LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dietat e çmendura të miliarderëve, nepset e çuditshme të Bezos, Zuckerberg dhe Musk

23 Shtator 2021, 09:19 Nga DOSJA
Dietat e çmendura të miliarderëve, nepset e çuditshme

SHBA – Dietat e të pasurve dhe të famshmëve janë pafund magjepsëse, por në Silicon Valley, ku regjimi gjumit dhe punës intensive përplaset me trendet kaliforniane, miliarderët e teknologjisë i çojnë gjërat në një nivel krejt tjetër. Pavarësisht nëse është Jeff Bezos që ha një pako të tërë me biskota për mëngjes, apo Mark Zuckerberg duke ngrënë mish dhie të ftohtë të therur me lazer, dy mjeshtrat e teknologjisë e kanë arritur rrugën e tyre drejt majës me një regjim shumë të çuditshëm sipas DailyStar

Nëse jeni duke kërkuar çelësin drejt suksesit, mund të mos e gjeni në skutat e Silicon Valley. Ngrënia e disa prej këtyre gjërave nuk ka gjasa t’ju bëjë shumë të pasur ose të suksesshëm, apo qoftë edhe më të shëndetshëm. Megjithatë njerëzit shumë të pasur dhe të suksesshëm i konsumojnë, dhe në fund të fundit, “ti je ajo çfarë ha.”

Në fund të viteve 1990, njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos pranoi se ai nuk kishte një regjim të mirë ushqimor. Në një intervistë, ai tha se hante një pako të tërë me biskota për mëngjes. “Kur gruaja ime dhe unë u martuam, unë kisha vite të tëra që haja një pako me biskota “Pillsbury” për mëngjes. Per tre muaj që kishim të martuar, ajo më pa ta bëja këtë çdo mëngjes derisa një ditë  më pyeti nëse e dija sa gjëra të dëmshme kishte në të”. Njeriu më i pasur në botë i ka disa huqe të çuditshme.

Gjatë një takimi në mëngjes të vitit 2010 me drejtuesin e një biznesi teknologjie të sapokrijuar, Bezos thuhet se porositi një pjatë për mëngjes që kishte oktapod mesdhetar, proshutë, kos, hudhër të njomë dhe një vezë të zier. Bezos gjithashtu hëngri një iguanë të pjekur në “Explorers Club”, një darkë miliarderësh në 2018, ku gjithashtu kishte piton, tarantula dhe buburreca në menu. Gatimet u zgjodhën posaçërisht për të rritur ndërgjegjësimin për speciet e dëmshme.

Amazon CEO Jeff Bezos eats iguana at exclusive New York dinner event following an award ceremony attended by some of the world’s richest entrepreneurshttps://t.co/SzdzcBsO3a pic.twitter.com/9pXKZYBzls

— DAILY SABAH (@DailySabah) March 18, 2018

Me kalimin e viteve, ish-bashkëshortja Mackenzie Scott duket se e largoi Jeff-in nga biskotat dhe iguana, dhe e mësoi të shkonte në supermarketin organik Whole Foods dhe të hante avokado dhe pinte smoothie. Pas divorcit të tyre prej shumë miliardë dollarësh, megjithatë, duket se themeluesi i Amazon dhe ish-CEO ka rizbuluar dashurinë për ëmbëlsirat teksa ka instaluar një aparat akulloreje në shtëpinë në LA.

Themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg dikur ishte i njohur për sfidat ekstreme që i vendoste vetes çdo Vit të Ri. Në vitin 2011, Zuckerberg vendosi të hante mish vetëm nga kafshët që kishte vrarë me dorën e tij, ose do të bëhej vegjetarian. Ai ftoi CEO-n e Twitter, Jack Dorsey për darkë, i cili tha se Zuckerberg i serviri mish dhie të ftohtë që e kishte vrarë me armë lazer dhe më pas me një thikë.

“Ne shkuam në dhomën e ngrënies dhe ai serviri dhinë. Ishte e ftohtë. Nuk kam për ta harruar. E pyeta nëse i pëlqente dhe ai më tha që po. Unë thjesht hëngra sallatën time“, tha Dorsey.

Këtë vit, Zuckerberg pranoi në Facebook se ishte aq i zënë sa shpesh harronte të hante “A jeni emocionuar ndonjëherë aq shumë duke punuar për diçka saqë harroni të hani ushqim? Unë mendoj se kam humbur 10 kilogramë muajin e fundit nga kjo gjë“, tha ai në një postim.

Kurse Elon Musk tha  se ai “gllabëron” shumicën e vakteve në pesë minuta dhe pranoi në një libër të vitit 2015 se nëse do të kishte një mënyrë që mos të hante për të punuar më shumë, do të kishte zgjedhur të mos hante. Shpesh ai  nuk ha mëngjes dhe mjaftohet me një çokollatë “Mars”. Duket se ndërsa vitet për Musk kalojnë, në një episod të Joe Rogan, CEO i SpaceX tha se tani preferonte të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër dhe se po të ishte për të do preferonte të mos bënte fare aktivitet fizik.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kuriozitete kuriozitete dieta e jeff bezos elon musk dhe zuckerberg dieta e jeff bezos elon musk dhe zuckerberg


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje