LIVE UPDATES
Ekonomi

Detyrimet e prapambetura rriten brenda një muaji me 10 mln euro

30 Mars 2021, 05:27 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Rritja e detyrimeve të prapambetura (faturat e pashlyera në kohë nga thesari për mallra dhe shërbime) ka hyrë në një trajektore të qëndrueshme rritjeje. Të dhënat zyrtare mujore nga Ministria e Financave referojnë se në muajin janar të këtij viti stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 15,3 miliardë lekë me një rritje mbi 1,3 miliardë lekë (10,7 milionë euro) brenda muajit. Të dhënat tregojnë se stoku i detyrimeve u rrit për të katërtin muaj radhazi, që nga shtatori i vitit 2020, ku treguesi shënoi 11,3 miliardë lekë.

Rritja e borxhit të fshehur u udhëhoq nga detyrimet ndaj investimeve në infrastrukturën publike. Në fund të janarit stoku arriti në 5,8 miliardë lekë me një zgjerim prej 15 % në raport me muajin dhjetor. Detyrimet ndaj infrastrukturës zunë 38 për qind të stokut, ndërsa fatura të tjera të pakategorizuara zunë 62 për qind të stokut me një vlerë prej 9.3 miliardë lekësh me një zgjerim 6% në raport me muajin dhjetor të vitit 2020.

Ministria e Financave nuk ka përfshirë të gjitha kategoritë e detyrimeve të fshehura, pasi në tabelat fiskale ka lënë të përjashtuara borxhin e akumuluar nga pushteti vendor, gjykatat e Arbitrazhit etj të cilat e dyfishojnë faturën.

Borxhi i fshehur përbën kërcënim potencial për stabilitetin e fiskal të vendit pasi shifra e vërtetë është më e lartë se deklarimet zyrtare të Ministrisë së Financave. Fondi Monetar Ndërkombëtar përllogariti se, në vitin 2019 detyrimet e prapambetura ishin rreth 200 milionë euro. Ndërsa, Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit që i ka bërë zbatimit të buxhetit të vitit 2019 ka gjetur se detyrimet e prapambetura të pakontabilizuara në llogaritë e borxhit publik arritën në 72.3 miliardë lekë ose gati 600 milionë euro.

Sipas KLSH në shumën prej 72.3 miliardë lekësh të akumuluar deri në fund të vitit 2019, pjesën më të madhe të detyrimeve e zënë ato për projektet e investimeve, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera me vlerë 24.4 miliardë lekë ose 198 milionë euro. KLSH thotë se qeveria i ka nën- raportuar me së paku 7 miliardë lekë këto detyrime. Pasi janë gjetur një duzine faturash nga tatimet, doganat, AKSHI, Fondi i Zhvillimit dhe bashkitë që nuk është raportuar dhe mbi 19 miliardë lekë të cilat KLSH i ka përllogaritur duke marrë në konsideratë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe Arbitrazhit.

Kontrolli i Lartë i shtetit e ka lajmëruar Kuvendin e Shqipërisë në një raport të posaçëm se detyrimet e prapambetura të qeverisë janë shumë më të larta se raportohen. KLSH lajmëroi deputetet në Kuvend se Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka humbur kontrollin mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit. B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi detyrimet e prapambetura detyrimet e prapambetura

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Mars 2021, 14:01

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe k...

Ekonomi 27 Mars 2021, 06:25

Marketingu në pandemi dhe trendi i giveaway

Industria e marketingut iu përshtat dinamikës së pandemisë në vitin 2020 e në vazhdim. Një nga trendet më popullore është “dhurimi” apo “lojërat shpërblyese”(gi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet