LIVE UPDATES
Bota

“Tym” i bardhë në Uashington, Hoti: S’ka diskutim për shkëmbim territoresh. Vuçiç: Amerika na dëgjoi, u hoq pika ku

3 Shtator 2020, 11:04 Nga DOSJA
“Tym” i bardhë në Uashington, Hoti: S’ka diskutim

SHBA– Takimi pesë orësh me dy raunde në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar për t’u rikthyer sërish ditën e nesërme, ku pritet të jetë prezent edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa sot, e pranishme ishte edhe Ivanka

Menjëherë pas përfundimit të raudnit të dytë të takimit, i pari që foli ishte Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien. Ky i fundit tha se në takim u diskutuan çështje dhe tema ekonomike si dhe konfirmoi se ka përparim mes liderëve në lidhje me këto çështje. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti foli prerë kur tha se në lidhje me shkëmbimin e territorëve nuk do të hapet kurrë një diskutim, ndërsa shtoi se nuk tërhiqet nga fakti se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai tha se nesër, publiku do të njihet me marrëveshjen e arrirë, ashtu siç edhe është rënë dakort.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot. Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar,”- tha Hoti.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se pika që do të diskutohej për njohjen e Kosovës, është hequr nga dokumenti.  Duke folur për gazetarët e pranishëm, raportojnë mediat serbe, Vuçiç  tha se dokumenti i parë i paraqitur në takimin në Shtëpinë e Bardhë mbante titullin “Normalizimi Ekonomik” dhe s’kishte lidhje me njohjen e Kosovës.

Ndërkohë i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka përgënjeshtruar minsitrin serb të Financave, Siniša Mali pasi deklaroi se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë një letër në të cilën thuhet se do të njoh Kosovën ditën e sotme. Kjo deklaratë erdhi vetëm pak pasi delegacioni kosovar dhe ai serb arritën në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti dhe Vuçiç, u pritën sot nga Grenell që është edhe ndëmjetësuesi i dialogut. Takimi do të rizhvillohet edhe ditën e nesërme, ku ndërmjetës i takimit do të jetë edhe Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Përveç tyre, nesër në tavolinë, do të jetë dhe vetë Trump.

Takimi ishte planifikuar për në 2 Shtator dhe më pas u shty për dy ditë. Axhenda për takimin që do të zhvillohet ditën e nsërme nuk është zbuluar, por të gjitha palët kanë konfirmuar se ato do të përfshijnë çështje të bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

(A.K;F.G;a.c;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti siniša mali takimi kosove serbi 4 shtator aleksander vucic avdullah hoti siniša mali takimi kosove serbi 4 shtator

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime