LIVE UPDATES
Editorial

“Tha se virusi do largohet.” Si planifikimi për pandeminë nuk u llogarit asnjëherë për një President si Trump

15 Prill 2020, 14:25 Nga DOSJA
“Tha se virusi do largohet.” Si planifikimi për pandeminë

SHBA– Koronavirusi po përhapej edhe më gjerë në fund të janarit,  ndërsa Presidenti Trump fliste vetëm për meritat e tij duke i siguruar popullit amerikan se administrata e tij e kishte nën kontroll situatën e koronavirusit.

“Ne mendojmë se do të ketë një përfundim shumë të mirë.”-  tha Trump.
Por që në atë kohë, një punonjës amerikan rezultoi pozitiv në testin për koronavirus. Më pas, kompania ku u konfirmua një i  infektuar ndaloi punën, duke çuar në shtëpi të gjithë punonjësit e saj.

Kompania, Dana Inc, e cila është një kompani e njohur që operon në të gjithë botën, ka parë që çmimi i aksioneve ka rënë në më shumë se 40% në mes të frikës së përhapjes së Covid-19. Pavarësisht se mendohet se po bëhet më e mira ende nuk dihet se çfarë e pret vendin në fund rë këtij kaosi.  Në juglindje të Michiganit, ku ndodhet edhe kompania, u cilësua edhe si “zona e nxehtë” e koronavirusit, duke ngjallur presion për Qeverinë amerikane lidhur me situatën në vend.

Kur guvernatorja e Michiganit,  Gretchen Whitmer, një demokrate e cila iu drejtua qeverisë federale për ndihmë, Trump nisi me ofendime ndaj kritikava të saj, sa i përket përgjigjes federale dhe atë që ai e shihte si mosmirënjohje nga ana e saj.

Qasja e presidentit e bëri më të vështirë për çdo zyrtar në vend që kërkonin të merrin nga lideri amerikan një përgjigje ndaj pandemisë, thanë ekspertët e shëndetit publik dhe zyrtarë të tjerë.

Nuk kishte asnjë plan emergjence nga ana e Presidentit i cili e konsideroi kërcënimin nga Covid-19 si një situatë që sipas tij e kishte ”nën kontroll”. Por në fakt ndodhi e kundërta sepse koronavirusi  sot ka bërë që Amerika të jetë vendi më i goditur në botë.  Askush nuk ka parashikuar që miliona amerikanë teksa shikojnë Fox News të shohin se sa njerëz po vret koronavirusi misterioz, me një përhapje të shpejtë brenda pak javësh.

“Ne kemi gjëra kaotike që ndodhin jashtë Shtëpisë së Bardhë pa ndonjë plan të qartë, pa një qasje gjithëpërfshirëse, pa mesazhe të qarta, dhe rezultati është që shumë njerëz po vdesin, të cilët nuk kanë pse të vdesin.”-  tha Tom Frieden , një ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga administrata Obama.

Përgjigjia e hershme e Trump dhe jo e saktë fatkeqësisht, bëri që sot Amerika të gjendet në këtë kaos si shkak i krizës së koronavirusit.  Madje edhe kritikët e tij e pranojnë se asnjë administratë nuk është plotësisht e përgatitur për një pandemi globale me sfida të reja që dalin minutë pas minute.

“Është e vështirë.“- tha Lisa Monaco, e cila shërbeu si këshilltare për sigurinë në vend gjatë kohës kur Amerika ishte nën drejtimin e Obamës dhe është një analiste e sigurisë kombëtare të CNN. Ajo ka udhëhequr edhe grupin  që Trump ka vendosur për situatën që është krijuar nga virusi. Megjithëse Monaco ka qenë kritike ndaj përgjigjes së administratës Trump për pandeminë.

“Unë kam simpati për aftësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të siguruar informacion në kohë reale kur toka po zhvendoset nën këmbët tuaja.”- ka thënë ajo. Ndërkohë kur Trump u pyet për vlerësimin e tij ndaj performancës  në një konferencë për shtyp muajin e kaluar, ai i dha vetes një 10 të përsosur.

Të zemëruar nga kritikat e shumta për përgjigjen e administratës së tij, përfshirë një raport të New York Times të botuar gjatë fundjavës, Trump përdori atë që supozohej se do të mbante një konferencë vetëm për koronavirusin përmes një  video, ku ai bënte vetëm propagandën e prodhuar në Shtëpinë e Bardhë dhe promovonte përpjekjet e tij.

“Çdo gjë që bëmë ishte e drejtë.”-u tha ai gazetarëve në një moment.

“E vërteta është që Presidenti Trump ndërmori një veprim të guximshëm për të mbrojtur amerikanët dhe për të nxjerrë fuqinë e plotë të qeverisë federale për të frenuar përhapjen e virusit, për të zgjeruar kapacitetet e testimit dhe për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave kur nuk kishim ndonjë ide të vërtetë nivelin e transmetimit ose përhapjes asimptomatike. Presidenti mbetet plotësisht i përqendruar në shëndetin dhe sigurinë e popullit amerikan dhe është për shkak të udhëheqjes së tij të guximshme që ne do të dalim nga kjo sfidë e shëndetshme, më e fortë dhe me një ekonomi në rritje.”- deklaroi Judd Deere, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo histori sesi SHBA-ja po lufton me Covid-19 u përhap në të gjithë globin dhe në territorin  amerikan teksa Trump bazohet në dhjetëra intervista me mjekë, shkencëtarë, ofrues të kujdesit shëndetësor, mjekët që janë në frontine parë të luftës si edhe ish-politikanë.

Kërcënimi më i madh

Themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates tha gjatë një fjalimi në  “TED Talk” në 2015 se në mendjen e tij, një virus pandemik kishte zëvendësuar luftën bërthamore si kërcënimin më të madh për SHBA. Në vitin 2018, Universiteti Emory përkujtoi 100-vjetorin e pandemisë së gripit të vitit 1918, që vlerësohet se ka vrarë të paktën 50 milion njerëz në të gjithë botën, dhe hulumtoi sesi mund të ndodhë përsëri. Vetëm një vit më parë  administrata Trump zhvilloi stërvitjen e saj të quajtur Crimson Contagion.

“SHBA-së i mungon kapaciteti i mjaftueshëm prodhues vendas ose lëndëve të para për pothuajse të gjitha masat  mjekësore të gripit pandemik.”- tha Dr. Robert Kadlec.

Kërcënimi bëhet i vërtetë

Në fund të dhjetorit, kërcënimi i  një pandemie të parashikuar u bë realitet si fillim në Kinë, për SHBA-të dhe tani në mbarë botën. Shumë lajme nisën të raportoheshin për Kinën sapo u shënuan rastet e para, ku mediat e huaja, mes tyre edhe ato amerikane shkruanin se koronavirusi që shkakton probleme me frymëmarrjen, e ka origjinën nga ushqimet e detit dhe kafshët e egra në qytetin e Wuhanit.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, dhe zyrtarë të tjerë të lartë shëndetësorë filluan me shpejtësi mbledhjet e përditshme në janar për kërcënimin e koronavirusit.

Nga fundi i janarit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare filloi gjithashtu mbajtjen e mbledhjeve të përditshme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha një person i njohur me diskutimet e tyre. Për javë të tëra, ata ishin përqendruar kryesisht në mënyrat e parandalimit të të infektuarit ose të ekspozuarit nga sëmundja,  përfshirë qytetarët amerikanë. Në të njëjtën kohë, raportet e inteligjencës të ndara me Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill shënuan kërcënimin e koronavirusit dhe paralajmëruan se Kina po minimizonte ndikimin e saj.

