LIVE UPDATES
Aktualitet

Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

29 Prill 2020, 07:21 Nga DOSJA
Apple, Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit

Telefoni inteligjent në xhepin tuaj mund t’ju njoftojë së shpejti nëse keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19. Ndërsa komunitetet në mbarë botën po shqyrtojnë hapat e parë drejt rihapjes, ekziston frika se kur njerëzit të fillojnë të lëvizin, virusi do të përhapet. Por COVID-19 paraqet sfida unike për të ndalur përhapjen e tij. Disa që janë të infektuar nuk kanë pasur kurrë simptoma; ata që sëmuren mund të përhapin sëmundjen për një ose dy ditë para se të kenë kollë ose të dridhura të trupit, disa nga simptomat e zakonshme të COVID-19.

Kompanitë Apple, Google dhe të tjerë janë duke punuar për një plan për të përdorur telefonat inteligjentë për të informuar ata që janë shkëmbyer me një person të infektuar. Ata e quajnë “njoftim për ekspozimin“.

Një mjet dixhital për autoritetet e shëndetësisë

Muajin tjetër, Apple, prodhuesi i celularëve iPhone, si dhe Google, sistemi operativ Android i të cilit gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë të botës, do të bëjnë të disponueshëm programe që do t’i lejojnë pajisjet të shkëmbejnë informacione përmes valëve Bluetooth. Autoritetet e shëndetit publik dhe partnerët e tyre do të ndërtojnë aplikacione që ata do t’i përdorin për të njoftuar njerëzit nëse janë ekspozuar ndaj dikujt që ka rezultuar pozitiv për virusin.

Por a do të funksionojë kjo? Ekzistojnë shumë pengesa përpara. Do të duhet ta shkarkojnë aplikacionin një numër i madh njerëzish që ai të arrijë të funksionojë siç duhet, ndërkohë që shumë njerëz mund të dëshirojnë të sigurohen që privatësia e tyre nuk do të komprometohet, se të dhënat e tyre nuk do të vidhen. Dhe ka edhe shumë sfida teknike, si për shembull, nëse aplikacioni zvogëlon aftësinë e funksionimit të telefonit.

Kjo është e komplikuar sepse është teknologji spekulative e paprovuar“, tha Harper Reed, një sipërmarrës dhe ish-zyrtari kryesor i teknologjisë për fushatën e ish-Presidentit Obama. “Nëse nuk funksionon, mund t’i vëmë njerëzit në rrezik. Por nëse funksionon, një njoftim i hershëm i ekspozimit mund të ndihmojë në mënyrë dramatike komunitetet tona ta kufizojnë dhe ti mbijetojnë COVID-19“.

Ku mbahen të dhënat?

Në mbarë botën, ka një debat mbi teknologjinë dhe politikën. A duhet që autoritetet qeveritare të shëndetësisë të mbledhin të dhëna apo të dhënat duhet të mbeten në telefonat inteligjentë? Apple, Google dhe disa grupe në Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se të dhënat duhet të qëndrojnë në telefon – për të mbrojtur privatësinë e njerëzve, por edhe për t’i bërë më pak objektiv sulmi për hakerat të dhënat e tyre. Disa qeveri janë duke punuar në aplikacione që përdorin të dhënat e sistemit global të pozicionimit (GPS). Teknologjia e kompanive Apple dhe Google nuk shfrytëzon sistemin GPS.

Nëse aplikacioni është privat dhe i sigurt, njerëzit ka më shumë të ngjarë ta përdorin atë, tha Henry de Valence me TCN Coalition, një koalicion i zhvilluesve të aplikacioneve dhe të tjerë që punojnë me teknologjinë dhe politikat që janë në themel të njoftimit të ekspozimit.

Njerëzit duan të jenë në gjendje të ndihmojnë dhe të frenojnë përhapjen e sëmundjes,” tha ai. “Dhe kështu, nëse u jepni atyre një mundësi që nuk përbën asnjë rrezik për ta, por i lejon ata të ndihmojnë veten dhe të tjerët, njerëzit thjesht do të bëjnë një gjë të tillë, pa u dashur t’iu kërkohet.”

Ka ende shumë të panjohura rreth asaj se si do të funksionojë një aplikacion i njoftimit të ekspozimit dhe nëse do të shohë adoptim të gjerë. Por ka shpresë se teknologjia mund të luajë një rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apple google koronavirusi ne bote apple google koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Prill 2020, 06:59

Skapar- Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale