Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një denoncim të frikshëm, ku shprehet se agjenti i infiltruar i poliisë po pret që ta vrasin. Në një status në profilin e saj në Facebook, Anila shkruan frikërat që e kanë pushtuar agjentin e identifikuar si Gjergji, se ka shumë mundësi që ta ekzekutojnë si Artan Cukun, të cilin e vranë në hyrjen e pallatit ku banonte.
Ndër rreshta, gazetarja përshkruan kalvarin e operacioneve që ka kaluar Gjergji gjatë kohës që ishte agjent i infiltruar i polcisë. Ajo tregon se ai ka mbajtur tjetër identitet, është bërë një me kriminelët vetëm që të zbulojë ngarkesat me drogë dhe të binin në pranga dhjetëra trafikantë dhe kriminelë.
Por tashmë Gjergjin e kanë larguar nga detyra me preteksin “Për shkurtim të funksionit organik”, dhe ai po pret që ta ekzkutojnë.
“Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin,”- shkrua ndër të tjera gazetraja Anila Hoxha.
Statusi i gazetares Anila Hoxha
“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për tmë vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete”. Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit , njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji , të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë. Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover, ose agjent I mbuluar. Dhjetra aksione në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që me pas janë sekuestruar , kriminelë që me pas janë arrestuar.
“Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet te dyte, për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta.., është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte casti për të blerë ngarkesat, përherë me vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit”
Por pavarësisht kontributit , Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal. “Për shkurtim të funksionit organik”. Eshtë 33 vjec dhe ka dalë në reform, pasi kishin luajtur ping pong me të, nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tekj hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë , pastaj under cover dhe se fundmi ne Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent under cover. Një agjent i lindur për të qënë i tillë. U spikat që në akademi nga të huajt , mes të cilëve atë dhe disa si ai I trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptar të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Ëatson, Sean Mcgoëan dhe Roderik Mckenzie.
E crëndësi ka e gjitha kjo. Gjergji, vetëm 33 vjec ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por as kjo ska rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.
Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin
Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij por edhe një konflikti në të cilin ai mbeti i plagosur. Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdine e tij si agjent i mbuluar ku pas cdo aksioni ai shikonte rezultatet nga kendi I një të panjohuri. Gjergji këmbendul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë. Për tu bërë një polic I tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji I doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor I njohur në Vlorë e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi Liceo Classico. Përkundër pritshmërive Gjergji ja tha troc familjes endrrën dhe ambicien e tij.
“Enderra ime ka 5 pesë gërma… POLIC “
Ai është zotërues I 3 gjuhëve anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkelqyeshëm. Por kjo ska rëndësi.
Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic I mirë. As kjo ska rëndësi
Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por kjo ska rëndësi….
Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që I shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rendesi
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mesa duket po vë në zbatim transformimin e sipërfaqes së parkut “Rinia”, që pritet të shndërrohet në një shes...
TIRANË- Top Channel ka publikuar sot lajmin se menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit pritet që të ndryshojë brenda kësaj vere. Kjo sepse kompanisë I...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish sot për skadimin e pasaportave apo kartave të identitetit.Në një postim në Twitter, Lleshaj ...
DURRËS- Ditën e sotme tatimorët kanë zbarkuar në Durrës për të inspektuar subjektet dhe bizneset që operojnë në qytetin bregdetar. Drejtoria e Përgjithshme...
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë, lidhur me kërkesën e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës Arben Malaj, për shkak të shkelj...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisi...
TIRANË– Është sekuestruar pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”. Dosja.al mëson se ditën e sotme se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuror...
TIRANË- Përfshihet nga flakët një banesë mesditën e sotme në kryeqytet, në rugën “Ferit Xhajko”. Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në n...
FRANCË– 29 shqiptarë, të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, u riatdhetësuan nga Franca ditën e sotme, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si d...
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi ka dëshmuar lidhur me dosjen “Babale” pas përgjimeve të publikuar nga PD, ku akuzoheshin se i...