Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet që po vijojnë për zbardhjen e ekzekutimit të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se prokuroria ka kërkuar që të ‘zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.
Kontaktet, mesazhet dhe telefonatat e kryera, pritet që të zbardhin më tepër detaje ndërkohë që mësohet se Besmir Haxhia, njëri nga vitkimat ka komunikuar me mesazheve, me persona të botës së krimit, të cilët veprojnë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm. Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha foli për një mesazh që mund të zbardhte vrasjen e vëllezërve Haxhia, ose të paktënn, motivin.
Gjithashtu, Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar. Pikërisht, mjeti në të cili ishte ngarkuar droga, dyshohet se është modifikuar në beiznesin e makinave të dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia.
Kamioni ishte nisur nga Durrësi dhe kishte mbërritur në Bari më 9 prill.me linjën e tragetit M/N Marina. Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë baraz me 12.1 kg kokainë e 8.8 kg heroinëe. Kokaina ishte konfeksionuar në 11 pako e heroina në 8 pako. Si pasojë e këtij operacioni u vu në pranga shoferi 47-vjeçar shqiptar, i cili para autoriteteve kur ishte ndaluar, kishte deklaruar se po tranportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Gjithsesi mbetet ende për t’u zbardhur detaje që i lidhin viktimat Haxhia me këtë operacion.
Familjarët e vëllezërve Haxhia, që u ekzekutuan në atentin e para dy ditëve në Durrës, janë shprehur se djemtë ‘kishin punët e tyre’. Në një prononcim për gazetaren e Balkanweb, Klodiana Haxhiajn, familjarët janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni nëse Besmiri dhe Viktor Haxhia janë kërcënuar apo kanë pasur mosmarrëveshje me njeri. “Nuk dimë nëse djemtë ishin të përfshirë në ndonjë konflikt apo janë kërcënuar. Ata kishin punët e tyre, merreshin me biznes,”- mësohet të kenë thënë ata pas dëshmisë në polici.
I ati është shprehur se djemtë e tij kanë ndërtuar çdo gjë me kredi dhe u ka kërkuar mediave që të mos i shqetësojnë. Ndërsa daja, Nikollë Preçi, është shprehur se ata ishin një familje e varfër që jetonin me të ardhura nga punët e tyre të pastra. Një detaj që e bën akoma më të dhimbshme ngjarjen është edhe fakti që Viktori kishte ndarë ditën e fejesës, në muajin qershor.
Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.
Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.
Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Telefoni inteligjent në xhepin tuaj mund t’ju njoftojë së shpejti nëse keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19. Ndërsa komunitetet në mbarë botën po shqyrtoj...
Shqipëri- Departameti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën e shpalljes së fituesve të lotarisë amerikane. Mësohet se lista e fituesve të lotarisë amerikane do të...
SKRAPAR– Dosja.al ka sjellë detaje të reja mbi aksionin e zhvilluar një natë më parë nga Policia e Shtetit dhe forcat RENEA, aksion të cilin e raportoi e para. ...
Divjakë- Gjatë mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë në Divjakë, pasi nga përplasja e një motorçiklete me një automjet tip Volswagen ka humbur jetën n...
SKRAPAR– Dosja.al ka zbardhur detaje nga aksioni që ngriti një natë më parë në këmbë Policinë e Beratit dhe forcat RENEA,në Çorovodë, pasi dy vëllezër te...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Fax web kanë si lajm të parë ngjarjen n...
Tiranë- Grupi i punës për të testuar personat e rinj të dyshuar është gati. Top Story po i shoqëron në një vatër që gjendet në lagjen Don Bosko.Në këtë luftë me...
Skrapar- Hekuran dhe Hysen Met’hoxha janë dy vëllezërit me probleme mendore, të cilët një ditë më parë terrorizuan qytetin e Skraparit, pasi qëllonin me armë në...
Tiranë- Shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi mbërmjen e djeshem në emisionin “Real Story” në News 24, se “bishti” ...