Megjithatë ndihmësit u përpoqën të përçonin sesa serioz ishte kërcënimi në atë mënyrë që të shkaktonte debat edhe me presidentin, i cili u fajësua dhe u gjykua në Senat për fjalimet e tij se amerikanët nuk janë të rrezikuar dhe se gjendjen e kemi nën kontroll. Kur Azar më në fund ishte në gjendje të kundërshtonte fjalimet e Trump në janar, Presidenti u shfaq i preokupuar, thonë burimet e CNN.

Por kur situata nisi të bëhej e shqetësuese mjeku Nancy Messonnier tha: Ne duhet të përgatitemi sikur kjo të jetë një pandemi.

Një zyrtar i administratës insistoi që Trump ta merrte seriozisht virusin që nga fillimi, duke vënë në dukje se Trump krijoi një Task Forcë në fund të janarit dhe ishte në kontakt me qeveritarët në të gjithë vendin. Por kjo nuk ishte e dukshme nga vërejtjet publike të Presidentit. Vetëm katër ditë pasi Messonnier paralajmëroi një pandemi të mundshme, Trump tha se ai besonte se gjithçka ishte nën kontroll.

Kjo nuk është hera e parë por as e fundit nga ana e tij që të godiste me tone të lartë ekspertët, detyra e të cilëve ishte që ta informonin.

Viruset nuk respektojnë kufijtë

Nëse ka një element të planeve moderne të gadishmërisë pandemike, ndoshta është kjo: Viruset nuk respektojnë kufijtë. I njëjti paralajmërim u përfshi në strategjinë e vet kombëtare të administratës Trump. “Sëmundjet infektive udhëtojnë pa viza dhe tejkalojnë pa dallim kufijtë, udhëtarët e infektuar nuk mund të shfaqin asnjë simptomë.

Por përgjigjja e parë e administratës Trump, në fund të janarit, ishte se do të ndalonte të huajt që vizituan Kinën për të hyrë në SHBA. Ky ishte hapi më i rëndësishëm që ndërrmori Trump. Një ish-zyrtar i administratës tha se nuk kishte njeri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që mund të kuptonte kërcënimin e shëndetit publik që paraqet virusi. Kur amerikanët që ishin në Kinë u kthyen në shtëpitë e tyre Trump urdhëroi që ata të marrin trajtimin e duhur dhe të qëndronin në karantinë për të paktën 14 ditë, në mënyrë që nëse ata do të ishet bartës të virusit të mos e përhapnin edhe tek të tjerët.

Ndërsa CDC nisi me shpërndarjen e testeve të provës për të gjurmuar përhapjen e mundshme të virusit, Trump vazhdoi me këndvështrimin e tij optimist.

“Do zgjasë deri në prill, ju e dini, në teori, kur koha ngrohet, ajo mrekullisht largohet.”- tha trump në një fjalim para popullit.

Disa ditë më vonë, CDC pranoi disa probleme me testet që kishte shpërndarë që në mënyrë efektive do t’u shkaktonte probleme punonjësve të shëndetësisë të cilët nuk mund të kuptonin sesi po përhapej Covid-19 në të gjithë Amerikën. Administrata do të vazhdojë të luftojë me muaj për të rritur testimet.

“Situata e koronavirusit është nën kontroll në SHBA. Tregu i aksioneve po vijon shumë mirë për mua!”– tha ai më 24 shkurt. Por po atë ditë nisën edhe problemet me ekonominë.

‘Shqetësimet e zinxhirit të furnizimit’

Pothuajse gjatë gjithë muajit shkurt, administrata Trump minimizoi publikisht kërcënimin e virusit për qytetarët amerikanë, duke e trajtuar atë kryesisht si një problem për ta “mposhtur” nga SHBA. Në atë kohë, rastet e koronavirusit kishin qarkulluar në vend për të paktën një muaj. Në një deklaratë të 7 shkurtit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përshëndeti përpjekjet e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar në betejën e Kinës me koronavirusin, duke përmendur se departamenti ndihmoi në shpërndarjen e gati 17.8 ton furnizimeve mjekësore të dhuruara për popullin kinez, duke përfshirë maska, kostume, doreza, respiratorë dhe materiale të tjera jetësore.

Brenda disa javësh, ishte e qartë që SHBA do të përballej me mungesa të tmerrshme sa i përket furnizimeve të pajisjeve shëndetësore. Me përhapajen e rasteve të koronavirusi nisën edhe shqetësimet e para në  zinxhirin e furnizimit sa i përket masave mbrojtëse për Covid-19. Në këtë diskutim u përfshi nevoja për të zbatuar me shpejtësi mbylljet e shkollave dhe të bizneseve, bazuar në të dhënat për shpërthimin që vinin nga Kina dhe anija Diamond Princess, ku u infektuan qindra qytetarë.

Të përfshirë në këto kërkesa urgjente ishin zyrtarë nga Shëndetësia dhe Shërbimet Njerëzore, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Sigurisë së Kombëtare, Ushtria dhe Departamenti i Bujqësisë. Nga fundi i marsit, Departamenti i Shtetit po shtronte pyetje nëse kishte vepruar gabim që dërgoi furnizime mjekësore drejt Kinës, dhe tashmë ka mungesë të theksuar kur ka nevojë.

‘Kjo mund të jetë e keqe’

Messonnier kishte dhënë paralajmërime të rrepta për virusin. Në një konferencë më 25 shkurt, ajo u tha gazetarëve: Ne po i kërkojmë popullit  amerikan që të punojë me ne për t’u përgatitur për një situatë të keqe që na pret.

Kjo ishte dita që Messonnier mori vëmendjen e Presidentit dhe padyshim që jo në një mënyrë të mirë, shkruan CNN. Në një konferencë të veçantë më 25 shkurt, Azar u përpoq që mbështeste  komentet e Messonnier. Ai tha që ajo thjesht po përpiqej të ishte transparente për hapat e mundshëm që mund të jenë të nevojshme.

“Mund. Jo do të bëjmë. Ne nuk mund të bëjmë parashikime me ndonjë shkallë sigurie se si do të përhapet një virus ose çfarë do të ndodhë.”- tha ai.

Kur Trump u kthye nga India ku shkoi për takime zyratre, ai shkoi në dhomën e konferencave për të ofruar më shumë siguri sesa paralajmërime për vendin.

“Është pak a shumë si gripi i rregullt për të cilin e kemi provuar. Dhe në thelb do të kemi një grip më të rëndë, por që do të përhapet më gjerë. Ne jemi gati për të. Ne jemi vërtet të përgatitur.”- tha Trump për koronavirusin që tashmë po përhapet si zjarr i egër në të gjithë globin.

10 nga 10

Para se Trump të kuptonte plotësisht kërcënimin e paraqitur nga koronavirusi e shpërtheu në Kinë, ai e kuptoi rrezikun e shtypit të keq dhe administrata Trump po kritikohej shumë për mënyrën sesi po  vepronte. Trump e kishte mënjanuar Azarin nga roli i tij duke udhëhequr detyrat kryesore për çështjen e koronavirusit, duke e zëvendësuar atë me Zëvendës Presidentin Mike Pence më 26 shkurt.

Trump dhe këshilltarët e tij publikuan në adresën zyrtare të Zyrës Ovale më 11 mars se kufizime të reja të udhëtimit nga Evropa po aplikohen. Por këto lëvizje të shpejta të Trump krijuan konfuzion të gjerë dhe ngjallën panik tek amerikanët jashtë vendit. Pas fjalimit të Trump në Zyrën Ovale, këshilltarët e kritikuan privatisht Trump për të besuar më shumë tek zyrtarët e tij të kujdesit shëndetësor, si Fauci dhe Dr. Deborah Birx, koordinatori  përgjigjes për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, sesa këshilltarët e tij ekonomikë, tha një këshilltar.

“Mesazhi për Trump ishte: Kjo është një luftë dhe këta janë gjeneralët tuaj.”– tha këshilltari.

Ata inkurajuan Trump që ta shihte veten si president në kohë lufte. Anëtarët e grupit të punës gjithashtu u përballën me Trump me një studim shqetësues të publikuar nga Britania. Nëse SHBA-të do të zgjidhnin vetëm problemin e virusit ta “dëbojnë atë”, siç rekomandonin disa nga këshilltarët ekonomikë të Trump, se 2.2 milion amerikanë mund të vdisnin gjatë pandemisë. Deri atëherë, Trump kishte vendosur që ai duhet të luante një rol më të dukshëm në përgjigjen e tij. Burimet thanë që ai e kishte parë Guvernatorin e Nju Jorkut Andrew Cuomo që merrte lëvdata publike për njoftimet e tij të përditshme në televizione, të cilat përfshinin bilancin ditore të të sëmurëve dhe të viktimave që ishin vërtet të larta. Ndërsa kur foli më 16 mars, Trump njoftoi udhëzime të reja për distancimin shoqëror për kombin. Duket se Trump po e merrte përfundimisht seriozisht koronavirusin. Ai i tha publikut se “secili prej nesh ka një rol kritik për të ndaluar përhapjen dhe transmetimin e virusit”.

Pastaj ai e vlerësoi përgjigjen e tij deri më tani si 10 nga 10. “Unë mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyeshme.”

Të dielën, Fauci, një nga këshilltarët më të mirë mjekësorë të Trump, pranoi në “State of the Union” të CNN se vendosja e masave për distancimin social më shpejt do të shpëtonte më shumë se 20,000 amerikanë që kanë vdekur nga virusi në SHBA. Fauci u përpoq të sqarojë vërejtjet e tij pak para se Trump të fliste të hënën në mbrëmje. Ai shpjegoi se po i përgjigjej një “pyetje hipotetike” kur tha se mund të ishte bërë më shumë për të shpëtuar jetën e amerikanëve. Fauci tha se përgjigjja e tij “ishte marrë si një mënyrë që ndoshta këtu faji ishte i tij.

Të tjerët ishin shumë kritik ndaj Presidentit.

Ali Nuri, president i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, e quajti përgjigjen federale deri më sot “jashtëzakonisht të papërshtatshme”.

“Ne nuk po e lejojmë shkencën të drejtojë situatën. Ne jemi duke e lejuar që Doë Jones Industrial Average të drejtojë këtë situatë kritike dhe ky është një problem.“-tha ai.

“Nëse Nju Jorku ishte mbyllur dy ditë para se të ndodhte, gjysma e njerëzve që vdiqën nuk do të vdiste. Sepse dyfishohej çdo dy ditë. Shpejtësia është tepër e rëndësishme.”-  tha Frieden, i cili jeton në Brooklyn.

“Jetë e humbur”

Don McMurray ka punuar për gati 17 vjet  në kompaninë Dana Inc e ndjeu që kompania nuk bëri aq sa duhet për të mbrojtur punëtorët e tij në kohë për shpërthimin e koronavirusit. Meqenëse kompania është mbyllur, ditët e fundit ka vazhduar të njoftohet se  shumë punëtorë të tjerë janë prekur nga virusi. Biznesmeni 57 vjeçar, nuk e di se kur fabrika do të rihapet dhe ka aplikuar për përfitime të papunësisë.

Pavarësisht se kërkesa e tij po kalon, ai tha se ende nuk ka marrë një pagesë. Kur ai telefonon për të kontrolluar kërkesën e tij, ai merr mesazhe që sistemi është i mbingarkuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial anthony fauci bill gates dana inc gretchen whitmer koronavirusi ne shba michigani tom frieden trump anthony fauci bill gates dana inc gretchen whitmer koronavirusi ne shba michigani tom frieden trump

Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2020, 19:59

Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa?

KOSOVË- Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ d...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë