LIVE UPDATES
Editorial

Këto lidere menaxhuan shkëlqyeshëm COVID-19, dhe kanë një gjë të përbashkët…

15 Prill 2020, 10:58 Nga DOSJA
Këto lidere menaxhuan shkëlqyeshëm COVID-19, dhe kanë

Në Tajvan, masat e ndërhyrjes së hershme kanë kontrolluar pandeminë e koronavirusit me sukses, sa që tani po eksporton miliona maska ​​për fytyrën për të ndihmuar Bashkimin Evropian dhe të tjerët. Gjermania udhëheq programin e shkallës më të madhe të testimit të koronavirusit në Evropë, duke kryer 350,000 teste çdo javë, duke zbuluar virusin në kohë rekord, sa për të izoluar dhe trajtuar në mënyrë efektive pacientët.

Në Zelandën e Re, kryeministrja ndërmori veprime të shpejta për të mbyllur turizmin dhe për të imponuar një mbyllje muaji të tërë në të gjithë vendin, duke izoluar viktimat e koronavirusit në vetëm nëntë vdekje. Të tre vendet kanë marrë vlerësime për trajtimin e tyre mbresëlënës të pandemisë së koronavirusit. Janë të shpërndarë në të gjithë globin: një është në zemër të Evropës, një është në Azi dhe tjetri është në Paqësorin e Jugut. Por këto vende kanë një gjë të përbashkët: të gjitha ato udhëhiqen nga gratë. Suksesi i këtyre vendeve dhe qeverive të tjera të udhëhequra nga gratë në trajtimin e një pandemie globale është më e rëndësishmja, duke pasur parasysh që grate janë më pak se 7% e udhëheqësve botërorë.

Masat e shpejta, vendimtare

Këto vende – të gjitha demokracitë shumëpartiake me nivele të larta besimi publik në qeveritë e tyre – e kanë përmbajtur pandeminë përmes ndërhyrjes së hershme, shkencore. Ato kanë zbatuar testimet masive, qasje të lehtë në trajtim mjekësor cilësor, gjurmim agresiv të kontaktit dhe kufizime të ashpra në tubimet sociale. Shihni Tajvanin, një demokraci prej gati 24 milion njerëz – me afërsisht të njëjtën popullsi si Australia – jashtë brigjeve lindore të Kinës. Tajvani pretendohet nga Pekini si territor i saj, kështu që duhet të ishte shumë i prekshëm nga një epidemi me origjinë nga Kina.

Por kur Presidentja i Tajvanit, Tsai Ing-ëen dëgjoi për një virus të ri misterioz që infektonte qytetarët e Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ajo menjëherë urdhëroi që të gjitha aeroplanët që vinin nga Ëuhan të kontrolloheshin.  Më pas, ajo ngriti një qendër kontrolli të epidemive, nisi prodhimin e pajisjeve mbrojtëse personale siç janë maskat për fytyrën dhe kufizoi të gjitha fluturimet nga Kina, Hong Kongu dhe Macau.

Masat agresive të Tajvanit kanë kufizuar pandeminë në vetëm 393 të infektuar dhe gjashtë vdekje. Departamenti Amerikan i Shtetit citon suksesin e koronavirusit të Tajvanit, duke i kërkuar OBSH-së, që Tajvani të ketë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Botërore të Shëndetit.

Gjermania, me 83 milion qytetarë, ka pasur mbi 132,000 të infektuar por vdekje shumë të ulëta për milion – shumë më e ulët se shumica e vendeve të tjera evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e doktoruar në kimi kuantike, ka rritur kuotat e vlerësimit për shkak të trajtimit të saj të aftë të pandemisë. Gjermania ka shtretërit e kujdesit më intensiv dhe programin e testimit të koronavirusit në shkallën më të madhe në Evropë.

“Ndoshta forca jonë më e madhe në Gjermani … është vendimmarrja racionale në nivelin më të lartë të qeverisë së kombinuar me besimin që gëzon qeveria te popullata,” i tha Hans-Georg Kräusslich, kreu i virologjisë në Spitalin Universitar në Heidelberg për Neë York Times.

Zelanda e Re është një ishull me gati pesë million banorë, i cili mbështetjen ekonomike e ka tek turizmi. Por kryeministrja Jacinda Ardern, mbylli kufijtë e Zelandës së Re për vizitorët e huaj më 19 mars dhe njoftoi një bllokim katër-javor të vendit në 23 mars, duke kërkuar që të gjithë punëtorët e sektorëve jo-jetikë të qëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve ushqimore ose ilaçe.

Vendi ka bërë testime masive dhe ka mbi 1.300 raste të konfirmuar, por vetëm nëntë vdekje. Zelanda e Re ka kaluar vetëm gjysmën e rrugës, dhe Ardern ka thënë se kjo luftë nuk do të përfundojë herët.

“Përballë kërcënimit më të madh për shëndetin e njeriut që kemi parë në mbi një shekull, kemi zbatuar në heshtje dhe kolektivisht një mur të mbrojtjes mbarëkombëtare,” tha Ardern në një fjalim para kombit të enjten.

Vendet nordike

Katër nga pesë vendet nordike drejtohen nga gratë. Vendet e tyre kanë secila nivele më të ulëta të vdekjes nga koronavirusi në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Për shembull, Kryeministrja e Finlandës, 34-vjeçarja Sanna Marin, është udhëheqësja më e ri në botë, por ajo ka vlerësohet me 85% nga finlandezët për trajtimit e pandemisë, ku ka patur vetëm59 vdekje në një popullsi prej 5.5 milion.

Krahasojini këto shifra me Suedinë – i vetmi vend nordik që nuk drejtohet nga një grua, ku Kryeministri Stefan Löfven nuk pranoi të vendosë izolimit dhe i ka mbajtur të hapura shkollat ​​dhe bizneset. Atje, niveli i vdekjeve është rritur shumë më tepër se në shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Krerë të tjerë gra të shteteve janë bërë tituj në gazeta për përgjigjen e tyre të ashpër ndaj koronavirusit. Kryeministrja Silveria Jacobs e Sint Maarten, një ishull i vogël në Karaibe me vetëm 41,000 banorë është kthyer në virale pas një videoje ku iu kërkon qytetarëve që “thjesht të ndalojnë lëvizjen”.

“Nëse nuk keni llojin e bukës që ju pëlqen në shtëpinë tuaj, hani atë që keni. Nëse nuk keni bukë, hani drithëra. Hani tërshërë,” thotë ajo në video.

‘Njerëz të paaftë, mohues shkencorë’

Sigurisht, Presidenti (mashkull) i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka merituar lavdërimet për rrafshimin e kurbës së infeksioneve në vendin e tij përmes testimeve masive. Por shumë vende të udhëhequra nga burra jokompetentë, mohues të shkencës kanë çuar në shpërthim të koronavirusit katastrofik. Epiqendra e pandemisë tani ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Trump fillimisht akuzoi partinë Demokratike për politizimin e virusit si një “mashtrim” dhe nuk dëgjoi paralajmërimet e shumta nga shkencëtarët më të mirë për muaj me radhë. Kjo solli urgjencën aktuale të mbi 25,000 vdekjeve nga COVID-19, dhe një gjysmë milion rastesh të konfirmuara, të cilat vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Në mënyrë të ngjashme, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson hodhi poshtë shifrat e shëndetit publik dhe nuk pranoi të vendoste kufizime disa javë pasi vendet e tjera evropiane reaguan. Para se të shtrohej në spital me Covid-19, ai u tha gazetarëve se virusi nuk do ta ndalonte atë të shtrëngonte duart e të përqafohej me pacientët në spital. Dhe koronavirusi nuk do të ishte përhapur në të gjithë botën aq shpejt nëse Presidenti Kinez Xi Jinping nuk do të lejonte pesë milion njerëz nga Ëuhani të largoheshin para izolimit.

Duhen më shumë gra?

Është shumë herët për të thënë se cilët do të jenë liderët që morën masat e duhura për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 duke shpëtuar më shumë jetë, por shembujt e mësipërm tregojnë se liderët që vepruan shpejt dhe saktë e me vendosmëri ishin gra. Më 1 janar 2020 vetëm 10 nga 152 kryetarët e shteteve të zgjedhura ishin gra, sipas Bashkimit Ndër-Parlamentar dhe Kombet e Bashkuara – dhe burrat përbëjnë 75% të ligjvënësve, 73% të vendimmarrësve menaxherial dhe 76% të spikerëve në mediat kryesore të lajmeve.

“Ne kemi krijuar një botë ku gratë janë shtrydhur në vetëm 25% – një e katërta – e hapësirës, ​​si në dhomat vendimmarrëse fizike, ashtu edhe në tregimet që ne tregojmë për jetën tonë. Një e katërta nuk është e mjaftueshme,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Grave të KB, Phumzile Mlambo-Ngcuka.

Është koha për ne që të kuptojmë se bota ka shumë nevojë për më shumë gra udhëheqëse dhe përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e politikës.

Së paku, numri disproporcional i grave udhëheqëse që kanë arritur të kontrollojnë këtë pandemi – deri më tani – duhet të na tregojë se barazia gjinore është thelbësore për shëndetin publik global dhe sigurinë ndërkombëtare.

Burimi: CNN

Përshtati në shqip: F.g/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial lideret gra menaxhimi i koronavirusit lideret gra menaxhimi i koronavirusit


Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2020, 19:59

Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa?

KOSOVË- Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet