LIVE UPDATES
Editorial

Do të na duhet të rikalibrojmë botën. Si dilet nga kriza

21 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
Do të na duhet të rikalibrojmë botën. Si dilet nga kriza

Covid-19 ka rezultuar më shumë se një pandemi vdekjeprurëse, shkruan Henry Paulson në Financial Times. Ajo e ka futur ekonominë botërore në krizën më të rëndë që nga Depresioni Madh.

Teksa përhapja e virusit ngadalësohet dhe qeveritë rindërtohen, ata përballen me një forcë tjetër: izolimin dhe mbylljen në katër dimensione: tregtia, lëvizshmëria e kapitalit, inovacioni dhe institucionet globale.

Lejimi i vendosjes së një perdeje të hekurt do të rrezikojë rimëkëmbjen dhe stabilitetin ekonomik e shoqëror. Bota ka përparuar për shkak të integrimit. Tani recesioni, rritja e papunësisë dhe dështimi i Kinës për trajtimin në mënyrë transparente të shpërthimit të koronavirusit, po e bëjnë të vështiri funksionimin normal. Ne duhet të rikalibrojmë botën duke ruajtur tiparet më të mira të globalizmit.

Kompanitë shumëkombëshe do të gjenë mënyra që të mos mbështeten vetëm në një vend të vetëm për të siguruar çdo përbërës të nevojshëm. Çdo vend gjithashtu do të duhet të prodhojë disa produkte mjekësore të rëndësishme brenda tij. Qeveritë duhet të mbrojnë zinxhirët e tyre kritikë të furnizimit, dhe gjithashtu duhet të ecin përpara në tregti dhe investime të fuqishme në të gjithë sektorët.

Industria bankare në nivel global nuk ka kapital të mjaftueshëm për të përvetësuar humbjet e mëdha dhe për të siguruar huadhënien e nevojshme, për të ndihmuar nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike.

Inovacioni teknologjik lulëzon në bashkëpunimt ndërnjerëzore dhe ndërkufitare. Por ngritja e tekno-nacionalistëve është rritja natyrore e një brezi teknologjik, përfshirë inteligjencën artificiale, që në thelb janë shumë përdorimësh. Këto inovacione do të jenë thelbësore për suksesin ekonomik, kështu që qeveritë duhet të investojnë, të sigurojnë stimuj për sipërmarrësit dhe të zhvillojnë standarde që mbrojnë sigurinë kombëtare dhe ekonomike.

Institucionet globale kanë një detyrë dhe një mundësi për t’i rrokur këto sfida.

Kur G20 të mblidhet në Arabinë Saudite këtë nëntor, udhëheqësit duhet të angazhohen për parimet e tregut dhe veprimet plotësuese për të mbështetur rritjen ekonomike. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Një e ardhme e qëndrueshme ekonomike kërkon një grup efektiv rregullash globale për tregti, investime dhe standarde teknologjike. Institucionet shumëpalëshe gjithashtu duhet të luajnë një rol më të madh, duke ndihmuar vendet e më të prekura që të shmangin vuajtjet njerëzore dhe paqëndrueshmërinë politike.

Ekonomitë kryesore në G20 gjithashtu duhet të përballen me një gamë të gjerë kërcënimesh. Fakti që ata nuk ishin të gatshëm për një panik gati të parashikueshëm duhet të jetë një thirrje zgjimi. Ata duhet të përgatiten për rreziqe të tjera të dukshme siç janë terrorizmi, lufta në internet, ndryshimi i klimës dhe përhapja bërthamore. Tani është koha për të filluar zhvillimin e një panorame për rendin e ri global. Bota do të jetë një vend shumë i rrezikshëm nëse ne nuk i rregullojmë institucionet globale dhe nuk vendosim traktate dhe protokolle të nevojshme, për të parandaluar dhe për t’u bërë ballë tragjedive të ardhshme.

Bota është përballur me sfida më të mëdha dhe marramendëse sesa koronavirusi. Por rimëkëmbja – dhe e ardhmja – mund të sigurohet vetëm nëse ekonomitë e mëdha ecin së bashku. Rendi ekonomik global me të vërtetë nuk është i përsosur. Por është shumë i madh dhe shumë jetik për të dështuar.

Marrë nga Bota.al (editorial i Financial Times)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne bote kriza e covid-19 koronavirusi ne bote kriza e covid-19

Sondazh

Poll
Editorial 20 Prill 2020, 07:18

Evropa ime: Qytetari i diktuar

A qëndron roli i shtetit aty, që mua, familjes sime dhe shumë grupeve shoqërore, që cilësohen si grupe të rrezikuara t’ua përcaktojë, se me cilat rreziqe duhet ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet