijon më tej ai.

“Së dyti, për cilindo është e thjeshtë të kuptojë që një hapësire e koracuar (betonuar) vetëm gjeneron ndotje e shkarkime, qofshin në ajër, ujëra apo edhe në tokë. Në këtë kontekst, një qytet i betonuar i cili vështirë t’i përgjigjet emergjencave natyrore apo njerëzore, të mund të përballojë evente klimatike si reshje të dendura, valë të nxehti dhe epidemish apo infeksionesh, ajër dhe ujë të pastër” përfundon specialisti Gjoka .

Marrë nga citizens-channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës