LIVE UPDATES
Ekonomi

88.6 mijë të dypunësuarve u “ulen” pagat; Duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave dhe të paguajnë tatimin shtesë

30 Mars 2021, 05:10 Nga DOSJA
88.6 mijë të dypunësuarve u “ulen” pagat; Duhet

SHQIPËRI– Të gjithë të punësuarit, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, pavarësisht shumës që janë paguar në secilën prej tyre, do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021. Kjo do të sjellë automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi do të përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Deklarimin, deri tani e bënin të punësuarit dhe dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, por nga viti 2021 këtë do të duhet ta bëjnë dhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve, sipas ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet numri i dy ose më shumë punësuarve (të paktën për një muaj pra jo domosdoshmerisht i dypunësuar për 12 periudha të vitit), marrë nga listëpagesat e deklaruara gjatë vitit 2020 është 88,590 individë. Nga këta 2,634 individë kanë pasur pagën bruto gjatë 2020-s mbi 2 milionë lekë.

Ligji ka hyrë në fuqi në janar 2020 dhe deklarimi për pagat e 2020-s do të duhet të bëhet deri në fund të prillit 2021, kur individët do të duhet më pas të derdhin në bankë tatimin shtesë.

Sipas ndryshimeve ligjore dhe udhëzimit që e shoqëron atë, individët rezidentë ose jorezidenë, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, kjo formë e tatimit shmang evazionin dhe sjell një vlerësim më të drejtë për ata persona që marrin të njëjtën shumë parash, por njëri individ e merr në një vend pune dhe tjetri në dy apo më shumë.

Të dypunësuarit, që kanë punuar një vit të plotë do të paguajnë të paktën edhe 34 mijë lekë shtesë në vit

Automatikisht, tatimi i të dypunësuarve, që filloi të zbatohet për të ardhurat e 2020-s, ul pagën reale të tyre, sidomos kjo më e ndjeshme për kategoritë që marrin paga minimale dhe për të siguruar jetesën janë angazhuar në dy apo më shumë punë (fason, pastrim, etj). Kjo do të bëjë që individi i dypunësuar, i cili ka pasur p.sh., dy paga minimale nga 26 mijë lekë secila, të paguajë minimumi edhe 13% të diferencës prej 22 mijë lekë (52 mijë lekë-30 mijë lekë), prej 2,860 lekë në muaj, ose 34320 lekë në vit (280 euro). Kjo është shuma minimale, pasi sa më e lartë paga, aq më shumë do të paguhet tatim shtesë mbi të ardhurat.

Të dypunësuarit duhet të mendojnë ndërkohë dhe për tatimin e 2021-shit (që do ta paguajnë deri në prill 2022), që do të jetë më i lartë për shkak se paga minimale nga 1 janari 2021 është rritur në 30 mijë lekë. Kjo do të bëjë që shuma minimale e tatimit e cila do të paguhet deri në prill 2022 të jetë 3,900 lekë në muaj, ose 46,800 lekë në vit, apo 400 euro më shumë çdo vit. Nga 1 janari 2022, qeveria ka deklaruar se kufiri i pataksueshëm do të rritet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, ndërsa tatim prej 23% do të paguhet për pagat mbi 250 mijë lekë, nga 150 mijë që është sot.

Të dhënat lidhur me pagat do të dalin të para-plotësuara

Deri në janar të vitit 2020, kategoria e tatimpaguesve të cilët deklaronin të ardhurat e tyre nga dypunësimi, si dhe të ardhura të tjera (DIVA) ishte e atyre individëve që kishin të ardhura deri në 2 milionë lekë në vit. Sipas tatimeve, në 2020-n bënë deklarimin për të ardhurat 12.3 mijë individë që në 2019-n kishin të ardhura më të larta sesa 2 milionë lekë.

Sipas Tatimeve, tashmë janë të detyruar që të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale përfshirë edhe ata që kanë të ardhura nën 2 milionë lekë. Të gjithë këta duhet të plotësojnë DIVA-n, të bashkojnë të ardhurat bruto nga punësimi dhe shpërblimet e marra, të rillogarisin tatimin për të ardhurat personale sipas tabelës së tatimeve me përqindjet e caktuara.

Tatimet bëjnë të ditur se të dhënat lidhur me pagat do të dalin të para-plotësuara, ashtu siç u veprua edhe vitin e kaluar. Aplikimi bëhet online: https://www.tatime.gov.al/c/7/153/per-individe

Individët që e kanë deklarimin për herë të parë duhet të regjistrohen në eFiling https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/UserManagement/Registration

Pas regjistrimit, individi duhet të klikojë te ‘deklaratat’ dhe të zgjedhë ‘tatimin mbi të ardhurat personale’. Në momentin që klikon ‘krijo deklaratë të re’, dalin të dhënat e paraplotësuara për pagën dhe tatimet e paguara dhe diferencës që është detyrimi dhe individi duhet të plotësojë vetëm të dhënat personale. Shuma e detyruar për t’u paguar del në kutinë (35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR.

Pagesat mund të bëhen dhe me këste

Tatimet bëjnë të ditur se individët nëse nuk kanë mundësi për të paguar të gjithë shumën njëherësh, kanë dhe alternativën e pagimit me këste. “Parimisht, bazuar në nenin 77, të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagese me këste. Në të njëjtën kohë tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethana financiare, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen”./ O.Liperi

Marrë nga Monitor.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi taksat per te dypunesuarit te dypunesuarit taksat per te dypunesuarit te dypunesuarit

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Mars 2021, 14:01

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe k...

Ekonomi 27 Mars 2021, 06:25

Marketingu në pandemi dhe trendi i giveaway

Industria e marketingut iu përshtat dinamikës së pandemisë në vitin 2020 e në vazhdim. Një nga trendet më popullore është “dhurimi” apo “lojërat shpërblyese”(gi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet