Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Top Channel ka publikuar sot lajmin se menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit pritet që të ndryshojë brenda kësaj vere. Kjo sepse kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës dhe autoritetet shqiptare nuk e kanë rinovuar atë.
Nisur nga mosrinovimi i kontratës shoqëria koncensionare e aeroportit Nënë Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.
Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende, por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit.
Burime të dosja.al mesojnë se në tender janë 2 kompani që nuk i plotësojnë kriteret, por njëra prej tyre, ItalPol do të jetë fituesja. Kjo kompani që nuk ka aktivitet ndërkombëtar, më parë ka patur precedentë negativë që e kanë bërë objekt të drejtësisë italiane.
Një revistë italiane i ka kushtuar një artikull kësaj kompanie që ItalPol, që pritet të marrë nën kontroll Aeroportin e Rinasit. Sipas medias së vendit fqinj, kjo kompani është nënhetim nga Prokuroria italiane për kurrupsion dhe për këqpërdorim të fuqisë punëtore në Itali.
Kompania e sigurisë nga Puglia është krejt e panjohur për botën e aviacionit ndërkombëtar dhe po përpiqet të hyjë në tregun shqiptar.
Viktima Nr. 1: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA)
Viktima Nr. 2: Kompanitë Shqiptare të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF)
Viktima Nr. 3: Standardet Kombëtare të Sigurisë së Aviacionit të Shqipërisë
Viktima Nr. 4: Tregu i përgjithshëm i kompanive te sigurisë, në një periudhë që qeveria shqiptare premtoi të sjellë transparencë dhe profesionalizëm duke fuqizuar konkurrencën e ndershme.
Sipas investigimeve, ItalPol, ju afrua TIA-s dhe Ministrisë së Transportit menjëherë pas grabitjes në aeroport, në Prill 2019.
TIA, supozohet se ka hedhur poshtë oferten e e ItalPol pasi ato nuk përmbushin asnjë nga kriteret e standardeve ndërkombëtare të sigurisë së aviacionit. ItalPol ka përvojë të kufizuar lokale në disa aeroporte në Itali, duke përfshirë Fumicino Milano dhe Bergamo, duke siguruar shërbime të thjeshta të ruajtjes dhe patrullimit, sic ofrojne ne Shqiperi kompanitë shqiptare te SHPSF (shoqerite Private te Sigurise Fizike).
ACI (Këshilli Nderkombetar i Aeroporteve), që është organizata private ndërkombëtare, e të gjitha aeroporteve të botës, nuk e njeh këtë kompani.
Për më tepër, ne hetuam çështjen penale të ItalPol në Itali. Në fund muajit Marsit 2019, Guilio Gravina, Drejtori i Përgjithshëm (CEO) i ItalPol dhe përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie, u thirrën nga Prokuroria Italiane dhe tani po konludohet në kontekstin e një hetimi që solli edhe arrestimin e Presidentit të Këshillit Bashkiak të Romës.
Nëse ItalPol tashmë ka hyre ne bisedime me Ministrinë e Transportit në Shqipëri, a janë këta te fundit të gatshëm të diskutojnë seriozisht me kompanitë e tilla, ofrimin e mundësisë së bërjes biznes në Shqipëri?
Meqë, ItalPol është një kompani Italiane në fushën e sigurisë (SHPSF), pse ne kemi nevojë për to në Shqipëri, duke qënë se të tilla ka shumë? Cila do të ishte vlera e shtuar, e tyre në krye të industrisë së Sigurisë Shqiptare, kur të paktën 4-5 kompani shqiptare shkëlqejnë me veprimtarine e tyre, në sherbimet e ruajtjen dhe patrullimin, në shume zona të Shqipërisë.
Ndoshta është karakteri i huaj, i kësaj kompanie që ka joshur Ministren e Transportit dhe do të donte t’i shihte ata të vepronin në aeroport në vend të konglomeratit ndërkombëtar francez që është nënkontraktuar nga TIA për shërbimet e Sigurimit të Aviacionit? Hetimi ynë për grabitjen e Rinasit, nuk solli akuza ndaj punonjësve të TIA-s ose të nënkontraktorit të tyre të Sigurisë në Aviacion.
Përveç kësaj, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (ACAA) ka kontrollin e plotë dhe përgjegjësinë e Sigurisë së Aviacionit të TIA dhe për sa kohë e dimë që me anë të shumë procedurave të kontrollit të cilësisë bashkëpunon me TIA dhe me Ushtrinë Shqiptare, për të përmirësuar më tej sistemin e Sigurisë. Është krejtësisht e çuditshme të mësohet se kjo kompani Italiane, e panjohur dhe plot shqetësime ligjore, lejohet t’i drejtohet Ministrisë se Transporteve dhe të kërkojë mundësi biznesi në të vetmin Aeroport Ndërkombëtar të Shqipërisë, ku gjërat menaxhohen dhe vendosen nga menaxhmenti i TIA dhe kontrollohen nga ACAA.
Informacionet i referohen një vizite të jashtme, të Ministres Balluku në Itali, ku ka marrë pjesë në një Panair atje.
A është kjo një tjetër marrëveshje korrupsioni e kësaj Ministreje? A ka arsye që ajo të vihet në kontakt me këtë firmë italiane? Cili do të ishte interesi i një Ministri që të përfshihej në çështje të tilla pak javë para riorganizimit të Qeverisë dhe veçanërisht kur Rregullatori përgjegjës dhe TIA kanë Sigurinë në Aeroport nën kontrollin e tyre? A është ItalPol, si një ofrues shërbimesh italiane, me kredibilitet të diskutueshëm, me zero investime, me zero përvojë dhe prani në Shqipëri, me të vërtetë i nevojshëm për Ministren Balluku, që të hyjë në tregun shqiptar dhe të privojë kompanitë vendase shqiptare për projektet e tyre?
Italpol është një kompani kombëtare Italiane Sigurie, me seli në Romë, e themeluar në fund të vitit 1978 nga Domenico Gravina, një biznesmen i lidhur me disa politikanë që i përkasin partisë së ekstremit të djathtë në Itali. Ishte një kompani shumë e vogël deri para rreth 7 vjetësh, kur me zgjedhjen si kryetar në Romë të Sir Alemanno (politikan i krahut të djathtë) pasi ItalPol financoi fushatën e tij, papritmas u bë një lojtar kombëtar në Itali, në biznesin e sigurisë.
Kompania që prej rreth dhjetë vjetësh udhëhiqet nga djali i themeluesit, i cili vdiq disa vjet më parë. Ata ende financojnë një parti politike të krahut të djathtë (Fratelli d’Italia) dhe kanë mbrojtje të fortë politike prej tyre. Mënyra se si ata veprojnë është tipike e korrupsionit në seri: ata i paguajnë politikanët në të gjitha nivelet, por edhe menaxherë të tjerë kryesorë ose oficerë në kompani/institucione private, punësojnë anëtarët e tyre të familjes, ofrojnë kontrata konsultimi me ta kur largohen ose dalin në pension dhe të tjera veprime të ngjashme. Ata ofrojnë një shërbim të dobët (ndonjëherë shumë të varfër) dhe jane përballur me disa dënime nga klientët.
Kompania ItalPol është e njohur edhe për performancën e saj të dobët, mungesë stafi dhe punonjës të pakënaqur.
Ata janë korruptues serial, të gjitha kontratat që kanë, kane ardhur nga aftësia e tyre për të korruptuar lojtarët kryesorë, në vend të shërbimeve profesionale dhe të përshtatshme.
Në link-un e mëposhtëm mund të gjeni një raport mbi Italpol të botuar në një revistë kombëtare, rreth 8 muaj më parë.
Artikulli shpjegon lidhjen midis Italpol dhe një gjykatësi të korruptuar në Këshillin e Shtetit (Gjykata më e lartë italiane për mosmarrëveshjet administrative në procesverbalet gjyqësore).
Kujtojmë që pasditen e 9 prillit në Aeroportine Rinasit u grabitën 5.6 mln euro nga një grup prej 5 personash Grupi u largua me një furgon të bardhë, i cili u ndoq nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish sot për skadimin e pasaportave apo kartave të identitetit.Në një postim në Twitter, Lleshaj ...
DURRËS- Ditën e sotme tatimorët kanë zbarkuar në Durrës për të inspektuar subjektet dhe bizneset që operojnë në qytetin bregdetar. Drejtoria e Përgjithshme...
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë, lidhur me kërkesën e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës Arben Malaj, për shkak të shkelj...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisi...
TIRANË– Është sekuestruar pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”. Dosja.al mëson se ditën e sotme se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuror...
TIRANË- Përfshihet nga flakët një banesë mesditën e sotme në kryeqytet, në rugën “Ferit Xhajko”. Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në n...
FRANCË– 29 shqiptarë, të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, u riatdhetësuan nga Franca ditën e sotme, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si d...
TIRANË– Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi ka dëshmuar lidhur me dosjen “Babale” pas përgjimeve të publikuar nga PD, ku akuzoheshin se i...
DURRËS- Gjykata e Durrësit nuk ka miratuar kërkesën e kandidates për bashkinë e Durrësit nga radhët e Partisë Socialiste Valbona Sako, për konfirmimin e ma...
TIRANË– Gjatë seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Babale” ka dëshmuar edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.Mësohet se ...